مِنَ ٱلَّذِينَ فَرَّقُواْ دِينَهُمۡ وَكَانُواْ شِيَعٗاۖ كُلُّ حِزۡبِۭ بِمَا لَدَيۡهِمۡ فَرِحُونَ
Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Nga faktet që dokumentojnë për fuqinë e përsosur dhe për madhërinë e pakufishme të Zotit janë: krijimi i njeriut të parë prej dheut, e pastaj përmes proceseve të zhvillimit; krijimi i njerëzve që veprojnë në lëmenj të ndryshëm të jetës së tyre, që janë të dalluar nga dituria, bukuria, pasuria fatbardhësia etj; krijimi i gjinisë tjetër prej llojit të njeriut; krijimi i qiejve e i tokës; i njerëzve të gjuhëve të ndryshme dhe të racave të ndryshme; i natës për gjumë e i ditës për punë; i vetëtimës që të mbjellë frikën e rrufesë dhe shpresë për shi; i stabilizimit të qiejve e tokës, edhe i ringjalljes pas vdekjes. Pas të gjitha këtyre fakteve, të cilat argumentojnë sundimin e Zotit ndaj çdo sendi idhujtarët nuk qenë në gjendje ta kuptojnë ringjalljen, edhe pse në sy të njeriut duket më e vështirë shpikja e parë se sa përsëritja, por për Zotin nuk ka kurrfarë vështirësie. Njerëzit vetë nuk do të pranonin, që robi të jetë i barabartë me zotërinë, e si ua merr mendja që krijesat çfarëdo qofshin, t’i konsiderojnë për zota dhe t’ia barazojnë Zotit? Duhen lënë anash bestytnitë e injorantëve, e duhet të përqendrohemi fuqishëm në fenë e Allahut, e cila është natyrë