30. Rum · ajete 32–34

سورة الروم
32

مِنَ ٱلَّذِينَ فَرَّقُواْ دِينَهُمۡ وَكَانُواْ شِيَعٗاۖ كُلُّ حِزۡبِۭ بِمَا لَدَيۡهِمۡ فَرِحُونَ

Minel-ledhine ferreku dinehum we kanu shija’æn kullu hizbin bima ledejhim ferihune

Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Nga faktet që dokumentojnë për fuqinë e përsosur dhe për madhërinë e pakufishme të Zotit janë: krijimi i njeriut të parë prej dheut, e pastaj përmes proceseve të zhvillimit; krijimi i njerëzve që veprojnë në lëmenj të ndryshëm të jetës së tyre, që janë të dalluar nga dituria, bukuria, pasuria fatbardhësia etj; krijimi i gjinisë tjetër prej llojit të njeriut; krijimi i qiejve e i tokës; i njerëzve të gjuhëve të ndryshme dhe të racave të ndryshme; i natës për gjumë e i ditës për punë; i vetëtimës që të mbjellë frikën e rrufesë dhe shpresë për shi; i stabilizimit të qiejve e tokës, edhe i ringjalljes pas vdekjes. Pas të gjitha këtyre fakteve, të cilat argumentojnë sundimin e Zotit ndaj çdo sendi idhujtarët nuk qenë në gjendje ta kuptojnë ringjalljen, edhe pse në sy të njeriut duket më e vështirë shpikja e parë se sa përsëritja, por për Zotin nuk ka kurrfarë vështirësie. Njerëzit vetë nuk do të pranonin, që robi të jetë i barabartë me zotërinë, e si ua merr mendja që krijesat çfarëdo qofshin, t’i konsiderojnë për zota dhe t’ia barazojnë Zotit? Duhen lënë anash bestytnitë e injorantëve, e duhet të përqendrohemi fuqishëm në fenë e Allahut, e cila është natyrë
33

وَإِذَا مَسَّ ٱلنَّاسَ ضُرّٞ دَعَوۡاْ رَبَّهُم مُّنِيبِينَ إِلَيۡهِ ثُمَّ إِذَآ أَذَاقَهُم مِّنۡهُ رَحۡمَةً إِذَا فَرِيقٞ مِّنۡهُم بِرَبِّهِمۡ يُشۡرِكُونَ

We ‘idha messe en-nase durrun de’aw rebbehum munibine ‘ilejhi thumme ‘idha ‘edhakahum minhu rehmeten ‘idha ferikun minhum birebbihim jushrikune

Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij, e kur Ai nga të mirat e veta u shijon atyre, ja, që një grup prej tyre i përshkruajnë shok Zotit të vet.

34

لِيَكۡفُرُواْ بِمَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡۚ فَتَمَتَّعُواْ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ

Lijekfuru bima ‘atejnahum fetemetta’u fesewfe ta’lemune

Le të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë, pra kënaquni, e më vonë do ta kuptoni.