30. Rum · Ajeti 19

سورة الروم
Përkthimi Sherif Ahmeti
19

يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَيُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتَ مِنَ ٱلۡحَيِّ وَيُحۡيِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَاۚ وَكَذَٰلِكَ تُخۡرَجُونَ

Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Për shkronjat me të cilat po fillojnë disa sure thuhet, se janë fshehtësi e pazbuluar; se janë betime të Allahut etj. “Rrum” quhej një fis sipas emrit të një stërgjyshi të tyre, e mendohet se ai ishte Rrum bin Is-hak, bin Ibrahim, përndryshe vëlla binjak me Jakubin, prej të cilit rrjedhin të gjithë pejgamberët Beni Israilë. Rumët quhen edhe beni “Esfer”, i takonin fesë greke, që atëherë adhuronin yjet, deri nja treqind e sa vjet pas ardhjes së Isait, kur i pari prej rumëve pranon fenë e krishterimit, Kostantini dhe nëna e tij Kerjeme Hejlanije. Sunduesit që sundonin Shamin dhe pjesën nga Iraku quheshin “Kajser”. Në një luftë që zhvillohet ndërmjet bizantinëve dhe persianëve në afërsi të tokës arabe,