← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

30. Rum · Ajeti 28 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 30:20–30:32

Nga faktet që dokumentojnë për fuqinë e përsosur dhe për madhërinë e pakufishme të Zotit i janë: krijimi i njeriut të parë prej dheut, e pastaj përmes proceseve të zhvillimit: krijimi i njerëzve i që veprojnë në lëmenjë të ndryshëm të jetës së tyre, që janë të dalluar nga dituria, bukuria, pasuria fatbardhësia etj: krijimi i gjinisë tjetër prej llojit të njeriut: krijimi i qiejve e i tokës, i njerëzve të gjuhëve të ndryshme dhe të racave të ndryshme, i natës për gjumë e i ditës për punë, i vetëtimës I që të mbjellë frikën e rrufesë dhe shpresë për shi, i stabilizimit të qiejve e tokës, e edhe i ringjalljes i pas vdekjes. Pas të gjitha këtyre fakteve, të cilat argumentojnë sundimin e Zotit ndaj çdo sendi, idhujtarët nuk qenë në gjendje ta kuptojnë ringjalljen, edhe pse në sy të njeriut duket më e vështirë i shpikja e parë se sa përsëritja, por për Zotin nuk ka kurrfarë vështirësie. Njerëzit vetë nuk do të pranonin që robi të jetë i barabartë me zotëriun, e si u merr mendja që krijesat, çfarëdo qofshin, t'i konsiderojnë për zota dhe t'ia barazojnë Zotit" i Duhet lënë manash bestytnitë e injorantëve, e duhet përqëndruar fuqishëm në fenë e Allahut, i i e cila është natyrë e lindur për çdo njeri, pra feja islame është natyrë e njeriut, e derisa të gjithë njerëzit janë të krijuar të një natyre, atëherë është fe për të gjithë dhe, sikur njeriu të mos nxitej nga dikush për ndonjë rrugë tjetër, ai vetvetiu do ta përqafonte fenë e vet në të cilën është i lindur, i prirur, fenë islame.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 30:28–30:29

Ky është një shembull, që Allahu i Madhëruar ua sjell idhujtarëve, të cilët i shoqërojnë Atij ortakë e të barabartë, edhe pse ata e dinë mirë dhe e pohojnë me gojën e tyre se idhujt që ata i adhurojnë dhe ku shpresojnë janë robër e krijesa, janë pronë e Allahut, si çdo krijesë tjetër. Në dy Sahih-ët shënohet: “Kur idhujtarët bënin telbije për fillimin e haxhit, thoshin: “ Lebbejke lâ sherike leke, il -lâ sheriken hue lek, temlikuhû ue mâ melek (Të përgjigjemi Ty, o Zot! Ti nuk ke ortak, përveç ortakut që e ke zgjedhur për Veten Tënde! Ai dhe ajo që ai zotëron janë prona Jote.” - “Ai (Allahu) ju jep një shembull nga vetë ju.” - Ju jep një shembull, që vetë ju e dëshmoni në veten tuaj. - “Mos vallë, ju i konsideroni ortakë në pasurinë që Ne jua kemi dhënë juve ata që keni në zotërimin (skllevërit) tuaj?” - A

