← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

33. Ahzab · Ajeti 39 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 33:36–33:48

Vendimi i Zotit ose i Pejgamberit përkitazi me çfarëdo çështje qoftë, është obligim për secilin besimtarë dhe besimtare, të veprojë sipas tij, edhe nëse ka të bëjë me jetën e tyre personale. Ndoshta ky ajet ka të bëjë me martesën e Zejdit me Zejneben, por është rregull i përgjithshëm.

Ai të cilit Zoti i kishte ndihmuar të largohet prej kufrit e të pranojë fenë islame, i kishte ndihmuar edhe Pejgamberi pse kishte qenë rob dhe e kishte liruar, ishte Zejd ibni Harithi. i Zejdi ishte rob i Hadixhes qysh nga koha e injorancës. Pasi prej robërve ishte i pari që e pranoi fenë islame, e edhe prej myslimanëve të parë, Muhammedi a.s. e donte shumë. Zejdi nuk pat pranuar të shkojë te babai i vet që ishte idhujtar, shfaqi dëshirën të mbesë te Pejgamberi, e për këtë qëndrim të tij Pejgamberi e adoptoi për djalë, andaj quhej Zejdi i Muhammedit.

Nga dashuria që ushqente ndaj Zejdit, Pejgamberi u përpoq dhe arriti ta martojë me Zejnebe binti Xhahsh, grua autoritaive kurejshite. Ajo martesë nuk qe aq fatlume, sepse Zejnebeja e ndiente veten të përulur pse ishte martuar për robin (skllavin) dhe harmonia e respekti në bashkëshortësi nuk ishte në nivel. Pejgamberi ishte njoftuar nga ana e Zotit se do t'i duhej të martohej me Zejneben, ngase Zejdi do ta prishë kurorën me të. Këtë e dinte Pejgamberi, por kur iu ankua Zejdi se nuk mund të jetojë në bashkëshortësi me Zejneben për shkak se ajo ishte kryelartë ndaj tij, Pejgamberi i tha: kij dro Zotin, e mbaje gruan dhe mos e lësho! Kjo ishte ajo që i thuhet Muhammedit: e mbaje fshehtë në vete. Pejgamberi e dinte se urdhëri i Zotit pa tjetër duhej zbatuar, se urdhëri i kësaj martese të tij me Zejneben kishte për qëllim likuidimin e traditës së kahershme sipas së cilës fëmija e adoptuar konsiderohej si të ishte fëmijë nga barku e gjaku me të gjitha të drejtat edhe në trashëgim. i Këtë zakon prapanik duhej thyer njëherë e përgjithmonë, por Pejgamberi e dinte edhe atë se njerëzit do ta përgojonin se u martua me gruan e djalit, andaj edhe heshtte deri sa iu tërhoq vërejtja seriozisht se duhej frikësuar Zotit, e jo thënieve të njerëzve të padijshëm. Ajsheja, bashkëshortja e Pejgamberit thotë: Sikur Pejgamberi të kishte mundësi dhe leje të fshehte diçka nga shpallja e Zotit, nga Kur'ani, ai do ta fshehte këtë: E mban fshehtë në veten tënde atë që Allahu do ta: publikojë... ajeti 37.

Armiqtë e përbetuar të Pejgamberit, të Kur'anit dhe të fesë islame, trilluan dhe thurën llojlloj variantesh rreth këtij rasti, pati edhe myslimanë komentatorë e muhadithinë që pa ndonjë qëllim të keq, por nga naiviteti dhe nga pakujdesia, ranë në kurth të armiqve.

Ky ligj i Zotit duhet zbatuar si prej Pejgamberit ashtu edhe prej besimtarëve pa kurrfarë ngurrimi, kështu e zbatuan edhe pejgamberët e mëparshëm.

Pejgamberi nuk ishte baba i njerëzve, por i dërguar i Zotit me të cilin përfundon dërgata, shpallja, është dëshmitar, është pishtar i dritës së pashuar që lajmëron besimtarët për xhennet, e mëkatarëve u tërheq vërejtjen me zjarr, është i mbështetur në Zotin, e nuk çanë kokë për dredhitë e armiqve, pse Zoti është në krahun e tij.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 33:39–33:40

Allahu i Lartësuar e lavdëron këtë kategori njerëzish, duke thënë: - “Ata, që i kumtojnë shpalljet e Allahut (ndër njerëz), i frikësohen vetëm Allahut e askujt tjetër përveç Tij.” - Bëhet fjalë për ata të cilët e kumtojnë qartë Shpalljen e Zotit dhe e mbajnë amanetin për përcjelljen e qartë dhe të plotë të saj te krijesat e Tij. Tjetër cilësi e tyre është se ata i frikësohen vetëm Allahut e askujt tjetër, veç Tij. Ata nuk i pengon kërcënimi i askujt në lidhje me kumtimin e shpalljeve të Zotit të Lartësuar dhe nuk frikësohen që të heqin dorë prej kësaj. 177 - “Dhe mjafton Allahu si llogaritës (i veprave të robit) .” - Mjafton që Allahu të jetë Ndihmësi, Mbështetësi i tyre dhe Ai që

u dhuron fitoren. Nuk ka dyshim se Muhamedi ﷺ është zotëria i gjithë njerëzi - mit e më i dalluari ndër ta, qoftë në kumti - min e qartë të së vërtetës, qoftë në çdo aspekt tjetër. Pa dyshim, ai u përkushtua me gjithë shpirt për ta kumtuar Shpalljen tek të gjithë njerëzit, nga lindja në perëndim. Allahu i Lartësuar e shfaqi dhe e bëri të triumfonte fenë e Tij mbi të gjitha fetë dhe besimet në këtë botë. Çdo profet më përpara, në fakt, dërgohej vetëm për popullin e vet, ndërsa Muhamedi ﷺ u dërgua tek të gjithë krijesat, arabët dhe joarabët. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju...” [Araf 158]. Më pas, këtë prestigj, nderin e kumtimit të Shpalljes ndër njerëz, e trashëgoi umeti i tij. Nuk ka dyshim se në gradën më të lartë të kumtuesve të Shpalljes, pas profetit Muhamed ﷺ ,ishin shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), të cilët e përcollën këtë fe në brezin pasardhës. Ata e kumtuan Shpalljen me besnikëri, ashtu siç i urdhëroi Zoti i Lartësuar dhe Profeti ﷺ .Ata përcollën me korrektësi gjithçka që morën nga Profeti i tyre, qoftë fjalë apo vepra, madje edhe përshkrimin e gjendjeve të tij, gjatë natës apo gjatë ditës, kur ishte në vendin e vet, apo në udhëtim. Madje, edhe jeta, fjalët dhe veprat e tij brenda familjes së vet u sollën imtësisht nga gratë dhe familja e tij, - Allahu qoftë i kënaqur me ta dhe i kënaqtë me mirësitë dhe shpërblimet e Tij ! - . Çdo brez që erdhi më vonë e mori këtë trashëgimi të vyer prej paraardhësve të mirë e besnikë dhe e transmetoi me korrektësi, deri në kohën tonë. Me dritën e kësaj trashëgimie ecin ata që ndjekin udhën e Allahut të Lartësuar dhe të brezave të parë të zgjedhur. Me metodologjinë e tyre punojnë ata të cilëve Allahu i Lartësuar u ka dhënë sukses. E lusim Allahun e Lartësuar, që është Bamirësi më i madh, që të na bëjë dhe ne pasues të këtyre brezave te mirë! 178 Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2141. “Askush nga ju të mos e nënçmojë veten, por le të flasë në lidhje me çështjet e Allahut, kur e sheh se duhet ta thotë fjalën e tij, sepse Ditën e Gjykimit, Allahu ka për të thënë: “Ç’të pengoi që të flisje dhe të thoshe të vërtetën?” Ai do të thotë: “Pata frikë njerë - zit.” Allahu do të thotë: “Unë e meritoja më shumë që të më frikësoheshe!” Kështu e kanë sjellë edhe Abdurrazaku dhe Ibn Maxhe. - “Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj ...” - Pas këtij ajeti, njerëzit nuk thanë më “Zejdi, i biri i Muhamedit”, edhe pse ai e kishte birësuar kohë më parë. Profetit ﷺ nuk i jetoi asnjëri nga bijtë e vet biologjikë, madje ata nuk arritën as kohën e purbertetit. Kështu, me Hatixhen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) atij i lindi Kasimi, Tajibi dhe Tahiri. Të tre vdiqën të vegjël. Me Marie kopten, atij i lindi Ibrahimi, i cili gjithashtu vdiq kur ende ishte në gji. Në fakt, me Hatixhen, Profeti ﷺ pati edhe katër vajza: Zejneben, Rukijen, Umu Kulthumin dhe Fatimen, - Allahu qoftë i kënaqur me të gjitha! 179 Gjatë jetës së tij, i vdiqën tre vajza, ndërsa Fatimja vdiq gjashtë muaj pasi Profeti ﷺ e la këtë botë. - “... por është i dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë profetëve. Allahu është i Gjithëdituri për gjithçka. ” - I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “... Allahu e di më së miri se kujt ia dhuron Shpalljen e Vet.” [Enam 124.] Ky ajet është argument tekstual, që tregon se nuk ka më të dërguar (resul) dhe as lajmëtar ( nebij) pas Muha - medit ﷺ. Nëse themi se nuk ka lajmëtar (nebij), atëherë që të mos ketë resul pas tij është më parësore, sepse resulët janë një rreth më i ngushtë sesa nebijët. Çdo resul është nebij, por jo çdo nebij është resul.180 Në lidhje me këtë çështje kanë ardhur shumë hadithe muteuatira nga Profeti i Allahut të përcjella nga një grup i madh sahabësh. Po sjellim këtu disa prej tyre. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku (r.a), se Profeti i Allahut ka thënë: 2142. “Profetësia dhe nebijët tashmë janë ndërprerë dhe pas meje nuk ka më resul dhe

