‘Innel-ledhine jeshterune bi’ahdi Ellahi we ‘ejmanihim themenæn kalilæn ‘ula’ike la halaka lehum fil-’ahireti we la jukellimuhumu Ellahu we la jendhuru ‘ilejhim jewmel-kijameti we la juzekkihim we lehum ‘adhabun ‘elimun
Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.
We ‘inne minhum leferikæn jelwune ‘elsinetehum bil-kitabi litehsebuhu minel-kitabi we ma huwe minel-kitabi we jekulune huwe min ‘indi Ellahi we ma huwe min ‘indi Ellahi we jekulune ‘ala Ellahil-kedhibe we hum ja’lemune
Në të vërtetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për ta deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga libri (i vërtetë), madje thonë: "Kjo është nga All-llahu"! Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun.
Ma kane libesherin ‘en ju’utijehu Ellahul-kitabe wel-hukme we en-nubuwete thumme jekule lilnnasi kunu ‘ibadæn li min duni Ellahi we lekin kunu rebbanijine bima kuntum tu’allimunel-kitabe we bima kuntum tedrusune
S'është e drejtë as nuk i takoi asnjë njeriu që t'i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun, e pastaj ai t'u thotë njerëzve: "Bëhuni robë të mi (adhuromëni mua) e jo të All-llahut"! Por (ju thotë): "Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase u keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studiuar atë".
We la je’murekum ‘en tettehidhul-mela’ikete we en-nebijine ‘erbabæn ‘eje’murukum bil-kufri ba’de ‘idh ‘entum muslimune
Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që t'i adhuroni engjëjt, as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëroi ai juve mosbesimin pasi që ju jeni muslimanë?*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete Allahu na tregon për disa vese të posaçme të një pjese të jehudive, si në pikëpamje të tradhtisë së tyre në lëmin e pasurisë, ashtu edhe në lëmin e fesë. Duke konsideruar veten si popull të privilegjuar, pasurinë e të tjerëve, e posaçërisht të atyre që nuk kishin pasur më parë libër, siç ishin arabët e konsideronin të tyre, dhe nuk e ndienin veten të obliguar t’ua kthenin atyre që ua kishin marrë si amanet. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Po gënjejnë këta armiq të Allahut, s’ka asgjë nga koha e injorancës, që nuk është nën këto dy këmbët e mia, me përjashtim të amanetit, ai duhet kthyer të zotit, i mirë qoftë ai (i zoti) ose i keq!" Me këtë kuptohet, se amaneti nuk ka pasur ndryshim. Për sa i përket tradhtisë së tyre në fe, ata kur lexonin Tevratin, përdredhnin gjuhët e tyre duke thënë fjalë të tjera, që ishin kundër Fesë Islame, e thonin se janë thënie të librit të shenjtë. Pra shpifnin edhe kundër Zotit. Arabët idhujtarë adhuronin edhe engjëjt, jehuditë adhuronin Uzejrin, e disa të krishterë Isain. Këtë rrugë të gabuar Kurani e sqaroi duke iu thënë, se asnjë pejgamber nuk ka kërkuar nga populli, e as që ka lejuar të adhurohet ai në vend të Zotit. Prandaj, përulja, sexhdeja nuk është e lejuar ndaj askujt tjetër përveç ndaj Zotit.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.