33. Ahzab · Ajeti 4 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 33:1–33:6
Idhujtarët kërkuan prej Pejgamberit që të mos i fyej dhe të mos asgjësojë zotat e tyre, të: thotë se edhe ata do të ndihmojnë në Ahiret, e atëherë edhe idhujtarët do të ndalen nga fyerjet ndaj Muhammedit dhe myslimanëve.
Zoti i madhëruar që i di qëllimet e njerëzve, e urdhëroi Muhammedin që ta vazhdojë rrugën e drejtë ndaj Allahut, e të mos u vërë veshin fjalëve boshe të idhujtarëve e munafikëve, fundja mbrojtja e tij është Allahu fuqiplotë.
Njëfarë njeriu prej kurejshëve kishte memorie të fortë, e kundërshtarët e Muhammedit donin ta ngrisnin edhe më lart se Muhammedin për nga zgjuarësia, andaj thonin se ka dy zemra dhe di më mirë se Muhammedi. Këtë trillin të tyre e mohon Kur'ani kategorikisht, madje i mohon edhe ato zakone të dëmshme e të trashëguara, si: gruaja i bëhej haram burrit sikur të ishte nënë e tij, vetëm pse burri i ka thënë: shpina jote është si shpina e nënës sime. Gruaja pra është grua e jo nënë. Ndër arabë ishte adet që fëmija e adoptuar, të thirret bir i atij që e kishte adoptuar, e jo në emër të babait të vet të vërtetë, madje ai konsiderohej anëtar i ngushtë i familjes si trashëgimtar me të gjitha të drejtat si të ishte fëmijë i vërtetë i adoptuesit. Këto dy zakone të shëmtuara Kur'ani i anuloi rreptësisht. Nëse ndonjë fëmijë nuk i dihet i ati i vërtetë, myslimanët janë të obliguar ta thërrasin vëlla ose dashamirë, e jo bir i ndonjë tjetrit.
) Përpjekja, kujdesi, butësia dhe dashuria e Pejgamberit ndaj çështjeve të besimtarëve ishte në kulminacion, andaj gjykimi i tij për ndonjë çështje, respekti ndaj tij, këshilla e tij, në krahasim i me të cilitdo besimtarë tjetër, ka përparësi, është e preferuar, është obligim i besimtarëve të aplikohet ajo që është prej Pejgamberit, para të gjitha të tjerave.
Gratë e Pejgamberit për besimtarët janë si në vend të nënave, pra martesa me to është e ndaluar si me nënat, obligim i besimtarëve është respekti ndaj tyre, e për sa u përket çështjeve të tjera, ato janë si të huajat.
Sipas dispozitave të sheriatit islam që dalin nga Kur'ani, e Kur'ani është shpallje dhe ligj prej Zotit, çështja e trashëgimit është sipas afrisë së gjakut etj., e jo sipas afrisë së besimit e sipas cilësisë muhaxhir.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 33:4–33:5
Si parapërgatitje për të marrë një rregull e dispozitë, Allahu i Lartësuar përmend një çështje të njohur e të pranuar nga ne, që të kujtojmë më mirë rregullat e Tij. Ashtu si Allahu nuk bëri dy zemra në kraharorin e një njeriu, po kështu është e palejueshme që “... gratë tuaja, - prej të cilave largoheni me dhihar, - t'i konsideroni si nënat tuaja.” Dhihar-i ndodh kur burri i thotë gruas së vet: “Ti je për mua si shpina e nënës time”, ose fjalë të tjera, për të shprehur se ajo është haram për të. Është quajtur ‘ dhihar’ - ‘shpina’, nisur nga shprehja e mësipërme, e cila përdorej nga arabët me nënkuptimin se burri nuk donte t’i afrohej më bashkëshortes për marrëdhënie intime. Por Allahu i Madhëruar e ndaloi këtë sjellje. Po kështu, edhe fëmija i birësuar nuk bëhet kurrë fëmija i birësuesit, dhe ky i fundit të konsiderohet si ati i tij biologjik. I Lartësuari thotë: - “Allahu nuk i ka bërë asnjë njeriu dy zemra në kraharor dhe as nuk ju lejon që gratë tuaja, - prej të cilave largoheni me dhihar - t'i konsideroni si nënat tuaja. ” - Ose siç thotë në ajetin tjetër: “Ata të cilët (bëjnë dhihar e) u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë ato që i kanë lindur. Në fakt, ata thonë fjalë të urryera dhe të pavërteta. Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mbulues i gjynaheve.” [Muxhadele 2]. - “Ai nuk lejon as që fëmijët që keni birësuar të marrin atësinë tuaj. ” - Është pikërisht kumtimi i kësaj ndalese shkaku i sjelljes së shembullit me dy zemrat në një kraharor. Ky ajet zbriti për çështjen e Zejd
Ibn Harithes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), skllavi të cilit Profeti ﷺ i dha lirinë. Qysh para kohës së shpalljes së tij si Profet i Zotit, ai e kishte birësuar Zejdin, prandaj ai njihej e thirrej ndër njerëz si “biri i Muhamedit”. Por Allahu i Madhëruar deshi që ta ndalonte këtë zakon të përhapur ndër njerëz. Ai tha: “... Ai nuk lejon as që fëmijët që keni birësuar të marrin atësinë tuaj .” Po në këtë sure, i Lartësuari thotë: “Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj, por është i dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë profetëve. Allahu është i Gjithëditur për gjithçka.”. - “Këto janë vetëm fjalë, që ju i shqiptoni me gojët tuaja ...” - Domethënë, thjesht deklarimi juaj para njerëzve se keni birësuar një fëmijë nuk i bën ata vërtet fëmijët tuaj, sepse ata kanë lindur nga prindër të tjerë. Pra, ashtu sikurse është e pamundur që dikush të ketë dy zemra në kraharor, ashtu edhe fëmija nuk mund të ketë dy baballarë. - “... dhe është Allahu Ai që thotë të vërtetën, dhe është Ai që udhëzon (atë që do) në rrugën e drejtë. ” - Seid Ibn Xhu - bejri shpjegon: “... thotë të vërtetën” dome - thënë: “pohon të drejtën”. Katadja shpje - gon: “Ai që udhëzon në rrugën e drejtë”, pra, në rrugën e Tij të drejtë e të mbarë. Abdurezaku rrëfen se i ka treguar Meameri se Zuhriu ka thënë: “Na është transmetuar se ai zbriti për Zejd Ibn Harithen. Pra, u soll për të treguar që biri i një burri tjetër nuk mund të jetë biri yt.” - “Jepuni atyre atësinë e vërtetë biologjike! Kjo është më e drejtë para Allahut.” - Ky urdhër shfuqizonte zakonin përpara Islamit, kur, me aktin e birësimit, fëmija deklarohej si i birësuesit. Allahu i Lartësuar urdhëroi për t’ia atribuar atë fëmijë vetëm babait biologjik. Kjo është më e mira dhe më e drejta. Buhariu sjell hadithin nga Ibn Umeri, i cili rrëfe n: 2103. “Zejd Ibn Harithen gjithmonë e thërrisnim: Zejdi, i biri i Muhamedit, derisa zbriti ajeti: “Jepuni atyre atësinë e vërtetë biolo - gjike! Kjo është më e drejtë para Allahut.” Këtë hadith e kanë sjellë edhe Muslimi, Tirmidhiu, Nesaiu, me rrugë të ndryshme, të gjitha nga Musa Ibn Ukbe. Kështu, pasi u anulua ky gjykim dhe Allahu i Lartësuar e bëri të lejueshme martesën me ish gruan e djalit të birësuar, Profeti i Allahut u martua me Zejnebe Bintu Xhahshin, pasi ajo u divorcua nga Zejd Ibn Harithe (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Në suren Nisa, ku tregohen kategoritë e grave me të cilat ndalohet martesa, Allahu i Lartësuar thotë: “Ju është ndaluar martesa edhe me gratë e bijve tuaj, që janë të lindur nga ju (jo të bijve të adoptuar) ” [Nisa 23]. Domethënë, martesa me ish gratë e bijve të adoptuar është e lejuar, sepse ata nuk janë të lindur nga ju. Ky ajet zbriti për Zejd Ibn Harithen, i cili ra dëshmor në luftën e Mu’tes, në vitin e tetë të hixhretit. - “Nëse nuk ua dini se kush janë etërit e tyre, atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj. ” - Allahu i Madhë - ruar na urdhëron që t’u japim përkatësinë e vërtetë atërore bijve të adoptuar, nëse njihen dhe dihen. Nëse ata nuk dihen, atëherë ata duhet të konsiderohen si vëllezër në fe dhe si miq, për t’ua zëvendësuar disi mungesën e prindërve biologjikë. - “Ju nuk keni gjynah për diçka që e bëni gamimisht, porse për ato që zemrat tuaja i bëjnë qëllimisht. