33. Ahzab · ajete 46–48

سورة الأحزاب
46

وَدَاعِيًا إِلَى ٱللَّهِ بِإِذۡنِهِۦ وَسِرَاجٗا مُّنِيرٗا

We da’iæn ‘ila Ellahi bi’idhnihi we siraxhæn muniræn

Dhe me urdhrin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues.

47

وَبَشِّرِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ بِأَنَّ لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ فَضۡلٗا كَبِيرٗا

We beshshiril-mu’uminine bi’enne lehum minel-lahi fedlæn kebiræn

E besimtarëve jepu sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe.

48

وَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَدَعۡ أَذَىٰهُمۡ وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا

We la tuti’il-kafirine wel-munafikine we da’ ‘edhahum we tewekkel ‘ala Ellahi we kefa billahi we kilæn

Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos u vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Vendimi i Zotit ose i Pejgamberit përkitazi me çfarëdo çështje qoftë është detyrim për çdo besimtar dhe besimtare, të veprojë sipas tij, edhe nëse ka të bëjë me jetën e tyre personale. Ndoshta ky ajet ka të bëjë me martesën e Zejdit me Zejneben, porse është rregull i përgjithshëm. Ai të cilit Zoti i kishte ndihmuar të largohet prej kufrit e të pranojë Fenë Islame, i kishte ndihmuar edhe Pejgamberi pse kishte qenë rob dhe e kishte liruar, ishte Zejd ibni Harithi. Zejdi ishte rob i Hadixhes qysh nga koha e injorancës. Pasi prej robërve ishte i pari, që e pranoi Fenë Islame, e edhe prej muslimanëve të parë, Muhamedi a.s. e donte shumë. Zejdi nuk pat pranuar të shkojë te babai i vet, që ishte idhujtar, dhe shfaqi dëshirën të mbesë te Pejgamberi, e për këtë qëndrim të tij Pejgamberi e adoptoi për djalë, prandaj quhej Zejdi i Muhamedit. Nga dashuria që ushqente ndaj Zejdit Pejgamberi u përpoq dhe arriti ta martojë me Zejnebe binti Xhahshin, grua autoritaive kurejshite. Ajo martesë nuk qe aq fatlume, sepse Zejnebeja e ndiente veten të përulur pse ishte martuar me një rob dhe harmonia e respekti në bashkëshortësi nuk ishte në nivel. Pejgamberi ishte njoftuar nga ana e Zotit, se do t’i duhej të martohej me Zejneben, sepse Zejdi do ta prishë kurorën me të. Këtë e dinte Pejgamberi a.s., por kur iu ankua Zejdi, se nuk mund të jetojë në bashkëshortësi me Zejneben për shkak se ajo ishte kryelartë ndaj tij, Pejgamberi i tha: Ki dro Zotin, e mbaje gruan dhe mos e lësho! Kjo ishte ajo që i thuhet Muhamedit a.s.: e mbaje fshehtë në vete. Pejgamberi e dinte, se urdhri i Zotit duhej zbatuar patjetër, se urdhri i kësaj martese të tij me Zejneben kishte si qëllim zhdukjen e traditës së kahershme, sipas së cilës fëmija e adoptuar konsiderohej si të ishte fëmijë nga barku e gjaku me të gjitha të drejtat edhe në trashëgim. Këtë zakon të mbrapshtë duhej thyer një herë e përgjithmonë, por Pejgamberi a.s. e dinte edhe atë, se njerëzit do ta përgojonin, se u martua me gruan e djalit, prandaj edhe heshtte deri sa iu tërhoq vërejtja seriozisht, se duhej t’i frikësohej Zotit, e jo thënieve të njerëzve të padijshëm. Ajsheja, bashkëshortja e Pejgamberit thotë: Sikur Pejgamberi të kishte mundësi dhe leje të fshehte diçka nga shpallja e Zotit, nga Kurani, ai do ta fshihte këtë: E mban fshehtë në veten tënde atë që Allahu do ta publikojë... ajeti 37. Armiqtë e përbetuar të Pejgamberit, të Kuranit dhe të Fesë Islame trilluan dhe thurën