33. Ahzab · Ajeti 20 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 33:7–33:20
Edhe në kaptinën Ali Imran është përmendur besa e marrë prej pejgamberëve se do ta vërtetojnë, do ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe do t'i përmbahen saktë detyrës së besuar prej Zotit. Këtu përmenden pesë pejgamberët më autoritativë, "Ulul Azmi", por për hir të pozitës dhe famës më të lartë, i pari përmendet Muhammedi, anipse është i dërguari i fundit.
Zoti xh. sh. i thërret besimtarët të përkujtojnë të mirën, ndihmën që u ofroi me rastin e rrethimit të Medinës prej ushtrisë së armikut.
Në të vërtetë, afër një viti e sipër pas luftës së Uhudit, idhujtarët arabë, kurejshë e Gatafanë dhe jehuditë: Beni Nadir dhe Kurejdha, formojnë një ushtri të përbashkët për ta sulmuar Medinën, gjegjësisht, Pejgamberin dhe myslimanët. Për aleancën e armikut, e cila kishte tubuar më tepër se dhjetëmijë ushtarë dhe të cilës ushtri i printe Ebu Sufjani, kishte dëgjuar Pejgamberi. Me propozimin e Selman Farisiut, Pejgamberi urdhëron hapjen e një kanali (hendeku, istikami) rreth e përqark Medinës. Ushtria myslimane numëronte tremijë veta. kur arriti ushtira e armikut dhe e rrethoi qytetin, e asaj iu kishin bashkuar edhe jehuditë e vendit me të cilët myslimanët kishin pasur marrëveshje, frika u shtua, belaja u zmadhua sa që pati mendime të ndryshme. Myslimanët mbanin shpresë në ndihmën e Zotit, e formalistët munafikë i humbën shpresat dhe premtimin e Allahut e të Muhammedit, e konsideruan mashtrim. Shumë prej munafikëve kërkonin leje nga Pejgmaberi të shkonin në shtëpitë e veta për t'u mbrojtur. Pejgamberi u dha leje, por e dinte se po ikin prej luftës. Kur'ani i thotë se ata, edhe sikur të ishin në mesin tuaj, nuk do të luftonin, do të pranonin të kthehen në idhujtari po qe se armiku do të dominonte. Ata thonin me vete se më mirë do të ishte për neve sikur të ishim beduinë, e të jetonim në shkretëtirë e të mos ishim në Medinë, e prej atje do të kuptonim se ç'po ngjanë me myslimanët. i Si përfundim i kësaj lufte që quhet: Lufta e Hendekut, sipas kanalit të hapur, ose: Lufta e Ahzabit, sipas aleancës i ushtarake të armikut, armiku e mban të rrethuar Medinën për disa ditë, por një natë kur ishte errësirë e madhe, Zoti I e lëshon një frymë të stuhishme e të ftohtë, ua shuan zjarrin, ua rrënon çadrat, ua shtie frikën në shpirt dhe e lëshojnë rrethimin e ikin. Myslimanët shpëtojnë pa kurrnjë të keqe, por zbulohen ata që ishin vetëm formalisht myslimanë dhe ashtu i pastrojnë radhët e veta. Thuhet se gjatë asaj nate të errët ushtria e padukshme që përmendet, ishin engjëjtë, të cilët i frikësuan ushtarët e armikut dhe ndihmuan ushtrinë myslimane.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 33:20
Edhe këto janë prej cilësive të tyre të shëmtuara, që tregojnë frikën dhe tmerrin që u ka pushtuar zemrat. Thotë i Lartësuari: - “Ata mendonin (nga frika e madhe) se ushtritë (armike) ende nuk ishin larguar.” - Ata mendonin se ishin ende afër tyre dhe mund të riktheheshin. Në këto përmasa ishte frika, që i kishte verbuar dhe kishte pushtuar zemrat e tyre. - “Dhe nëse ushtritë (armike) do të ktheheshin edhe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë mes beduinëve dhe të sigurt atje larg të merrnin lajme për ju. ” - Po të vinin ushtritë, ata do të dëshironin që të mos ishin të pranishëm në Medinë. Madje, ata do të dëshironin të ishin në skajet e largëta të shkretëtirës, duke pyetur rreth lajmeve, ndodhive dhe gjendjes tuaj, pas përballjes me armiqtë. - “Por, edhe sikur të ishin në mesin tuaj, shumë pak do të luftonin. ” - Të tillë janë ata: frikacakë, të dobët, që nuk kanë siguri te Zotit. Allahu i Lartësuar është i pastër nga çdo e metë, është i gjithëditur rreth tyre dhe na tregon të fshehtat e asaj që ndodh në zemrat e tyre.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 33:19–33:20
