We le’in ‘erselna rihæn fere’ewhu musferræn ledhellu min ba’dihi jekfurune
E sikur Ne të lëshojmë një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Fatbardhësia e jetës në këtë botë është e lidhur me zbatimin e udhëzimeve të Zotit. Ai që nuk respekton porositë e Zotit, ai bën çrregullime. Të gjitha të këqijat, të gjitha fatkeqësitë në këtë botë janë rrjedhim i veprave të këqia të njerëzve, prandaj duhet marrë mësim prej punës së keqe se si e pati përfundimin tek popujt e mëparshëm, e duhet përmbajtur sinqerisht mësimeve të Zotit, të cilat na i solli përmes Kuranit para se të vijë dita, kur nuk ka mundësi për përmirësim. Qarkullimi i erërave, të cilat i bartin dhe formojnë retë, të lehta ose të rënda, të rralla ose të dendura, në një lartësi të madhe ose të vogël prej tokës, e prej të cilave lëshohet shiu jo në valë të mëdha, të cilat më shumë do të dëmtonin, por në pika të vogla e të përshtatshme për ta ujitur tokën dhe për të ngjallur bimët në të, të gjitha këto janë argument për fuqinë e Zotit, se po kështu do të ngjallë edhe të vdekurit.
Fe’inneke la tusmi’ul-mewta we la tusmi’u es-summe ed-du’a’e ‘idha we llew mudbirine
Në të vërtetë, ti (Muhammed) nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit e as nuk mund ta bësh që të shurdhëtit të dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën.
We ma ‘ente bihadil-’umji ‘an delaletihim ‘in tusmi’u ‘illa men ju’uminu bi’ajatina fehum muslimun
Dhe as që je ti udhëzues i të verbërve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta bësh të dëgjojë tjetër vetëm atë që u beson argumenteve Tona, se ata janë të bindur.
Ellahul-ledhi halekakum min da’fin thumme xhe’ale min ba’di da’fin kuweten thumme xhe’ale min ba’di kuwetin da’fæn we shejbeten jehluku ma jesha’u we huwel-’alimul-kadiru
All-llahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.