do të dëshironit ju, që skllavi juaj të jetë ortak me të drejta të barabarta në pasurinë tuaj? - “A i keni frikë ata (robërit) ashtu siç keni frikë nga njëri -tjetri?” - A frikëso - heni prej tyre që të kenë pjesë në pasurinë tuaj? Kuptimi: Ju nuk e dëshironi kurrsesi që të keni ortakë në pasuritë tuaja, atëherë si pretendoni diçka të tillë për Zotin? Si pretendoni se Ai ka ortak e partner në pushtetin e Tij dhe në meritën e adhurimit?! Si trilloni se ka të tjerë zota të barabartë me Të? Kështu, ju pohoni për Zotin diçka që e urreni dhe nuk e pranoni për veten tuaj. Ky trillim, që ata nuk e pranojnë as për veten e tyre, nuk është i vetmi. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia veshin Allahut (si fëmijë) ...” [Nahl 62]. Ky është një rast tjetër kur idhujtarët trillojnë padrejtësisht për Zotin gjëra që për veten e vet kurrsesi nuk do t’i pranonin. I Lartësuari thotë: “Ata shpifin se Allahu ka (si fëmijë) vajzat - I pastër qoftë Ai nga përshkrimet e tyre! - ndërsa për veten e tyre zgjedhin çfarë ua ka ënda (djemtë). Kur ndonjëri prej tyre përgëzohet se i ka lindur vajzë, fytyra i nxihet dhe ai mbushet plot dëshpërim. Fshihet prej njerëzve për shkak të së keqes që ja njoftuan. A ta mbajë atë, ashtu i turpëruar, apo ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe? Sa i keq është gjykimi i tyre!” [Nahl 58, 59]. Të tilla trillime e pohime të pabaza janë shprehje e shëmtuar e kufrit, që ka zënë vend në zemrat e tyre. - “Kështu u sqarojmë Ne faktet njerëzve që mendojnë. ” - Nëpërmjet të tillë shembujsh, që njerëzit i përjetojnë dhe kuptojnë lehtësisht, ua sqaron i Madhëruari faktet njerëzve që kanë logjikë dhe aftësinë të mendojnë e të kuptojnë. - “Por ata që e ngarkuan veten me padrejtësi, u shkuan pas epsheve të tyre pa kurrfarë diturie. ” - Ata që adhurojnë idhuj e i bëjnë Zotit ortakë, e bëjnë diçka të tillë thjesht të shtyrë nga dëshirat e tyre pa fre, pa asnjë dituri e fakt nga Zoti. Kështu, ata i bëjnë padrejtësi vetvetes. - “E kush mund ta sjellë në rrugë të drejtë atë që Allahu e ka lënë të humbur?” - Askush nuk mund ta sjellë në udhë atë që Zoti e ka gjykuar për të mbetur në humbje. - “Për ata nuk do të ketë asnjë ndihmëtar.” - Askush nuk mund t’i shpëtojë e t’i mbrojë ata kundrejt pushtetit të Allahut, sepse ajo që Allahu dëshiron të jetë e të përmbushet, ajo do të jetë, ndërsa ajo që Allahu nuk ka dëshiruar të jetë, ajo kurrsesi nuk mund të jetë.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 30:26–30:28

- Pronë e Tij është gjithçka që ndodhet në qiej e në Tokë dhe vetëm Atij i janë nënshtruar të gjithë. Është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe kjo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të. - Rikrijimi e risjellja në jetë e krijesave pas vdekjes është më e lehtë për Të, sesa fillimi i krijimit. Duhet thënë se kjo vlen sipas logjikës dhe arsyetimit tonë, sepse për Allahun çdo gjë është e lehtë. Atëherë, sipas logjikës sonë, nëse Ai është i Plotfuqishëm që të fillojë krijimin nga hiçi, dhe kjo është diçka që e pranojmë dhe e pohojmë, rikthimi i këtyre krijesave në jetë pas vdekjes së tyre është më i thjeshtë dhe më i pranueshëm logjikisht. Në ajetet e mësipërme, Ai përmendi shenja madhështore, nëpërmjet të cilave mund të nxjerrin mësime ata që dinë të marin mësim, mund të marrin këshillë besimtarët dhe të shohin e të ndriçohen të udhëzuarit. Në vijim, Ai përmend një çështje shumë të rëndësishme dhe madhështore, në të cilën kërkohet që të meditojmë thellë dhe të pohojmë me bindje e forcë: - Atij i takon përshkrimi më i lartë në qiej e në Tokë... - Allahut i takon përshkrimi me cilësitë më të larta, të plota dhe absolute. Nga çdo cilësi e plotë dhe e bukur, Atij i takon më e plota dhe absolutja. Atij i takon dashuria e plotë, pendimi i sinqertë e kthimi me përunjësi nënshtrim e bindje nga adhuruesit e Tij të dashur, besimtarët e sinqertë. Vetëm Ai meriton ta lavdërojnë, ta përlëvdojnë, ta kujtojnë dhe adhurojnë robërit e Tij. Ky është kuptimi i "shembullit dhe përshkrimit më të lartë" të përmendur në ajet. Prandaj dhe dijetarët, kur flasin për cilësitë e Allahut, thonë: për çdo cilësi të plotë dhe të bukur, me të cilën përshkruhen krijesat, Krijuesi i tyre është

