31. Lukman · ajete 11–13

سورة لقمان
11

هَٰذَا خَلۡقُ ٱللَّهِ فَأَرُونِي مَاذَا خَلَقَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦۚ بَلِ ٱلظَّٰلِمُونَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ

Hadha halku Ellahi fe’eruni madha halekal-ledhine min dunihi beli edh-dhalimune fi delalin mubinin

Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e më tregoni pra mua se ç'krijuan ata të tjerët pos Tij. Jo, asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani është libër pa kurrfarë të mete, është urtësi e papërshkrueshme, që udhëzon njerëzit vepërmirë, që zbatojnë obligimet me plot bindje, se do të shpërblehen te Zoti. Mirëpo pati edhe asish, që u përpoqën me të gjitha fuqitë e tyre të largojnë njerëzit nga ky udhëzim i drejtë, të paguajnë e të shpenzojnë për tregime të trilluara, të organizojnë gosti të përcjella me këngë e dëfrime, vetëm e vetëm për të hutuar njerëzit. I tillë ishte një farë Nadr bin Harith, që kishte sjellë prej Persisë legjenda e trillime.
12

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا لُقۡمَٰنَ ٱلۡحِكۡمَةَ أَنِ ٱشۡكُرۡ لِلَّهِۚ وَمَن يَشۡكُرۡ فَإِنَّمَا يَشۡكُرُ لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٞ

We lekad ‘atejna lukmanel-hikmete ‘eni eshkur lillahi we men jeshkur fe’innema jeshkuru linefsihi we men kefere fe’innall-llahe ganijun hemidun

Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.

13

وَإِذۡ قَالَ لُقۡمَٰنُ لِٱبۡنِهِۦ وَهُوَ يَعِظُهُۥ يَٰبُنَيَّ لَا تُشۡرِكۡ بِٱللَّهِۖ إِنَّ ٱلشِّرۡكَ لَظُلۡمٌ عَظِيمٞ

We ‘idh kale lukmanu liabnihi we huwe ja’idhuhu ja bunejje la tushrik billahi ‘inne esh-shirke ledhulmun ‘adhimun

(përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"