31. Lukman · ajete 21–26

سورة لقمان
21

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّبِعُواْ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ قَالُواْ بَلۡ نَتَّبِعُ مَا وَجَدۡنَا عَلَيۡهِ ءَابَآءَنَآۚ أَوَلَوۡ كَانَ ٱلشَّيۡطَٰنُ يَدۡعُوهُمۡ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ

We ‘idha kile lehumu ettebi’u ma ‘enzelel-lahu kalu bel nettebi’u ma wexhedna ‘alejhi ‘aba’ena ‘ewelew kane esh-shejtanu jed’uhum ‘ila ‘adhabi es-sa’iri

"Dhe kur atyre u thuhet: "Pasoni atë që e shpall All-llahu" ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë që gjetëm tek prindërit tanë!" E edhe sikur djalli t'i kishte thirrur ata në dënimin e zjarrtë!

22

۞ وَمَن يُسۡلِمۡ وَجۡهَهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ وَهُوَ مُحۡسِنٞ فَقَدِ ٱسۡتَمۡسَكَ بِٱلۡعُرۡوَةِ ٱلۡوُثۡقَىٰۗ وَإِلَى ٱللَّهِ عَٰقِبَةُ ٱلۡأُمُورِ

We men juslim wexhhehu ‘ila Ellahi we huwe muhsinun fekadi estemseke bil-’urwetil-wuthka we ‘ila Ellahi ‘akibetul-’umuri

E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek All-llahu është përfundimi i çështjeve.

23

وَمَن كَفَرَ فَلَا يَحۡزُنكَ كُفۡرُهُۥٓۚ إِلَيۡنَا مَرۡجِعُهُمۡ فَنُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

We men kefere fela jehzunke kufruhu ‘ilejna merxhi’uhum fenunebbi’uhum bima ‘amilu ‘innall-llahe ‘alimun bidhati es-suduri

Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm tek Ne, e për atë që vepruan, Ne do t'u tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra.

24

نُمَتِّعُهُمۡ قَلِيلٗا ثُمَّ نَضۡطَرُّهُمۡ إِلَىٰ عَذَابٍ غَلِيظٖ

Numetti’uhum kalilæn thumme nedterruhum ‘ila ‘adhabin galidhin

Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë.

25

وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

We le’in se’eltehum men haleka es-semawati wel-’erde lejekulunnel-lahu kulil-hemdu lillahi bel ‘ektheruhum la ja’lemune

Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: "All-llahu!" Thuaj: "All-llahut i qoftë lavdërimi!" Por shumica e tyre nuk dinë.

26

لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ

Lillahi ma fi es-semawati wel-’erdi ‘innall-llahe huwel-ganijul-hemidu

Vetëm të All-llahut janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë; All-llahu është Ai që s'ka nevojë dhe është i lavdishëm.