më parësor dhe i merituar që të përshkruhet me to, por në formën më të plotë e absolute, të tillë që askush nuk mund të krahasohet e t’i përafërsohet Atij në ato cilësi. Nga ana tjetër, për çdo cilësi të mangët, që krijesat e konsiderojnë si mangësi, ndaj i urrejnë ato, Allahu e meriton më tepër që të jetë i pastër prej tyre dhe të mos përshkruhet me to. - Ai është Ngadhënjimtarie i Urti. - Allahut i takon krenaria, fuqia e pushteti i plotë dhe urtësia e gjerë. Me pushtetin, forcën e ngadhënjimin e Tij, Ai krijoi krijesat dhe vendosi për to urdhëresat dhe ligjet. Ndërsa me urtësinë e Tij, Ai e përkreu gjithçka që e bëri të ekzistonte dhe çdo ligj, që e vendosi ndër krijesat dhe sipas të cilit duhet ta adhurojmë Atë e të jetojmë. - Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju. - Ky është një shembull, që Allahu i Lartësuar e sjell për të treguar se sa i shëmtuar është shirku, shembull të cilin nuk ke nevojë të mundohesh shumë për ta kuptuar. - Mos vallë, ju i konsideroni si shokë (ortakë) ata që i keni në zotërimin tuaj, në atë që Ne jua dhamë juve (në pronësi), dhe kështu të jeni të barabartë në të? - A ka ndonjë nga skllevërit e skllavet, që ju zotëroni, që të pretendojë se ka pjesë dhe të drejtë të barabartë në pasurinë tuaj, sikurse edhe ju? A e pranoni që ata dhe ju të keni të drejta të barabarta në pasurinë tuaj? Përgjigjja është: sigurisht që jo. Madje: - Ju frikësoheni prej tyre , ashtu siç frikësoheni nga njëri tjetri. - Ju frikësoheni prej tyre ashtu siç frikësoheni nga të lirët, nga të cilët druheni se mund të pretendojnë (edhe me të drejtë) ndonjë pjesë nga pasuria juaj. Me fjalë të tjera, ju kurrë nuk do të dëshironit që dikush prej atyre që i keni nën zotërimin tuaj të ketë pjesë në pasurinë dhe pushtetin tuaj. Dhe të mendosh se, nuk jeni ju ata që i keni krijuar ata dhe as e keni ju në dorë rizkun e tyre. Madje, si ju, ashtu edhe ata, jeni të gjithë krijesa të barabarta para Zotit. Atëherë, pyetja që ju shtrohet: Si është e mundur që të pretendoni se Zoti ka shok e partner në krijimin e Tij dhe i konsideroni ata si të barabartë, të njëjtë e të ngjashëm me Të në meritën e adhurimit, ndërkohë që ju për veten tuaj nuk e pranoni një gjë të tillë?! Kjo është nga gjërat më të çuditshme dhe të papranueshme. Gjithashtu, është tregues i mendjelehtësisë së atyre që i shoqërojnë Zotit shok në pushtetin e Tij dhe në meritën e adhurimit të Tij si një të vetëm. Ajo që ata trillojnë është e kotë dhe e gabuar dhe kurrsesi nuk mund të jetë e ngjashme me Zotin dhe as të meritojë ndopak adhurim. - Kështu ua sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë. - Kështu i qartëson Zoti argumentet e Tij, duke sjellë shembuj të qartë e të kuptueshëm. Por këto i kuptojnë veçse njerëzit që mendojnë, ata që e logjikojnë realitetin e gjërave dhe arsyetojnë të vërtetën. Ndërsa ata që nuk logjikojnë, edhe nëse ua shtjellon e qartëson argumentet dhe u sjell çdo shembull për të kuptuar, ata nuk kanë logjikë që të mund të shohin mesazhin, të qetësohen dhe të gjejnë rrugën. Ajetet dhe shembujt u jepen të mençurve, që ata t’i kuptojnë dhe të

logjikojnë rreth tyre. Nga ky shembull kuptohet qartë se ai që i shoqëron Zotit shokë e të barabartë dhe i adhuron ata, u mbështetet e u kërkon ndihmë atyre për çështjet e tij, ai nuk ka asnjë argument për këtë që bën. Atëherë, shtrohet pyetja: Çfarë i bën ata që t’i përkushtohen kësaj kotësie, e cila është shumë e qartë dhe e dukshme? Përgjigjja: pasimi i epsheve të tyre dhe parapëlqimi i tyre mbi të vërtetën dhe Zotin e Madhëruar.

← Rum 30:28