Ja’lemune dhahiræn minel-hejæti ed-dunja we hum ‘anil-’ahireti hum gafilune
Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).
‘Ewelem jetefekkeru fi ‘enfusihim ma halekal-lahu es-semawati wel-’erde we ma bejnehuma ‘illa bil-hekki we ‘exhelin musemmen we ‘inne kethiræn mine en-nasi bilika’i rabbihim lekafirune
Dhe, a nuk menduan ata me veten e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar, por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes).
‘Ewelem jesiru fil-’erdi fejendhuru kejfe kane ‘akibetul-ledhine min kablihim kanu ‘eshedde minhum kuweten we ‘etharul-’erde we ‘ameruha ‘ekthere mimma ‘ameruha we xha’et/hum rusuluhum bil-bejjinati fema kanel-lahu lijedhlimehum we lekin kanu ‘enfusehum jedhlimune
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këta, e rindërtuan, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, All-llahu nuk ishte që t'ju bëjë të padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë të padrejtë.
Juhrixhul-hejje minel-mejjiti we juhrixhul-mejjite minel-hejji we juhjil-’erde ba’de mewtiha we kedhelike tuhrexhune
Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Për shkronjat me të cilat po fillojnë disa sure thuhet, se janë fshehtësi e pazbuluar; se janë betime të Allahut etj. “Rrum” quhej një fis sipas emrit të një stërgjyshi të tyre, e mendohet se ai ishte Rrum bin Is-hak, bin Ibrahim, përndryshe vëlla binjak me Jakubin, prej të cilit rrjedhin të gjithë pejgamberët Beni Israilë. Rumët quhen edhe beni “Esfer”, i takonin fesë greke, që atëherë adhuronin yjet, deri nja treqind e sa vjet pas ardhjes së Isait, kur i pari prej rumëve pranon fenë e krishterimit, Kostantini dhe nëna e tij Kerjeme Hejlanije. Sunduesit që sundonin Shamin dhe pjesën nga Iraku quheshin “Kajser”. Në një luftë që zhvillohet ndërmjet bizantinëve dhe persianëve në afërsi të tokës arabe,