3. Ali Imran · Ajeti 80

سورة آل عمران
Përkthimi Sherif Ahmeti
80

وَلَا يَأۡمُرَكُمۡ أَن تَتَّخِذُواْ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ وَٱلنَّبِيِّـۧنَ أَرۡبَابًاۚ أَيَأۡمُرُكُم بِٱلۡكُفۡرِ بَعۡدَ إِذۡ أَنتُم مُّسۡلِمُونَ

Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që t'i adhuroni engjëjt, as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëroi ai juve mosbesimin pasi që ju jeni muslimanë?*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete Allahu na tregon për disa vese të posaçme të një pjese të jehudive, si në pikëpamje të tradhtisë së tyre në lëmin e pasurisë, ashtu edhe në lëmin e fesë. Duke konsideruar veten si popull të privilegjuar, pasurinë e të tjerëve, e posaçërisht të atyre që nuk kishin pasur më parë libër, siç ishin arabët e konsideronin të tyre, dhe nuk e ndienin veten të obliguar t’ua kthenin atyre që ua kishin marrë si amanet. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Po gënjejnë këta armiq të Allahut, s’ka asgjë nga koha e injorancës, që nuk është nën këto dy këmbët e mia, me përjashtim të amanetit, ai duhet kthyer të zotit, i mirë qoftë ai (i zoti) ose i keq!" Me këtë kuptohet, se amaneti nuk ka pasur ndryshim. Për sa i përket tradhtisë së tyre në fe, ata kur lexonin Tevratin, përdredhnin gjuhët e tyre duke thënë fjalë të tjera, që ishin kundër Fesë Islame, e thonin se janë thënie të librit të shenjtë. Pra shpifnin edhe kundër Zotit. Arabët idhujtarë adhuronin edhe engjëjt, jehuditë adhuronin Uzejrin, e disa të krishterë Isain. Këtë rrugë të gabuar Kurani e sqaroi duke iu thënë, se asnjë pejgamber nuk ka kërkuar nga populli, e as që ka lejuar të adhurohet ai në vend të Zotit. Prandaj, përulja, sexhdeja nuk është e lejuar ndaj askujt tjetër përveç ndaj Zotit.