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. ” - Nëse u jepni tjetër atësi biologjike gabimisht, pasi jeni përpjekur seriozisht për të gjetur përkatësinë e vërtetë, atëherë nuk keni asnjë gjynah, sepse Allahu i Madhëruar ka prem tuar se nuk e shkruan si gabimi , siç thotë në ajetin kuranor: “Allahu nuk e ngarkon asnjë përtej mundësive të tij: ai (robi) do të marrë atë çfarë ka fituar dhe do të ketë kundër atë çfarë ka merituar. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko me barrë të rëndë, siç ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko më tepër sesa kemi fuqi! Na i shlyej gjynahet, na i mbulo të këqijat e na mëshiro! Ti je Mbrojtësi ynë! Na ndihmo kundër atyre që nuk besojnë!” Në Sahih-un e Muslimit shënohet se Profeti i Allahut ka
thënë se, 2104. “... kur besimtarët bënë këtë lutje, Allahu i Lartësuar tha: “E bëra!”.” Buhariu sjell hadithin nga Sad Ibn Ebu Uekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Profeti ka thënë: “Atij që thirret jo në emër të babait të vet, duke e ditur se ai nuk është babai i tij, do t'i ndalohet Xheneti.” [Buhari dhe Muslimi]. Sërish Buhariu sjell hadithin nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se ai e ka dëgjuar Profetin ﷺ të ketë thënë: 2105. “Ai që thirret jo në emër të babait të vet, me vetëdije, e ka mohuar Allahun, si dhe, ai që e ndërron përkatësinë e tij fisnore, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.” Prej ajeteve të abroguara është edhe: “ Fe in -nhû kufrun bikum in tergabû an âbâikum (Për ju është kufër t'i mohoni prindërit tuaj).” Imam Ahmedi sjell këtë thënie nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!): 2106. “S'ka dyshim se Allahu e dërgoi Muhamedin ﷺ me të vërtetën dhe i zbriti Librin. Prej ajeteve që Allahu ka zbritur është edhe “ajeti i ndëshkimit me gurë”, të cilin e kemi lexuar, e kemi kuptuar dhe e kemi mbajtur mend. P rofeti ﷺ e ka zbatuar ndëshkimin me gurë, edhe ne pas tij e kemi zbatuar. Kam frikë se do të vijë një kohë kur njerëzit të thonë: “Betohemi në Allah se ndëshkimin me gurë nuk e gjejmë askund në Librin e Allahut!” E kështu do të devijohen njerëzit, duke anashkaluar një urdhër të zbritur nga Allahu. Ndëshkimi me gurë gjendet në Librin e Allahut, si dënim i merituar për atë që bën zina duke qenë i martuar, qoftë burrë, qoftë grua, nëse dalin prova të qarta ose shfaqet shtatzënia, ose nëse autori e pranon fajin. Gjithashtu, ndër gjërat që i kemi lexuar në Librin e Allahut është: “Mos i mohoni prindërit tuaj, sepse t'i mohoni prindërit tuaj është kufër”. Ose: “Për ju është kufër t'i mohoni prindërit tuaj.” [Buhariu].161
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 33:4–33:5
- Allahu nuk ka bërë dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu dhe as nuk jua lejoi që gratë tuaja, - prej të cilave largoheni me dhihar - , t'i konsideroni si nënat tuaja. - Allahu i Lartësuar i qorton dhe këshillon besimtarët që të mos flasin dhe të pohojnë gjëra të pavërteta, ashtu siç gënjejnë njerëzit e padrejtë e të paditur. Këto fjalë janë mashtrime e shpifje, të cilat sjellin gjëra të ndaluara nga Sheriati i Zotit. Këtu kemi të bëjmë me një rregull të përgjithshëm në Sheriatin e Zotit, në lidhje me atë çfarë flasim ose për lajmet që përcjellim rreth gjërave që ndodhin. Allahu i Madhëruar i veçoi këto çështje, sepse ato ndodhin shpesh dhe njerëzit kanë nevojë shumë të madhe që të dinë dispozitat rreth tyre. Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu nuk ka bërë dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu..." Kjo është diçka që kurrë nuk mund të ndodhë, prandaj kurrë të mos thoni për dikë që ka dy zemra brenda tij, dhe kështu të gënjeni rreth krijesës së Zotit. Pastaj thotë: "...dhe as nuk jua lejoi që gratë tuaja, - prej të cilave largoheni me dhihar, - ti
