وَأَوۡرَثَكُمۡ أَرۡضَهُمۡ وَدِيَٰرَهُمۡ وَأَمۡوَٰلَهُمۡ وَأَرۡضٗا لَّمۡ تَطَـُٔوهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٗا
E juve ua la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Shembullin më të mirë për durim, për trimëri luftarake, për fjalën, veprat dhe sjelljen muslimanët e kanë në Pejgamberin e tyre, prandaj do të duhet të orientohemi dhe pajisemi me cilësitë e tij. Besimtarët e pajisur me cilësitë e duhura, nuk mundi t’i trembë numri i madh i armikut, përkundrazi ata u forcuan edhe më shumë, pse e dinin se sprova në këtë jetë është rregull, e ishin edhe të bindur, se Allahu do t’i ndihmojë. Prandaj pati prej tyre që e flijuan jetën për rrugën e Allahut, e pati që mezi e prisnin momentin, që të vdisnin si dëshmorë. Jehuditë e fisit Beni Kurejdha, të cilët e thyen marrëveshjen me muslimanët dhe ndihmuan armikun e tyre idhujtarët, Zoti i dënoi ashtu që u detyruan të hapin fortifikatën, ku ishin të strehuar dhe të dorëzohen, kurse burrat e tyre u dënuan me vdekje, ndërsa gra e fëmijë u robëruan. Vendin e tyre e trashëguan muslimanët, e trashëguan edhe toka të tjera, si atë të Hajberit etj.