30. Rum · ajete 29–32

سورة الروم
29

بَلِ ٱتَّبَعَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَهۡوَآءَهُم بِغَيۡرِ عِلۡمٖۖ فَمَن يَهۡدِي مَنۡ أَضَلَّ ٱللَّهُۖ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ

Bel ettebe’al-ledhine dhelemu ‘ehwa’ehum bigajri ‘ilmin femen jehdi men ‘edellel-lahu we ma lehum min nasirine

Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, pa ndonjë fakt të dijes, shkuan pas dëshirave të epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë.

30

فَأَقِمۡ وَجۡهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفٗاۚ فِطۡرَتَ ٱللَّهِ ٱلَّتِي فَطَرَ ٱلنَّاسَ عَلَيۡهَاۚ لَا تَبۡدِيلَ لِخَلۡقِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلۡقَيِّمُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Fe’ekim wexhheke lilddini henifæn fitretel-lahi elleti fetere en-nase ‘alejha la tebdile lihalki Ellahi dhalike ed-dinul-kajjimu we lekinne ‘ekthere en-nasi la ja’lemune

Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.

31

۞ مُنِيبِينَ إِلَيۡهِ وَٱتَّقُوهُ وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَلَا تَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Munibine ‘ilejhi we ettekuhu we ‘ekimu es-selæte we la tekunu minel-mushrikine

(përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët.

32

مِنَ ٱلَّذِينَ فَرَّقُواْ دِينَهُمۡ وَكَانُواْ شِيَعٗاۖ كُلُّ حِزۡبِۭ بِمَا لَدَيۡهِمۡ فَرِحُونَ

Minel-ledhine ferreku dinehum we kanu shija’æn kullu hizbin bima ledejhim ferihune

Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Nga faktet që dokumentojnë për fuqinë e përsosur dhe për madhërinë e pakufishme të Zotit janë: krijimi i njeriut të parë prej dheut, e pastaj përmes proceseve të zhvillimit; krijimi i njerëzve që veprojnë në lëmenj të ndryshëm të jetës së tyre, që janë të dalluar nga dituria, bukuria, pasuria fatbardhësia etj; krijimi i gjinisë tjetër prej llojit të njeriut; krijimi i qiejve e i tokës; i njerëzve të gjuhëve të ndryshme dhe të racave të ndryshme; i natës për gjumë e i ditës për punë; i vetëtimës që të mbjellë frikën e rrufesë dhe shpresë për shi; i stabilizimit të qiejve e tokës, edhe i ringjalljes pas vdekjes. Pas të gjitha këtyre fakteve, të cilat argumentojnë sundimin e Zotit ndaj çdo sendi idhujtarët nuk qenë në gjendje ta kuptojnë ringjalljen, edhe pse në sy të njeriut duket më e vështirë shpikja e parë se sa përsëritja, por për Zotin nuk ka kurrfarë vështirësie. Njerëzit vetë nuk do të pranonin, që robi të jetë i barabartë me zotërinë, e si ua merr mendja që krijesat çfarëdo qofshin, t’i konsiderojnë për zota dhe t’ia barazojnë Zotit? Duhen lënë anash bestytnitë e injorantëve, e duhet të përqendrohemi fuqishëm në fenë e Allahut, e cila është natyrë