32. Sexhde · Ajeti 4 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 32:1–32:17
Nuk ka dyshim se zbritja e Kur'anit është nga Zoti i madhërishëm, e për ta thirrur në rrugë të drejtë atë popull që më i parë, në periudhën prej Isait e deri në Muhammedin, nuk u pat ardhur ndonjë i dërguar. Ata më heret patën pejgamberë si Ibrahimin, Hudin, Salihun, por ndër pasardhësit e Ismailit, birit të Ibrahimit, nuk pati ndonjë pejgamber tjetër përveç Muhammedit, e ky ishte i obliguar me këtë shpallje të thërrasë atë popull, ani pse ata i thonin se ti vetë po e trillon Kur'anin.
Kur'ani është shpallje prej atij Zoti që krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka tjetër brenda gjashtë dite, që mbizotëroi gjithësinë dhe që udhëheq me të gjitha çështjet. Ai i di të gjitha të fshehtat e të dukshmet dhe që të gjitha veprat e njerëzve do të ngriten tek Ai për t'i shpërblyer ose ndëshkuar në ditën e kijametit, ditë që, për shkak të vështirësive, duket se është sa njëmijë vjet të kësaj bote. Rreth përcaktimit të ditës njëmijë vjet, ka edhe shumë mendime të tjera. Ai Zoti që çdo krijesë e krijoi në mënyrën më të përsosur: Shikoje elefantin, sikur të mos e kishte të krijuar atë turi aq të gjatë, si do të mund t'i afrohej ushqimit të nevojshëm për jetë, me atë peshë e trup aq të madh. Sa i shëmtuar do të dukej njeriu sikur ta kishte kokën dhe veshët sa të gomarit, ose lepuri sa të luanit, ashtu qafa e devesë dhe fulçinjtë e saj. Këtë harmoni në krijimin e gjymtyrëve, e sipas nevojës së tyre, e përsosi vetëm krijuesi i gjithdijshëm.
Për melaikën e caktuar për marrjen e shpirtrave thuhet se është Azraili, por ai i ka edhe ndihmësit e vet. Thuhet se e tërë toka pranë tij është sa një sofër që merr prej cilës pjesë të dojë, Gjithashtu thuhet se ndihmësit e tij i nxjerrin shpirtrat deri në fyt, e prej fytit i kap ai.
Vullneti i Zotit nuk është që njerëzit t'i fusë me dhunë në fe, megjithqë atë ka mund ta bëjë, por Ai do besimtarët që me vullnetin e tyre t'i pranojnë mësimet e Tij.Ai përherë e ka ditur dhe e di se kush do të jetë respektues e kush refuzues, andaj krijoi edhe xhennet e edhe xhehenem. Xhehenemin do ta mbushë me exhinë dhe me njerëz, si duket exhinët do të jenë edhe më shumë në të, e melaikët janë të mbrojtura prej atyre punëve që meritojnë xhehenem.
Besimtarët që respektojnë këshillat e Zotit, që nga dashuria bijnë me fytyrë në tokë, bëjnë sexhde, që lënë shtretërit e çohen dhe lusin Zotin edhe natën, që kanë frikën e ndëshkimit, që shpresojnë në mëshirën e Zotit, të tillëve Zoti u ka caktuar aso të mirash që sipas një hadithi kudsij që e regjistron Buhariu dhe Muslimi, thuhet: "Allahu ka thënë se u kam caktuar robërve të Mi të mirë: çka nuk ka parë sy, nuk ka dëgjuar vesh dhe nuk i ka shkuar ndërmend asnjë njeriu". Ky hadith ka lidhmëri me ajetin 17.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 32:4–32:6
- “Është Allahu Ai që krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit mbi Arsh. ” - Allahu i Lartësuar na tregon se është Ai që ka krijuar të gjitha gjërat. Ai krijoi qiejt dhe Tokën dhe gjithçka mes tyre për 6 ditë, pastaj u lartësua mbi Arsh, ashtu siç i shkon madhështisë së Tij, pa përngja - sim, pa e shëmbëllyer dhe pa e krahasuar me trupat dhe krijesat , por edhe pa e keqinterpretuar duke i dhënë fjalës ‘ istiua’ kuptime jo të sakta dhe duke mohuar kuptimin e drejtpërdrejtë të saj. - “Ju nuk keni asnjë tjetër përveç Atij, që t'ju mbrojë ose të ndërmjetësojë për ju. ” - Ai është Pronari, Mbretëruesi, Sunduesi, që i ka të gjitha çështjet në dorën e Tij. Ai është Krijuesi dhe Rregulluesi, që rregullon, administron dhe përkujdeset për çdo gjë, i Fuqishmi dhe i Pushtetshmi për gjithçka. Nuk ka tjetër mik të dashur dhe kujdestar të mirë, që kujdeset për krijesat, përveç Allahut, dhe nuk ka ndërmjetësues ndryshe, veçse me lejen e Tij. - “Vallë, a nuk mendoni ?!” - O ju që adhuroni diçka tjetër veç Tij, a nuk përkujtoni këto fakte?! Ju që u mbështeteni atyre që kundërshtojnë rrugën dhe shpalljet e Tij, a nuk i kujtoni këto fakte rreth Zotit?! I lartësuar, i dëlirë, i pastër është Ai nga të pasurit ortakë, të ngjashëm, ndihmës, të barabartë dhe të denjë si Vetja. Nuk ka të adhuruar me meritë, veç Tij, nuk ka zot krijues, pronar dhe administrues të çështjeve të krijesave, përveç Allahut. - “Ai drejton të gjitha çështjet, që nga qielli e deri në Tokë. ” - Çdo urdhër e ve - ndim i Tij zbresin nga qiejt më të lartë, deri në më të thellat thellësi të Tokës së shtatë. I Lartësuari thotë: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet.” [Talak 12] - “Në fund, të gjitha çështjet ngjiten te Ai në një ditë, gjatësia e së cilës është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes suaj.” - Muxhahidi, Katadja dhe Dahhaku shpjegojnë: “Meleku zbret në këtë hapësirë, e cila është 500 vjet distancë dhe ngjitet në këtë hapësirë që është 500 vjet distancë, por ai e kryen këtë (me ndihmën e Zotit) në një çast, sa hap e mbyll sytë. - “Ai është i gjithëdituri për gjithçka, - të fshehtë apo të dukshme, Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.” - Allahu i Lartësuar është dëshmitar mbi punët e robërve të Tij. Tek Ai ngrihen të gjitha veprat, si të mëdhatë, ashtu edhe ato më të voglat, si të rëndësishmet, ashtu edhe ato që njerëzit nuk u japin rëndësi. Ai është El Aziz , i Cili ka mposhtur gjithçka dhe ka triumfuar mbi gjithçka. Ai është Er -Rahim Mëshirëplotë, me adhuruesit e robërit e Tij besimtarë. Ai është Ngadhënjimtari, me gjithë mëshirën e Tij të plotë dhe është Mëshirëploti, me gjithë krenarinë, lartësinë, madhështinë dhe pushtetin e Tij të pacenueshëm. K y është më i përkryeri përshkrim: krenari e madhë - shti, e pandarë nga mëshira e plotë dhe: mëshirë e plotë, e pandarë nga krenaria, fuqia dhe ngadhënjimi mbi gjithçka. Pra, Allahu është Mëshirëplotë, por jo nga pamundësia për të ndëshkuar.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 32:4–32:9
Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij të plotë mbi krijesat. - Është Allahu Ai që krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, - Dita e parë ishte dita e dielë dhe dita e fundit ishte dita e xhuma. Ai e krijoi gjithçka për gjashtë ditë edhe pse është i plotfuqishëm për ta krijuar në një çast të vetëm. Por Allahu i Lartësuar është Rafik / i Butë i Mëshirshëm dhe Hakim / i Urtë. - e pastaj u ngrit (e qëndroi) mbi Arsh. - Arshi është krijesa më e lartë që qëndron mbi të gjithë krijimin e Zotit. Ai u lartësua dhe qëndroi mbi Arsh ashtu siç i shkon madhështisë së Tij. - Ju nuk keni asnjë tjetër, përveç Atij, që t'ju mbrojë ose të ndërmjetësojë për ju. - askush përveç Tij nuk mund t’ju ndihmojë e kujdeset për ju çështjet tuaja, për t’ju sjellë atë që ju bën dobi. Përveç Tij ju nuk mund
