We ‘idha ‘edhekna en-nase rehmeten ferihu biha we ‘in tusibhum sejji’etun bima kaddemet ‘ejdihim ‘idha hum jeknetune
E kur Ne u japim njerëzve begati të mira, ata u gëzohen atyre, e nëse ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprimit të tyre, atëherë ata e humbin shpresën.
Fe’ati dhal-kurba hekkahu wel-miskine we ebne es-sebili dhalike hajrun lilledhine juridune wexhhel-lahi we ‘ula’ike humul-muflihune
Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e edhe të varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.
We ma ‘atejtum min ribæn lijerbuwa fi ‘emwali en-nasi fela jerbu ‘indel-lahi we ma ‘atejtum min zekætin turidune wexhhel-lahi fe’ula’ike humul-mud’ifune
Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek All-llahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t'i afroheni All-llahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi).
Ellahul-ledhi halekakum thumme rezekakum thumme jumitukum thumme juhjikum hel min shureka’ikum men jef’alu min dhalikum min shej’in subhanehu we ta’ala ‘amma jushrikune
All-llahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër është Ai, i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshin dhe trillojnë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njerëzit kur gjenden në vështirësi e lusin Zotin, e kur çlirohen e harrojnë ose adhurojnë edhe tjetër. Ata janë përbuzës ndaj të mirave të Zotit. Besimtarët nuk duhet të jenë të gatshëm kur kanë furnizim të bollshëm e të jenë të dëshpëruar kur kanë skamje, sepse ata duhet ta kuptojnë se ajo është punë e Allahut, i cili sipas urtësisë së Vet jep me bollëk dhe nuk jep. Nëse Allahu të ka dhënë pasuri, ti jepju të afërmve, të varfërve, atyre në kurbet, e mos e ki frikë skamjen. Ata që mendojnë, se do ta shtojnë pasurinë e tyre me kamatë janë në rrugë të gabuar, se Allahu nuk i jep bereqet asaj pasurie, fundi i saj është shkatërrimi. Bereqet e shtim i jep asaj pasurie, që jep për hir të Zotit në shenjë bamirësie, lëmoshe etj. Të kota janë mbështetjet e idhujtarëve në zota, që nuk kanë asgjë në duar. për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).
Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).
We min ‘ajatihi ‘en jursile er-rijahe mubeshshiratin we lijudhikakum min rehmetihi we litexhrijel-fulku bi’emrihi we litebtegu min fedlihi we le’allekum teshkurune
Nga argumentet e Tij është edhe: që Ai t'i lëshojë erërat myzhdexhinj dhe t'ua shijojë juve nga mëshira e vet (shiun); dhe që të lundrojnë anijet me vullnetin e Tij, dhe që të përfitoni nga të mirat e Tij dhe ashtu, ju të jeni mirënjohës.
We lekad ‘erselna min kablike rusulæn ‘ila kawmihim fexha’uhum bil-bejjinati fantekamna minel-ledhine ‘exhremu we kane hekkæn ‘alejna nesrul-mu’uminine
Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.
Ellahul-ledhi jursilu er-rijahe fetuthiru sehabæn fejebsutuhu fi es-sema’i kejfe jesha’u we jexh’aluhu kisefæn feteral-wedka jehruxhu min hilalihi fe’idha ‘esabe bihi men jesha’u min ‘ibadihi ‘idha hum jestebshirune
All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen.