We edhkurne ma jutla fi bujutikunne min ‘ajati Ellahi wel-hikmeti ‘innall-llahe kane letifæn habiræn
E, përkujtojeni atë nga ajetet e All-llahut dhe rregullat e fesë që po u lexohen në shtëpitë tuaja; vërtet, All-llahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë.
‘Innel-muslimine wel-muslimati wel-mu’uminine wel-mu’uminati wel-kanitine wel-kanitati we es-sadikine we es-sadikati we es-sabirine we es-sabirati wel-hashi’ine wel-hashi’ati wel-muteseddikine wel-muteseddikati we es-sa’imine we es-sa’imati wel-hafidhine furuxhehum wel-hafidhati we edh-dhakirinel-lahe kethiræn we edh-dhakirati ‘e’addel-lahu lehum megfireten we ‘exhræn ‘adhimæn
Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas disfatës së ushtrisë së aleatëve dhe pas zgjerimit të territorit të muslimanëve, jeta e muslimanëve përmirësohet në përgjithësi, por Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij më të ngushtë nuk bëjnë ndonjë ndryshim në modestinë e jetës së tyre të përditshme. Megjithatë gratë e Pejgamberit dëshiruan pak përmirësim në standardin jetësor dhe ia kërkuan Pejgamberit a.s. një gjë të tillë. Duke qenë Pejgamberi ulur në mesin e tyre vjen Ebu Bekri e pas tij Omeri dhe kërkojnë leje të hyjnë, por një herë nuk lejohen e më vonë lejohen. Pejgamberi rrinte në heshtje, Omeri tha: do të flasë e ndoshta do të na buzëqeshë Pejgamberi. I tha: O i Dërguar i Zotit, të kishe parë se si gruaja ime kërkonte prej meje furnizim më të madh, e unë i
We ma kane limu’uminin we la mu’uminetin ‘idha kadallahu we resuluhu ‘emræn ‘en jekune lehumul-hijeretu min ‘emrihim we men ja’si Ellahe we resulehu fekad delle delalæn mubinæn
Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.
We ‘idh tekulu lilledhi ‘en’amel-lahu ‘alejhi we ‘en’amte ‘alejhi ‘emsik ‘alejke zewxheke we etteki Ellahe we tuhfi fi nefsike mallahu mubdihi we tehsha en-nase wel-lahu ‘ehekku ‘en tehshahu felemma kada zejdun minha weteræn zewwexhnakeha likej la jekune ‘alel-mu’uminine herexhun fi ‘ezwaxhi ‘ed’ija’ihim ‘idha kadew minhunne weteræn we kane ‘emru Ellahi mef’ulæn
"(Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: "Mbaje bashkëshorten tënde dhe ki frikë nga All-llahu!", e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t'i frikësohesh All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer.
Ma kane ‘ala en-nebiji min herexhin fima feredel-lahu lehu sunnetel-lahi fil-ledhine halew min kablu we kane ‘emru Ellahi kaderæn mekduræn
Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhri i All-llahut është vendim i kryer.
el-Ledhine jubelligune risalati Ellahi we jehshewnehu we la jehshewne ‘ehedæn ‘illallahe we kefa billahi hesibæn
(ligj i All-llahut ndër) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është i mjaftë të jetë llogaritës.
Ma kane muhemmedun ‘eba ‘ehedin min rixhalikum we lekin resulel-lahi we hateme en-nebijine we kanel-lahu bikulli shej’in ‘alimæn
Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.
We la tuti’il-kafirine wel-munafikine we da’ ‘edhahum we tewekkel ‘ala Ellahi we kefa billahi we kilæn
Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos u vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Vendimi i Zotit ose i Pejgamberit përkitazi me çfarëdo çështje qoftë është detyrim për çdo besimtar dhe besimtare, të veprojë sipas tij, edhe nëse ka të bëjë me jetën e tyre personale. Ndoshta ky ajet ka të bëjë me martesën e Zejdit me Zejneben, porse është rregull i përgjithshëm. Ai të cilit Zoti i kishte ndihmuar të largohet prej kufrit e të pranojë Fenë Islame, i kishte ndihmuar edhe Pejgamberi pse kishte qenë rob dhe e kishte liruar, ishte Zejd ibni Harithi. Zejdi ishte rob i Hadixhes qysh nga koha e injorancës. Pasi prej robërve ishte i pari, që e pranoi Fenë Islame, e edhe prej muslimanëve të parë, Muhamedi a.s. e donte shumë. Zejdi nuk pat pranuar të shkojë te babai i vet, që ishte idhujtar, dhe shfaqi dëshirën të mbesë te Pejgamberi, e për këtë qëndrim të tij Pejgamberi e adoptoi për djalë, prandaj quhej Zejdi i Muhamedit. Nga dashuria që ushqente ndaj Zejdit Pejgamberi u përpoq dhe arriti ta martojë me Zejnebe binti Xhahshin, grua autoritaive kurejshite. Ajo martesë nuk qe aq fatlume, sepse Zejnebeja e ndiente veten të përulur pse ishte martuar me një rob dhe harmonia e respekti në bashkëshortësi nuk ishte në nivel. Pejgamberi ishte njoftuar nga ana e Zotit, se do t’i duhej të martohej me Zejneben, sepse Zejdi do ta prishë kurorën me të. Këtë e dinte Pejgamberi a.s., por kur iu ankua Zejdi, se nuk mund të jetojë në bashkëshortësi me Zejneben për shkak se ajo ishte kryelartë ndaj tij, Pejgamberi i tha: Ki dro Zotin, e mbaje gruan dhe mos e lësho! Kjo ishte ajo që i thuhet Muhamedit a.s.: e mbaje fshehtë në vete. Pejgamberi e dinte, se urdhri i Zotit duhej zbatuar patjetër, se urdhri i kësaj martese të tij me Zejneben kishte si qëllim zhdukjen e traditës së kahershme, sipas së cilës fëmija e adoptuar konsiderohej si të ishte fëmijë nga barku e gjaku me të gjitha të drejtat edhe në trashëgim. Këtë zakon të mbrapshtë duhej thyer një herë e përgjithmonë, por Pejgamberi a.s. e dinte edhe atë, se njerëzit do ta përgojonin, se u martua me gruan e djalit, prandaj edhe heshtte deri sa iu tërhoq vërejtja seriozisht, se duhej t’i frikësohej Zotit, e jo thënieve të njerëzve të padijshëm. Ajsheja, bashkëshortja e Pejgamberit thotë: Sikur Pejgamberi të kishte mundësi dhe leje të fshehte diçka nga shpallja e Zotit, nga Kurani, ai do ta fshihte këtë: E mban fshehtë në veten tënde atë që Allahu do ta publikojë... ajeti 37. Armiqtë e përbetuar të Pejgamberit, të Kuranit dhe të Fesë Islame trilluan dhe thurën
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.