konsideroni si nënat tuaja". Domethënë, të konsiderosh gruan si në vend të nënës, duke i thënë:"...të kam si nënën time". Allahu i Madhëruar nuk i ka bërë gratë si nënat. Nëna jote është ajo që të ka lindur dhe që gëzon statusin e gruas më të lartë që meriton respektin dhe bamirësinë tënde. Martesa me të është haram për ty, ndërsa gruaja është hallall. Atëherë, si mund të vesh shenjën e barazimit mes dy gjërave të kundërta? Kjo është diçka që nuk lejohet, siç ka thënë Allahu i Madhëruar: "Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë ato që i kanë lindur. Në fakt, ata thonë fjalë të urryera dhe të pavërteta. Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mbulues i gjynaheve." [Muxhadile 2]. - Dhe as nuk ju lejon që djemtë tuaj të adoptuar të kenë përkatësinë tuaj (atërore). - Fëmijët e birësuar nuk janë fëmijët tuaj biologjikë, por quhen thjesht të birësuarit tuaj. Para Islamit dhe në fillimet e tij, i birësuari merrte atësinë e birësuesit. Allahu i Madhëruar e ndryshoi këtë zakon. Fillimisht, Ai tregoi se kjo është diçka jo e mirë, madje e shëmtuar, sepse, në fakt, është mashtrim e shpifje, dhe çdo mashtrim dhe shpifje nuk ka vend në Sheriatin e Zotit dhe besimtarët nuk e kanë atë cilësi. Kështu, Allahu i Lartësuar na e qartëson se bijtë tanë të vërtetë nuk janë ata që i kemi birësuar, por ata që janë lindur prej nesh. Ndërsa këta që janë lindur prej tjetër kujt, mund t’i quajmë ‘i adoptuar’. Nëse ju thoni për të birësuarin se ai është biri i filanit (adoptuesit), ose ky është babai i filanit, kjo është e gabuar. Allahu i lartësuar thotë: - Këto janë vetëm fjalë që ju i shqiptoni me gojët tuaja - Janë fjalë jo të vërteta dhe të padrejta. - dhe është Allahu Ai që thotë të vërtetën, dhe është Ai që udhëzon (atë që do) në rrugën e drejtë. - Ai thotë veçse të vërtetën dhe atë që është e sigurt, prandaj dhe ju udhëzon që të pasoni udhëzimet e Tij. Fjalët dhe ligji i Allahut janë të vërteta, ndërsa fjalët dhe veprat e kota nuk mund t'i atribuohen Atij dhe nuk mund të jenë prej udhëzimit të Tij. Ai udhëzon veçse në rrugën e drejtë dhe në vërtetësi. Por edhe fjalët e robve ndodhin me lejen e Tij, qofshin të mira apo të këqija. Pastaj i Madhëruari na mëson si të veprojmë. Ai thotë: - U jepni atyre përkatësinë e vërtetë atërore! Kjo është më e drejtë para Allahut. - Ju duhet t’u njihni përkatësinë e vërtetë atësore, duke përmendur prindërit e tyre biologjikë. Kjo është më e drejtë dhe e rregullt tek Allahu. - Nëse nuk ua dini se kush janë etërit e tyre, atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj. - Nëse nuk i dini kush janë prindërit e tyre biologjikë, atëherë "... atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj, domethënë, konsiderojini si vëllezërit e tuaj në fe dhe si miqtë e tuaj në Islam. Quajini vëllezër në Islam. Kështu, nuk lejohet që ata të quhen fëmijët tuaj. Nëse ua dini prindërit e tyre biologjikë, atëherë ua atribuoni atyre; dhe nëse nuk ua dini, atëherë quajini si vëllezër në fe ose miq. Mos mendoni se fakti që nuk u dihen prindërit biologjikë mund të jetë si justifikim që t’i quani si fëmijët tuaj. Kjo është e palejueshme. - Ju nuk keni gjynah për diçka që e bëni gamimisht, porse për ato që zemrat tuaja i bëjnë qëllimisht. - Nuk ka gjynah për ju në ato fjalë që i keni thënë më parë ose në rastet kur ju e bëni këtë gabimisht, por keni gjynah në ato fjalë që i thoni me vetëdije, edhe pse e dini se është e ndaluar. - Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Ai ju fal dhe ju mëshiron ju, duke mos ju dënuar për gjynahet e kaluara dhe ju ka falur gjithashtu edhe për ato që i thoni gabimisht. Gjithashtu, pjesë e faljes dhe mëshirës së Allahut është edhe fakti që Ai ju qartësoi të gjitha ligjet që ju mësojnë dhe rregullojnë fenë dhe dynjanë tuaj. Allahu qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar!