ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ ثُمَّ رَزَقَكُمۡ ثُمَّ يُمِيتُكُمۡ ثُمَّ يُحۡيِيكُمۡۖ هَلۡ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَفۡعَلُ مِن ذَٰلِكُم مِّن شَيۡءٖۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ
All-llahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër është Ai, i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshin dhe trillojnë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njerëzit kur gjenden në vështirësi e lusin Zotin, e kur çlirohen e harrojnë ose adhurojnë edhe tjetër. Ata janë përbuzës ndaj të mirave të Zotit. Besimtarët nuk duhet të jenë të gatshëm kur kanë furnizim të bollshëm e të jenë të dëshpëruar kur kanë skamje, sepse ata duhet ta kuptojnë se ajo është punë e Allahut, i cili sipas urtësisë së Vet jep me bollëk dhe nuk jep. Nëse Allahu të ka dhënë pasuri, ti jepju të afërmve, të varfërve, atyre në kurbet, e mos e ki frikë skamjen. Ata që mendojnë, se do ta shtojnë pasurinë e tyre me kamatë janë në rrugë të gabuar, se Allahu nuk i jep bereqet asaj pasurie, fundi i saj është shkatërrimi. Bereqet e shtim i jep asaj pasurie, që jep për hir të Zotit në shenjë bamirësie, lëmoshe etj. Të kota janë mbështetjet e idhujtarëve në zota, që nuk kanë asgjë në duar. për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).