- Por edhe atëherë vrapojnë të marrin veç për vete. - Ata nuk marrin pjesë në luftë as me trupin e forcën e tyre dhe as duke shpenzuar nga pasuria e tyre. - Pastaj, kur i pushton frika, do t'i shohësh se si të shikojnë me ata sytë e tyre që rrotullohen si të atij që është në agoni. – Të shohin të tmerruar, njësoj si ai që po i bie të fikët nga frika e vdekjes. E tillë është frika e tyre. Ajo ua ka pushtuar zemrat dhe i ka bërë që të mos mendojnë. Ata druhen se mos i detyrojnë të luftojnë kundër dëshirës së tyre. - Dhe kur u largohet frika, ata ju sulmojnë me ato gjuhë therrëse, duke lakmuar për pasuri (plaçkë lufte). - Kur
situata qetësohet dhe zotëron paqja, do t'i shohësh se sa mirë që ligjërojnë e flasin me fjalë të mëdha dhe sllogane trimërie, por që të gjitha janë pretendime boshe e të kota. Teksa i dëgjon, mendon se janë trima të sprovuar, që i vërsulen armikut. Kjo është cilësia më e keqe që mund të gjendet tek njeriu: që të jetë koprrac dhe i lëkundur në përmbushjen e detyrimeve: koprrac me pasurinë, duke mos e shpenzuar atje ku duhet, koprrac me trupin e tij, duke mos luftuar armiqtë e Allahut ose të ftojë njerëzit e të përhapë fenë e Allahut, koprrac me prestigjin dhe famën e tij, koprrac me diturinë e tij, këshillat dhe opinionet e tij në çështje të rëndësishme. Për këta lloj njerëzish, që janë në këtë gjendje, Allahu thotë: - Të tillë njerëz nuk kanë besuar prandaj Allahu ua asgjësoi veprat e tyre dhe kjo për Allahun është lehtë. - Për shkak të mangësisë së imanit në zemër, Allahu i Madhëruar ua asgjësoi veprat e tyre. Ndërsa besimtarët, Zoti i ruajti nga koprracia e vetes së tyre. Ai i forcoi dhe udhëzoi ata që të përmbushnin atë për të cilën u urdhëruan, duke vënë në shërbim trupin e tyre duke luftuar në rrugën e Zotit, duke e lartësuar me davet fjalën dhe fenë e Tij, duke shpenzuar pasurinë e tyre në rrugët e shumta të mirësive, duke përdorur prestigjin dhe diturinë e tyre në shërbim të çështjes së Zotit. - Ata mendonin (nga frika e madhe) se ushtritë (armike) ende nuk ishin larguar. - Ata mendonin se armiqtë që ishin tubuar që të luftonin kundër Profetit të Zotit dhe shokëve të tij, ende nuk ishin larguar. Mendonin se ata do të vazhdonin luftën derisa t'i shfarosnin besimtarët. Por nuk u dolën llogaritë, ashtu siç i kishin menduar. - Dhe nëse ushtritë (armike) do të ktheheshin edhe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë mes beduinëve dhe të sigurt atje larg të merrnin lajme për ju. - Nëse do të ndodhte që ajo ushtri të mblidhej prapë, ata do të dëshironin të ishin larg. Ata do të dëshironin që të mos ishin në Medinë e as afër saj, por të ishin shumë larg, që thjesht të ndiqnin lajmet për së largu se çfarë do të ndodhte. U poshtërofshin dhe u shkatërofshin ata, sepse janë njerëz që askujt nuk i shërben prania e tyre. - Por, edhe sikur të ishin në mesin tuaj, shumë pak do të luftonin. - Për këtë arsye, mos u kushtoni rëndësi dhe të shqetësoheni për ta.