31. Lukman · Ajeti 11

سورة لقمان
Përkthimi Sherif Ahmeti
11

هَٰذَا خَلۡقُ ٱللَّهِ فَأَرُونِي مَاذَا خَلَقَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦۚ بَلِ ٱلظَّٰلِمُونَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ

Hadha halku Ellahi fe’eruni madha halekal-ledhine min dunihi beli edh-dhalimune fi delalin mubinin

Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e më tregoni pra mua se ç'krijuan ata të tjerët pos Tij. Jo, asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani është libër pa kurrfarë të mete, është urtësi e papërshkrueshme, që udhëzon njerëzit vepërmirë, që zbatojnë obligimet me plot bindje, se do të shpërblehen te Zoti. Mirëpo pati edhe asish, që u përpoqën me të gjitha fuqitë e tyre të largojnë njerëzit nga ky udhëzim i drejtë, të paguajnë e të shpenzojnë për tregime të trilluara, të organizojnë gosti të përcjella me këngë e dëfrime, vetëm e vetëm për të hutuar njerëzit. I tillë ishte një farë Nadr bin Harith, që kishte sjellë prej Persisë legjenda e trillime.