33. Ahzab · Ajeti 59 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 33:58–33:73
Gratë e Pejgamberit dhe të besimtarëve urdhërohen të mbulohen ashtu që të dihen se janë gra të ndershme, i e të mos sulmohen prej rrugaçëve, pse në atë kohë kishte edhe gra që ishin robëresha, nuk ishin të strehuara te ndonjë burrë dhe si të tilla, njerëzit e pamoralshëm u vërsuleshin me fjalë e sjellje të këqija. Mbulimi i bukurive të trupit të gruas nuk është ndonjë gjest fanatizmi apo gjelozie, por ishte mjet me të cilin ngritej vlera e gruas.
Të gjithë ata që përpiqeshin në ndonjë mënyrë ta njollosnin pastërtinë dhe autoritetin e fesë islame, ishin hipokritë, idhujtarë ose intrigantë që nuk i lënin të qetë as besimtarët e as besimtaret. Pejgamberi urdhërohet t'ju tërheqë vërejtjen për të pushuar prej atyre intrigave të tyre. Përndryshe ata do të dëbohen prej Medinës dhe do të ndiqen e do të vriten kudo që të gjenden, sepse ky është ligj i Zotit kundër fesatxhinjve.
Në formë talljeje, disa njerëz e pyetnin Pejgamberin se kur do të jetë kijameti..? Kur'ani u përgjigjet se ai mund të jetë shumë afër, po si do që të jetë, duhet ta dijnë ata që nuk besuan se ata janë të mallkuar, se do të hudhen në zjarr, ashtu që fytyrat e tyre do t'i ekspozohen zjarrit sa në një anë e sa në anën tjetër dhe atëherë do të dëshprohen pse nuk besuan. Do të përpiqen t'ua hedhin fajin parisë që i udhëhoqi në rrugë të gabuar.
I Musai ka qenë njeri shumë i turpshëm, andaj nuk ka mundur askush t'ia shohë trupin. Hipokritët shpifën trillime se ai ka të meta të lloj-llojshme trupore. Një ditë mënjanohet në një skutë për t'u larë, e teshat i lë mbi një gur. Kur doli nga uji dhe shkoi te rrobat, ato nuk i gjeti ku i kishte lënë, por në një vend tjetër më larg. Duke vajtur lakuriq te petkat e veta, ka has në një grup njerëzish që ia shohin trupin e tij të shëndoshë dhe ashtu demantohen të gjitha trillimet.
Përgjegjësia e njeriut si halif në tokë, është shumë e madhe, andaj një përgjegjësi të tillë nuk do ta pranonin as trupat më të mëdhenj siç janë qiej, tokë e male. Mirëpo, pranimi i një përgjegjësie të tillë prej dikujt, ishte nevojë e domosdoshme, ngase përmes tij do të arrihej shfrytëzimi i begative të Zotit të krijuara për njeriun. Njeriu e pranoi emanetin dhe është përgjegjës për zbatimin e programit të Zotit, sipas të cilit i është garantuar secilit njeri jetë e lumtur edhe në këtë botë, e shpërblim i madh në jetën tjetër, e cila është qëllim përfundimtar. Me këtë emanet njerëzit janë vënë në sprovë. Fatlum është ai, që zbaton mësimet e Allahut, sepse është besnik i emanetit të besuar, e fatzi është ai që nuk llogarit për përgjegjësinë që e ka marrë përsipër dhe e mundon vetën e vet dhe tregohet xhahil.
Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i kaptinës "Ahzabë". Lavdëruar qoftë Allahu i madhërishëm!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 33:59–33:62
- “O Profet! Thuaju grave e bijave të tua dhe grave besimtare, që të hedhin mbulesën!” - Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t’u drejtojë këtë urdhër grave besimtare, në mënyrë të veçantë grave dhe vajzave të tij, për nderin dhe gradën e tyre të lartë, që të hedhin mbulesën, që të dallohen në këtë mënyrë nga pamja dhe zakonet e grave të kohës së injorancës dhe të dallohen nga skllavet e robinjat. El xhilbab është mbulesa që hidhet sipër shamisë së kokës ( himar). Kështu e kanë shpjeguar Ibn Mesudi, Ubejde, Katade dhe të tjerë. Ai i ngjan sot asaj që quhet izâr. El Xheuheriu shpjegon se xhilbab-i është manteli që hidhet mbi rrobat e trupit. Ali Ibn Talha përcjell nga Ibn Abasi: “Allahu i Madhëruar i urdhëroi gratë besimtare që, kur të dalin nga shtëpitë e tyre për ndonjë nevojë, të mbulojnë fytyrën me xhilbab, që hidhet sipër kokës, dhe të nxjerrin vetëm një sy për të parë.” Muhamed Ibn Sirini rrëfen: “Kur e pyeta Ubejdete Selmanin rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: “O Profet! Thuaju grave e bijave të tua dhe grave besimtare që të hedhin mbulesën!” - ai, duke shpjeguar, mbuloi fytyrën dhe kokën d he shfaqi veçse syrin e majtë.” Ndërsa Ikrima shpjegon: “Dome - thënë, gruaja duhet të mbulojë qafën dhe gjoksin me xhilbab, që hidhet sipër kokës, deri tek gjoksi.” Ibn Ebu Hatimi përcjell fjalën e Umu Selemete: “Kur zbriti ky ajet, gratë e ensarëve dilnin nga shtëpitë e tyre dhe ecnin aq qetësisht, si të kishin mbi kokat e tyre zogj (e mos i trembnin). Veshjet që hidhnin sipër ishin të zeza.” Zuhriu është pyetur për veshjen e skllaveve dhe tha se ato, e kanë detyrë të vënë vetëm shaminë e kokës ( himar), por jo xhilbab (pra, mbulesën që hidhet mbi kokë dhe mbulon fytyrën dhe gjoksin).
