31. Lukman · ajete 22–34

سورة لقمان
22

۞ وَمَن يُسۡلِمۡ وَجۡهَهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ وَهُوَ مُحۡسِنٞ فَقَدِ ٱسۡتَمۡسَكَ بِٱلۡعُرۡوَةِ ٱلۡوُثۡقَىٰۗ وَإِلَى ٱللَّهِ عَٰقِبَةُ ٱلۡأُمُورِ

We men juslim wexhhehu ‘ila Ellahi we huwe muhsinun fekadi estemseke bil-’urwetil-wuthka we ‘ila Ellahi ‘akibetul-’umuri

E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek All-llahu është përfundimi i çështjeve.

23

وَمَن كَفَرَ فَلَا يَحۡزُنكَ كُفۡرُهُۥٓۚ إِلَيۡنَا مَرۡجِعُهُمۡ فَنُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

We men kefere fela jehzunke kufruhu ‘ilejna merxhi’uhum fenunebbi’uhum bima ‘amilu ‘innall-llahe ‘alimun bidhati es-suduri

Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm tek Ne, e për atë që vepruan, Ne do t'u tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra.

24

نُمَتِّعُهُمۡ قَلِيلٗا ثُمَّ نَضۡطَرُّهُمۡ إِلَىٰ عَذَابٍ غَلِيظٖ

Numetti’uhum kalilæn thumme nedterruhum ‘ila ‘adhabin galidhin

Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë.

25

وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

We le’in se’eltehum men haleka es-semawati wel-’erde lejekulunnel-lahu kulil-hemdu lillahi bel ‘ektheruhum la ja’lemune

Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: "All-llahu!" Thuaj: "All-llahut i qoftë lavdërimi!" Por shumica e tyre nuk dinë.

26

لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ

Lillahi ma fi es-semawati wel-’erdi ‘innall-llahe huwel-ganijul-hemidu

Vetëm të All-llahut janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë; All-llahu është Ai që s'ka nevojë dhe është i lavdishëm.

27

وَلَوۡ أَنَّمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ مِن شَجَرَةٍ أَقۡلَٰمٞ وَٱلۡبَحۡرُ يَمُدُّهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦ سَبۡعَةُ أَبۡحُرٖ مَّا نَفِدَتۡ كَلِمَٰتُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ

We lew ‘ennema fil-’erdi min shexheretin ‘eklamun wel-behru jemudduhu min ba’dihi seb’atu ‘ebhurin ma nefidet kelimatu Ellahi ‘innall-llahe ‘azizun hekimun

Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e All-llahut (do të shteroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit). All-llahu është ngadhënjyesi i urtë.

28

مَّا خَلۡقُكُمۡ وَلَا بَعۡثُكُمۡ إِلَّا كَنَفۡسٖ وَٰحِدَةٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٌ

Ma halkukum we la ba’thukum ‘illa kenefsin wahidetin ‘innall-llahe semi’un besirun

Krijimi dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu); vërtet, All-llahu është që i dëgjon e i sheh veprat e njerëzve.

29

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ يَجۡرِيٓ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى وَأَنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ

‘Elem tera ‘ennel-lahe julixhul-lejle fi en-nehari we julixhu en-nehare fil-lejli we sehhare esh-shemse wel-kamere kullun jexhri ‘ila ‘exhelin musemmen we ‘ennel-lahe bima ta’melune habirun

A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe e fut (dritën) ditën në natë, dhe Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të perëndojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për atë që veproni.

30

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِ ٱلۡبَٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ

Dhalike bi’ennel-lahe huwel-hekku we ‘enne ma jed’une min dunihil-batilu we ‘ennel-lahe huwel-’alijul-kebiru

Kjo (dokumenton) se All-llahu është Ai (Zoti) i vërtetë, dhe se ajo që ata adhurojnë pos Tij është gënjeshtër, e All-llahu është Ai i larti, i madhi.

31

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱلۡفُلۡكَ تَجۡرِي فِي ٱلۡبَحۡرِ بِنِعۡمَتِ ٱللَّهِ لِيُرِيَكُم مِّنۡ ءَايَٰتِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّكُلِّ صَبَّارٖ شَكُورٖ

‘Elem tera ‘ennel-fulke texhri fil-behri bini’meti Ellahi lijurijekum min ‘ajatihi ‘inne fi dhalike le’ajatin likulli sebbarin shekurin

A nuk e sheh se anijet lundrojnë në saje të mirësisë së All-llahut, e për t'ju treguar juve madhërinë e Tij. Vërtet, edhe në këtë ka argument për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë mirënjohës.

32

وَإِذَا غَشِيَهُم مَّوۡجٞ كَٱلظُّلَلِ دَعَوُاْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ فَلَمَّا نَجَّىٰهُمۡ إِلَى ٱلۡبَرِّ فَمِنۡهُم مُّقۡتَصِدٞۚ وَمَا يَجۡحَدُ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَّا كُلُّ خَتَّارٖ كَفُورٖ

We ‘idha gashijehum mewxhun kaldhdhuleli de’aw Ellahe muhlisine lehu ed-dine felemma nexhxhahum ‘ilal-berri feminhum muktesidun we ma jexhhedu bi’ajatina ‘illa kullu hattarin kefurin

E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besnikë besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabesit dhe përbuzësit.

33

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمۡ وَٱخۡشَوۡاْ يَوۡمٗا لَّا يَجۡزِي وَالِدٌ عَن وَلَدِهِۦ وَلَا مَوۡلُودٌ هُوَ جَازٍ عَن وَالِدِهِۦ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۖ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِٱللَّهِ ٱلۡغَرُورُ

Ja ‘ejjuha en-nasu etteku rebbekum we ehshew jewmæn la jexhzi we e-dun ‘an weledihi we la mewludun huwe xhazin ‘an we e-dihi shej’æn ‘inne wa’del-lahi hekkun fela tegurrennekumul-heja etu ed-dunja we la jegurrennekum billahil-garuru

O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t'i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t'i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është i sigurt, pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj All-llahut djalli mashtrues.

34

إِنَّ ٱللَّهَ عِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلسَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ ٱلۡغَيۡثَ وَيَعۡلَمُ مَا فِي ٱلۡأَرۡحَامِۖ وَمَا تَدۡرِي نَفۡسٞ مَّاذَا تَكۡسِبُ غَدٗاۖ وَمَا تَدۡرِي نَفۡسُۢ بِأَيِّ أَرۡضٖ تَمُوتُۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرُۢ

‘Innall-llahe ‘indehu ‘ilmu es-sa’ati we junezzilul-gajthe we ja’lemu ma fil-’erhami we ma tedri nefsun madha teksibu gadæn we ma tedri nefsun bi’ejji ‘erdin temutu ‘innall-llahe ‘alimun habirun

S'ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç'ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.