30. Rum · ajete 11–16

سورة الروم
11

ٱللَّهُ يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ ثُمَّ إِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

Ellahu jebde’ul-halka thumme ju’iduhu thumme ‘ilejhi turxha’une

All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund tek Ai do të ktheheni.

12

وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يُبۡلِسُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ

We jewme tekumu es-sa’atu jublisul-muxhrimune

E ditën kur të ndodhë kijameti, kriminelët heshtin.

13

وَلَمۡ يَكُن لَّهُم مِّن شُرَكَآئِهِمۡ شُفَعَٰٓؤُاْ وَكَانُواْ بِشُرَكَآئِهِمۡ كَٰفِرِينَ

We lem jekun lehum min shureka’ihim shufa’a’u we kanu bishureka’ihim kafirine

Ata nuk do të kenë ndërmjetësues (ndihmëtarë) prej shokëve (zotave) të tyre, e me shokët (zotat) e tyre ata ishin jobesimtarë.

14

وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يَوۡمَئِذٖ يَتَفَرَّقُونَ

We jewme tekumu es-sa’atu jewme’idhin jeteferrekune

Dhe ditën kur të ndodhë kijameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit).

15

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَهُمۡ فِي رَوۡضَةٖ يُحۡبَرُونَ

Fe’emmal-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati fehum fi rewdetin juhberune

E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në një kopsht (të xhennetit).

16

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَلِقَآيِٕ ٱلۡأٓخِرَةِ فَأُوْلَٰٓئِكَ فِي ٱلۡعَذَابِ مُحۡضَرُونَ

We ‘emmal-ledhine keferu we kedhdhebu bi’ajatina we lika’il-’ahireti fe’ula’ike fil-’adhabi muhderune

E për sa u përket atyre që nuk besuan, dhe i bënë të rreme argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë mundime (azab) të vazhdueshme.