30. Rum · ajete 49–51

سورة الروم
49

وَإِن كَانُواْ مِن قَبۡلِ أَن يُنَزَّلَ عَلَيۡهِم مِّن قَبۡلِهِۦ لَمُبۡلِسِينَ

We ‘in kanu min kabli ‘en junezzele ‘alejhim min kablihi lemublisine

Edhe pse para se t'u binte (shiu) atyre, ata para tij ishin të dëshpëruar.

50

فَٱنظُرۡ إِلَىٰٓ ءَاثَٰرِ رَحۡمَتِ ٱللَّهِ كَيۡفَ يُحۡيِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَآۚ إِنَّ ذَٰلِكَ لَمُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Fandhur ‘ila ‘athari rehmeti Ellahi kejfe juhjil-’erde ba’de mewtiha ‘inne dhalike lemuhjil-mewta we huwe ‘ala kulli shej’in kadirun

Shiko pra gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s'ka dyshim se Ai është që do t'i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i plotfuqishëm.

51

وَلَئِنۡ أَرۡسَلۡنَا رِيحٗا فَرَأَوۡهُ مُصۡفَرّٗا لَّظَلُّواْ مِنۢ بَعۡدِهِۦ يَكۡفُرُونَ

We le’in ‘erselna rihæn fere’ewhu musferræn ledhellu min ba’dihi jekfurune

E sikur Ne të lëshojmë një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Fatbardhësia e jetës në këtë botë është e lidhur me zbatimin e udhëzimeve të Zotit. Ai që nuk respekton porositë e Zotit, ai bën çrregullime. Të gjitha të këqijat, të gjitha fatkeqësitë në këtë botë janë rrjedhim i veprave të këqia të njerëzve, prandaj duhet marrë mësim prej punës së keqe se si e pati përfundimin tek popujt e mëparshëm, e duhet përmbajtur sinqerisht mësimeve të Zotit, të cilat na i solli përmes Kuranit para se të vijë dita, kur nuk ka mundësi për përmirësim. Qarkullimi i erërave, të cilat i bartin dhe formojnë retë, të lehta ose të rënda, të rralla ose të dendura, në një lartësi të madhe ose të vogël prej tokës, e prej të cilave lëshohet shiu jo në valë të mëdha, të cilat më shumë do të dëmtonin, por në pika të vogla e të përshtatshme për ta ujitur tokën dhe për të ngjallur bimët në të, të gjitha këto janë argument për fuqinë e Zotit, se po kështu do të ngjallë edhe të vdekurit.