- “Kjo është mënyra më e mirë që ato të njihen dhe që askush të mos i ngacmojë. ” - Muxhahidi shpjegon: “Ato hidhnin xhilbabin, që të njiheshin se ishin gra të lira (jo skllave e robinja), në mënyrë që askush prej njerëzve të prishur e imoralë të mos i ngacmonte.” - “Allahu është Falës i Madh e Mëshirë - plotë.” - Në lidhje me veprat e kryera përpara, në kohën e injorancës, kur ato nuk kishin dituri. Në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon e paralajmëron munafikët, të cilët shfaqin besimin dhe fshehin mohimin e mosbindjen: - “Sigurisht, nëse hipokritët, ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medinë, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të rrinë më në të, vetëm se për një kohë të shkurtër. ” - Këtu bëhet fjalë për munafikët, të cilët i kanë zemrat të sëmura me dyshime dhe pasiguri, por edhe me sëmundjet e epsheve dhe shfrenimit. Allahu i Lartësuar i përshkruan ata edhe si murxhifun, pra, njerëz që reklamojnë fuqinë e qafirëve, për të frikësuar muslimanët dhe për të ulur moralin e tyre, ata që përhapin lajme të rreme e frikësuese, si: “Erdhën ushtritë të na shfarosin, erdhën armiqtë” etj. Duke kërcë - nuar këta, i Lartësuari thotë se nëse ata nuk heqin dorë nga veprat e tyre të poshtra, nëse nuk rreshtin dhe nuk ndalen nga ligësitë që ata bëjnë dhe në të cilat ftojnë, ose nga sharja e Islamit dhe muslimanëve, ose nga reklamimi i forcës së qafirëve për të frikësuar muslimanët, ose nga përçmimi për forcën e muslimanëve dhe fuqinë e tyre, ose nga ngacmimi i besimtarëve dhe nxitja e tyre për poshtërsi, ose shumë e shumë gjynahe e poshtërsi që burojnë nga këta fatzinj, atëherë: “Ne do të bëjmë që t’i të dominosh mbi ta...”. Ali Ibn Ebu Talha sjell shpjegimin nga Ibn Abasi: “Do të bëjmë të sundosh e kesh pushtet mbi ata.” Pra, do të të urdhërojmë që t'u shpallësh luftë dhe t'i vrasësh ata, duke të dhënë dorë të lirë mbi ata. Pastaj ata nuk do të rrinë më në të, pra, në Medinë, përveçse një kohë të shkurtër.” - Ata do të jenë të mallkuar. - Edhe gjatë qëndrimit për aq pak kohë në Medinë, kjo do të jetë gjendja e tyre, ata do të jenë e do të ndihen si të larguar, të dëbuar, - “Kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të vriten (pa mëshirë).” - Për shkak të poshtërimit e nënçmimit që do t’i mbulojë dhe për shkak të numrit të tyre të vogël, ata do të kapen dhe do të vriten pa mëshirë. - “Ky qe Ligji i Allahut edhe ndër popujt e hershëm.” - Ky është vendimi i Zotit për munafikët, kur ata rebelohen me hipokrizinë e tyre dhe shfaqin veprat e poshtra, që dë - shmojnë mohimin e tyre. Allahu i Madhë - ruar do të bëjë që besimtarët të triumfojnë mbi ta, duke i shkatërruar planet e tyre. - “Ligjin e Allahut askush nuk mund ta ndryshojë.” - Ligji i Allahut për të mposhtur e poshtëruar munafikët nuk ka për të ndryshuar kurrë.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 33:59–33:62
- O Profet! Thuaju grave e bijave të tua dhe grave besimtare që të hedhin mbulesën! - Ky ajet quhet ndryshe edhe ‘ajeti i hixhabit’. Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që të urdhërojë gratë muslimane në mënyrë të përgjithshme, por duke filluar me gratë dhe vajzat e tij, sepse ato janë më parësore se të tjerat për të zbatuar ligjin e Zotit. Gjithashtu, para se dikush të urdhërojë të tjerët duhet të fillojë me familjen e vet, ashtu siç ka mësuar Allahu i Madhëruar: "O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! …" [Tahrim 6]. Allahu i Madhëruar thotë: "O Profet! Thuaju grave e bijave të tua dhe grave besimtare që të hedhin mbulesën!" Xhelabib (mbulesa) janë ato veshje që hidhen sipër të gjitha rrobave të tjera që ka veshur gruaja, si mbështjellësja e kokës, shamia mbuluese, veshja e trupit etj. Xhelabib, pra, është mbulesa e sipërme që mbulon edhe fytyrën e gjoksin. Pastaj përmenden urtësinë e kësaj norme: - Kjo është mënyra më e mirë që ato të njihen (se janë të ndershme) dhe që askush të mos i ngacmojë. - Kjo tregon se, nëse nuk mbulohen, atyre mund t'u jepet mundim nga njerëzit, sepse mund të mendojnë se janë jo të ndershme. Kështu, mund t’u afrohen ata që i kanë zemrat e sëmura. Madje, dikush edhe mund t'i poshtërojë, duke menduar se janë skllave (sepse zakonisht në atë kohë skllavet nuk mbuloheshin). Në këtë mënyrë, mbulesa i largon ata dhe i mbron gratë nga këto synime të ulta. - Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Ai jua ka falur gjynahet që kanë kaluar dhe ju ka mëshiruar, duke ju qartësuar ligjet dhe dispozitat e Tij dhe duke jua bërë të qartë hallallin nga harami. Kështu i mbyllet rruga së keqes që në rrënjë nga ana e besimtarëve. Ndërsa për sa i përket së keqes që vjen nga të ligjtë, Ai kërcënon duke thënë: - Sigurisht, nëse hipokritët, ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medine, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të rrinë më në të, vetëm se për një kohë të shkurtër. - Këtu bëhet fjalë për munafikët, të cilët i kanë zemrat të sëmura me dyshime dhe pasiguri, por edhe me sëmundjet e epsheve dhe shfrenimit. Allahu i Lartësuar i përshkruan ata edhe si murxhifun, pra, njerëz që reklamojnë fuqinë e qafirëve, për të frikësuar muslimanët dhe për të ulur moralin e tyre. Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar nuk thotë se nga se duhet të heqin dorë këta munafikë, për të qenë ky kërcënim sa më gjithëpërfshirës për ligësitë që ata bëjnë. Domethënë, nëse nuk rreshtin dhe nuk ndalen nga ligësitë që ata bëjnë dhe në të cilat ftojnë, ose nga sharja e Islamit dhe muslimanëve, ose nga reklamimi i
forcës së qafirëve për të frikësuar muslimanët, ose nga përçmimi për forcën e muslimanëve dhe fuqinë e tyre, ose nga ngacmimi i besimtarëve dhe nxitja e tyre për poshtërsi, ose shumë e shumë gjynahe e poshtërsi që burojnë nga këta fatzinj, atëherë: "...Ne do të bëjmë që t’i të dominosh mbi ta...", do të të urdhërojmë që t'u shpallësh luftë dhe t'i vrasësh ata, duke të dhënë dorë të lirë mbi ata. Nëse e bëjmë këtë, ata nuk do të kenë forcë mbi ty dhe as mundësi të përballen me ty. Për këtë arsye, tha: "... e pastaj ata nuk do të rrinë më në të, vetëm se për një kohë të shkurtër." Ata nuk do të qëndrojnë gjatë në Medinë, pranë teje, sepse ose do të vriten, ose do të dëbohen prej andej. Kjo është dëshmi për lejueshmërinë e dëbimit të njerëzve të këqij, prania e të cilëve u sjell dëm muslimanëve, sepse kjo formë e largon të keqen me themel. Ky ishte një kërcënim dhe ata do të jenë, siç thotë Zoti: - Ata do të jenë të mallkuar. Kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të vriten (pa mëshirë). - Të dëbuar nga e mira kudo që gjenden. Ata nuk kanë për të gjetur paqe dhe as stabilitet në një vend. Ata gjithmonë do të kenë frikë se do të vriten ose të burgosen, ose do të ndëshkohen me një mënyrë tjetër. - Ky qe Ligji i Allahut edhe ndër popujt e hershëm. - Çdokush që e tepron në poshtërsi dhe kalon kufirin me mundimin e besimtarëve, atëherë ai do të ndëshkohet ashpër. Ky është rregulli i Zotit: - Ligjin e Allahut askush nuk mund ta ndryshojë. - Kurrë nuk do të gjesh ndryshim në ligjin e Zotit. Çdo shkak do të sjellë pasoja dhe këtë rregull e ka vendosur Zoti.