as nebij.” Njerëzit u rënduan nga kjo fjalë dhe e shprehën këtë. Atëherë, Profeti i Allahut tha: “Por do të vazhdojnë përgëzue - set: ëndrrat e muslimanit. Edhe ato janë pjesë e profetësisë.” Kështu e ka sjellë Tirmidhiu, që thotë se është sahih garib prej Muhtar el Fulfulit. Ebu Daud et Tajalisi sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdilahi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2143. “Unë dhe profetët para meje jemi si shembulli i një njeriu që ka ndërtuar një godinë, të cilën e ka rregulluar mirë dhe zbukuruar, përveç një hapësire bosh për një gur në një prej qosheve të saj. Njerëzit sillen përreth saj të mahnitur dhe thonë: “Ah, sikur të vihej edhe k y gur këtu!” Profeti ﷺ thotë: “Ai “gur” jam unë; unë jam vula e të gjithë profetëve.””. Kështu e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi. Imam Muslimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2144. “Jam privilegjuar nga profetët e tjerë me gjashtë gjëra: më është dhënë fjala gjithë - përfshirëse dhe kuptimplotë (Kurani dhe Suneti), jam ndihmuar me frikën (e futur në zemrat e armiqve), më është lejuar plaçka e luftës, toka më është bërë pastrues dhe vendfalje, jam dërguar për të gjitha krijesat dhe me mua është vulosur dërgimi i lajmë - tarëve (nebijin-ëve).”] Hadithin e sjellin edhe Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe. Zuhriu përcjell nga Xhubejr Ibn Mutaimi, i cili transmeton nga i ati, se e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2145. “Profeti na tregoi njëherë për disa emra të tij, duke thënë: “Unë jam Muhamedi, Ahmedi, El Mâĥi (Fshirësi), nëpërmjet meje Allahu fshin mosbesimin, unë jam El Hâshiri (Tubuesi), unë do të çohem nga varri e do të tubohem i pari, kurse njerëzit do të tubohen pas meje. Unë jam El Akibi (i Fundit) dhe pas meje s`ka më nebijj.” [Buhariu dhe Muslimi].181 Allahu i Lartësuar në Librin e Tij dhe Profeti (a.s) në Sunetin dhe hadithet muteuatira që kanë ardhur prej tij na kanë njoftuar se nuk ka më lajmëtar dhe profet pas Muhamedit. Le ta dinë njerëzit dhe xhindët se, pas këtyre argumenteve, çdo - kush që pretendon është i dërguar nga Zoti, ai është mashtrues, trillues, gënjeshtar dhe devijues i njerëzve nga rruga e drejtë, edhe nëse bën vepra të jashtëzakonshme në dukje, edhe nëse sjell magji të ndryshme apo fjalë devijuese dhe hutuese, të gjitha janë të kota dhe kurrsesi nuk mund të tregojnë se ai është profet dhe i dërguar nga Zoti. Ato gjëra nuk mund të devijojnë ata të cilët janë të urtë, të ditur dhe të mençur. Pas Profetit ﷺ ,dolën disa profetë të rremë, si El Esued el Anesi në Jemen ose Muselejme Kedhabi në Jemame, të cilët sillnin edhe gjëra të çuditshme përmes magjisë dhe shejtanëve. Megjithatë, kushdo që ka urtësi, mençuri dhe e njeh Islamin, e kupton se ata ishin devijues e mashtrues (mallkimi i Allahut qoftë me ta dhe mbi çdo devijues nga e vërteta dhe rruga e drejtë, deri në Ditën e Kijametit! 182 Kështu do të vazhdojë dalja në këtë botë e mashtruesve, pretenduesve të profetësisë, derisa të mbyllet ky zinxhir i këtyre të devijuarve e të mallkuarve me daljen Dexhalit, Mesihut të rremë, i cili do të dalë në kohën e fundit. Allahu i Lartësuar thotë: “A t’ju tregoj (o njerëz) se kujt i vijnë shejtanët? Ata i vijnë çdo gënjeshtari e çdo të mbushuri me gjynahe. Bëhen sy e veshë (për çdo gjë) dhe shumica e tyre janë gënjeshtarë.” [Shuara 221, 222]. Kjo është ndryshe nga gjendja e profetëve, - paqja e Zotit qoftë mbi ta - të cilët janë në gradat më të larta të bamirësisë, të vërtetësisë dhe sinqeritetit, ofrojnë udhën e drejtë, zbatimin e urdhëresave të Zotit, që janë garantuese të drejtësisë, mirësisë dhe mëshirës. Profetët janë të drejtë në atë që thonë dhe në çdo urdhër që përcjellin nga Zoti i tyre. Ata janë të drejtë e bamirës edhe në ato gjëra që ndalojnë. Gjithashtu, ata ndihmohen nga shumë mrekulli, argumente të qarta dhe fakte të pakundërshtueshme, që dëshmojnë për vërtetësinë e tyre si të dërguar të Allahut, - salavatet dhe selamet qofshin përherë me ta, për sa kohë të jetë Toka dhe qiejt!

