31. Lukman · ajete 2–7

سورة لقمان
2

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡحَكِيمِ

Tilke ‘ajatul-kitabil-hekimi

Ato janë ajete të librit me plot urtësi të përsosur.

3

هُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّلۡمُحۡسِنِينَ

Huden we rehmeten lilmuhsinine

E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë.

4

ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ يُوقِنُونَ

el-Ledhine jukimune es-selæte we ju’utune ez-zekæte we hum bil-’ahireti hum jukinune

Të cilët rregullisht e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin).

5

أُوْلَٰٓئِكَ عَلَىٰ هُدٗى مِّن رَّبِّهِمۡۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

‘Ula’ike ‘ala huden min rabbihim we ‘ula’ike humul-muflihune

Të tillët janë të udhëzuar në një rrugë të qartë prej Zotit të vet dhe ata janë fatlumë.

6

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَشۡتَرِي لَهۡوَ ٱلۡحَدِيثِ لِيُضِلَّ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ بِغَيۡرِ عِلۡمٖ وَيَتَّخِذَهَا هُزُوًاۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ

We mine en-nasi men jeshteri lehwel-hedithi lijudille ‘an sebili Ellahi bigajri ‘ilmin we jettehidheha huzuen ‘ule’ike lehum ‘adhabun muhinun

Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.

7

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا وَلَّىٰ مُسۡتَكۡبِرٗا كَأَن لَّمۡ يَسۡمَعۡهَا كَأَنَّ فِيٓ أُذُنَيۡهِ وَقۡرٗاۖ فَبَشِّرۡهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ

We ‘idha tutla ‘alejhi ‘ajatuna wella mustekbiræn ke’en lem jesma’ha ke’enne fi ‘udhunejhi wekræn febeshshirhu bi’adhabin ‘elimin

E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgëzoje atë me një dënim të dhembshëm.