të gjeni asnjë ndërmjetësues që të ndërhyjë për ju dhe t’ju shpëtojë nga dënimi. - Vallë, a nuk mendoni (a nuk e kujtoni këtë fakt)?! - A nuk po i kujtoni këto fakte dhe të krijoni bindjen e plotë se krijuesi i Tokës dhe i qiejve, Ai që u lartësua dhe qëndroi mbi Arshin madhështor, Ai i cili është i Vetmi që kujdeset për ju dhe rregullon veprat tuaja, Ai në dorë të të cilit është i gjithë shefaeti (ndërmjetësimi); Ai është duhet të jetë i Vetmi që i meriton të gjitha llojet e adhurimit nga krijesat e Tij? - Ai drejton të gjitha çështjet (e të gjitha krijesave) që nga qielli e deri në Tokë. - Ai ka në dorë të gjitha ligjet, si ato të krijimit ashtu edhe vendosjen e ligjeve të fesë dhe besimit. Ai rregullon të gjitha çështjet në këtë gjithësi dhe kujdeset për krijimin e Tij. Ligji dhe urdhëresat zbresin nga qielli nga Ai që është Mbreti, Sunduesi i Plotfuqishëm drejt Tokës. Me këto urdhëresa ai lumturon kë dëshiron, pasuron e varfëron, krenon e nënshtron, nderon e poshtëron, i ngre disa njerëz dhe i ul të tjerë dhe e zbret rizkun e Tij. - Në fund, të gjitha çështjet ngjiten tek Ai në një ditë, gjatësia e së cilës është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes suaj. - çdo çështje e urdhër për krijesat ashtu siç zbret prej Tij, ashtu edhe ngjitet tek Ai bindja ose mosbindja e krijesave. Kështu, çdo gjë që ndodh në këtë dynja, si bindja e të bindurve ashtu edhe mohimi i mohuesve ngjitet e paraqitet tek Zoti. Veprat e tyre ngjiten tek Ai në çast. edhe pse kjo do të zgjaste 1000 vjet sipas llogarisë sonë, Allahu i ngjit veprat e robve në çast. 25 - Ai është i Gjithëdituri për gjithçka, - të fshehtë apo të dukshme, Ngadhënjimtari, Mëshirëploti. - Ai i cili i krijoi ato krijesa madhështore, u lartësua e qëndroi mbi Arshin madhështor, dhe kujdest vetë për çështjet e krijimit të Tij, është: "...i Gjithëdituri për gjithçka, - të fshehtë apo të dukshme, Ngadhënjimtari, Mëshirëploti." Të gjitha këto krijesa Ai i solli në ekzistencë me diturinë e Tij të gjerë, me fuqinë e Tij të plotë dhe absolute dhe me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse. Gjithashtu vendosi në to dobi të shumta dhe gjithçka që është domosdoshmëri për krijesat. Ai nuk e ka aspak të vështirë kujdesin për krijimin e Tij. - Është Ai i cili e përsosi gjithçka që ka krijuar,... - Allahu i Madhëruar e përsosi gjithçka që ka krijuar. Çdo krijese Ai i ka dhënë atë që i përshtatet. Ky është një përshkrim i përgjithshëm i krijesave. Pastaj Ai flet për njeriun në veçanti, për vetë rëndësinë dhe vlerën e tij të madhe. - dhe që krijimin e njeriut e filloi nga balta. - Kështu e krijoi Allahu, Ademin (a.s), babain e gjithë njerëzimit. - Dhe i bëri pasardhësit e tij prej një pike uji të përbuzur. - Kështu e bëri Zoti që të shumohen lloji njerëzor, përmes kësaj mënyre dhe atij uji që hidhet furishëm në barkun e nënës, - ai ujë i nënçmuar nga njerëzit. - Por Ai e formësoi atë plotësisht (në barkun e nënës) - pastaj e bëri një krijesë të plotë me mish, kocka, nerva, damarë, e gjithçka tjetër. Ai e përkreu krijimin e njeriut. Çdo gjymtyrë e vendosi në vendin e vet, pikërisht atje ku duhet. Pastaj: - dhe i fryu prej shpirtit të (krijuar prej) Tij. - Kështu Zoti dërgon një melek që i fryn shpirtin dhe kjo krijesë kthehet, me lejen e Allahut, në një gjallesë me shpirt. - Është Ai që ju pajisi me dëgjim, me shikim dhe me zemër. - Kështu, dalëngadalë Ai i kompleton mirësitë tuaja. Është Ai që ju jep aftësinë për të parë dhe për të dëgjuar. Ai ju jep edhe aftësinë për të logjikuar dhe ndier me zemër. - Por ju, shumë pak falënderoni. - shumë pak po jeni mirënjohës për Atë që ju krijoi e formësoi me më të bukurën formë e krijim.