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 33:38–33:39

Ky ajet hedh poshtë të gjitha ato shpifje dhe akuza që janë thënë kundër Profetit (a.s) për gratë e tij të shumta. Këto fjalë janë të padrejta dhe të pavend, sepse është Zoti i Lartësuar që ia ka lejuar Profetit të Tij diçka të tillë. Ai thotë: - Për Profetin nuk ka asnjë qortim kur bën atë që ia ka urdhëruar vetë Allahu. - Profeti nuk ka asnjë gjynah ose gabim për atë me të cilën vetë Allahu e ka ngarkuar, për atë që Zoti e përcaktoi që të jetë e tij. Madje kjo çështje (poligamia) është diçka që Allahu ua pati lejuar edhe profetëve të tjerë para tij: - Ky ka qenë ligji i Allahut edhe për popujt që kanë qenë më parë. Dhe urdhri (kaderi) i Allahut gjithmonë do të përmbushet. - Kjo qe diçka që patjetër do të ndodhte.

- Ata, që i kumtojnë shpalljet e Allahut (ndër njerëz), i frikësohen vetëm Allahut e askujt tjetër përveç Tij. - Ata u kumtojnë njerëzve ajetet dhe shpalljet e Allahut, argumentet dhe faktet e Tij të qarta, dhe i ftojnë ata që ta adhurojnë Allahun. Cilësia dalluese e tyre është: i frikësohen vetëm Allahut e askujt tjetër përveç Tij. Ata i frikësohen Allahut duke e njohur si një të vetëm dhe të pashoq. Ata nuk i frikësohen dhe druhen askujt tjetër veç Allahut. Kjo normë (martesa me shumë gra) ishte pjesë e traditës së gjithë profetëve, të cilët ishin të ruajtur nga Zoti prej gjynaheve që cenonin figurën e tyre. Atëherë, kjo vepër kurrsesi nuk mund të shihet si mangësi, por si vlerë e tyre. Dhe mos harro se detyra e atyre të zgjedhurve, të cilën ata e plotësuan në mënyrën më të plotë, ishte që t’i ftonin njerëzit në rrugën dhe ligjet e Zotit, për t’ju druajtur veçse Allahut, duke përmbushur urdhëresat e Tij dhe larguar nga ndalesat e Tij. - Dhe mjafton Allahu si llogaritës (i veprave të robit). - Është Ai që do t’i marrë në llogari robërit e Tij. Ai sheh dhe i di mirë të gjitha veprat e tyre. Nga kjo kuptohet se martesa është prej traditës së profetëve të dërguar nga Zoti.

← Ahzab 33:39