إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَمَاتُواْ وَهُمۡ كُفَّارٞ فَلَن يُقۡبَلَ مِنۡ أَحَدِهِم مِّلۡءُ ٱلۡأَرۡضِ ذَهَبٗا وَلَوِ ٱفۡتَدَىٰ بِهِۦٓۗ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ
Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t'i pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu vërtetoi se ka marrë zotimin prej të gjithë pejgamberëve, se do t’i besonin Muhamedit a.s. sikur ta arrinin me jetë, se do të jenë ithtarë dhe ndihmëtarë të tij. Derisa prej pejgamberëve është marrë zotimi që ta besojnë dhe ta lajmërojnë ardhjen e tij, edhe ithtarët e tyre Ithtarët e Librit janë të obliguar ta besojnë, e jo ta përgënjeshtrojnë. Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar, ose për ta ndërruar ndonjë pjesë të librit të shenjtë ishin të kota. Besimi ndaj të gjithë pejgamberëve është kusht për të qenë besim i drejtë, i vërtetë dhe i pranishëm te Zoti. Tek Allahu nuk është i pranishëm asnjë besim tjetër përveç këtij Islam, sepse Ai nuk shpalli fe tjetër. Të gjithë pejgamberët patën po këtë besim. Ky është besim edhe i çdo qenie a sendi në botë. Pendimi dhe përmirësimi i gjendjes në të mirë është i pranuar te Zoti xh. sh.. haxhit le ta dijë se) Allahu është i Pavarur dhe nuk është i nevojshëm për (ibadetin që bëjnë) njerëzit.40