← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

34. Sebe · Ajeti 22 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 34:15–34:33

Sebe'ë quhej një popull sipas emrit të të parit të tyre, e që kishin vendbanimet e tyre në Jemen. Ai popull kishte një vendbanim shumë të begatshëm që shtrihej në një luginë dhe në të dy anët e saj kishte kopshte me lloj-lloj frutash. Ata do të duhej falënderuar Zotin për ato begati, por nuk i dëgjuan as pejgamberët dhe nuk falënderuan, andaj i vërshoi uji i pendës dhe u shkatërroi çdo të mirë. Madje, Zoti u kishte mundësuar që prej Jemenit të shkojnë në Sham, duke pushuar fshat më fshat, pse ato ishin të afërta dhe ashtu të tregtojnë sa më lehtë. Mirëpo, duke parë se edhe më të varfërit kishin mundësi të udhëtonin, meqë nuk nevojitej ndonjë përgatitje e fortë, kjo pasanikëve nuk u shkoi për shtati, andaj e përbuzën atë të mirë të Zotit dhe Ai i shpartalloi.

Djalli ka qenë betuar se do t'i mashtrojë njerëzit sa të mundet, e në disa raste ia arriti qëllimit edhe pse nuk ka pushtet mbi ta, por duke i mashtruar me sende të kota. Zoti gjithnjë i ka ditur dhe i di të prishurit, por mashtrimi i shejtanit e qet në shesh atë që e ka ditur Ai, Adhuruan zota që s'kanë asgjë në dorë, pse edhe pejgamberët nuk do të mund të bënin shefaatë, vetëm pas lejes së Zotit, e zotat e tyre kurrë., Pejgamberi ynë nuk ishte i dërguar vetëm për arabët, por për mbarë botën, e megjithatë disa talleshin, duke thënë se kur do të vijë kijameti? Ai vjen në çastin e caktuar dhe zullumqarët do të fyejnë njëri-tjetrit dhe do të përpiqen t'ia hudhin fajin njëri-tjetrit.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 34:22–34:23

Allahu i Lartësuar na qartëson në këto ajete se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij dhe se Ai është Një i vetëm; Ai është Es -Samed, pra, Ai i Cili është Kryepari, tek i Cili kthehen të gjitha çështjet dhe të Cilit i drejtohen me lutje për nevojat e tyre të gjitha krijesat; Ai i Cili nuk ka të ngjashëm, nuk ka partner dhe nuk ka nevojë për ndihmës. Ai është i Vetëm e i pashoq në zotërimin e gjithçkaje. Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: - “Thuaj (o Muhamed): “Thërrisni ata, të cilët i menduat për zota veç Allahut!” - Thërrisni idhujt, të cilët ju i adhuruat përveç Allahut: - “Ata nuk kanë pushtet as sa një grimë as në qiej e as në tokë ...” - Siç thotë Allahu i Lartësuar: “... Ky është Allahu, Zoti juaj dhe vetëm Atij i takon i gjithë sundimi. Ata që ju u luteni përveç Atij, nuk

zotërojnë as një cipë të hollë (si ajo e farës së hurmës).” [Fatir 13] - “...dhe as kanë pjesë në to ...” - Ata nuk zotërojnë asnjë grimcë pushteti, mbretërimi dhe pronësie, as të veçuar dhe as në formën e ortakërisë me Allahun e Lartësuar. - “Ai nuk ka nevojë për ndonjë ndihmës prej tyre. ” - Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për idhujt që të jenë ndihmës dhe mbështetës së Tij, që ta ndihmojnë në çështjet e sundimit, mbretërimit dhe për - kujdesjes për krijesat. Të gjithë janë krijesa, përveç Allahut, dhe të gjithë janë të varfër dhe nevojtarë për përkujdesin e Tij; të gjithë janë robër, të nënshtruar e të përulur përpara madhështisë dhe sundimit të Tij. - “Asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi tek Ai, përveç atyre që Ai u jep leje.” - Kështu është e vërteta. Për shkak të madhështisë, lartësisë dhe krenarisë së Tij, askush nuk merr guximin që të ndërmjetësojë tek Ai për dikë, veçse pasi Ai t’i japë lejë për diçka të tillë, sikurse thotë Allahu i M adhëruar në ajetin tjetër: “Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij.” [Bekare 255]. Ose: “Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të.” [Nexhm 26]. Ose: ‘Ai (Allahu) e di çfarë ka para dhe çfarë ka pas tyre dhe ata (melekët) nuk ndërmjetësojnë (për asnjë), përveçse për ata me të cilë është i kënaqur Ai. Nga frika prej Tij, ata janë shumë të kujdes - shëm.” [Enbija 28]. Në dy Sahih-ët është një hadith i gjatë, që flet rreth shefaetit në Ditën e Gjykimit, ku ndër të tjera thuhet: “... Pastaj do të shkojnë tek Muhamedi ﷺ dhe do t’i thonë: “O Muhamed! Ti je i Dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë lajmëtarëve të Tij. Allahu t’i ka falur gjynahet e hershme dhe ato të mëvonshme. Ndërmjetëso për ne tek Zoti yt! A nuk e sheh gjendjen tonë dhe vuajtjen që na ka mbuluar?!” Atëherë, unë do të ngrihem e do të shkoj poshtë Arshit dhe do të bie në sexhde për Zotin tim Krenar dhe të Lartësuar. Në këtë moment, Allahu do të më inspirojë që të thur lavdërime e përlëvdime të bukura për Të, të tilla që askujt para meje nuk i janë inspiruar. Atëherë do të thuhet: “O Muhamed! Ngrije kokën! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmje - tëso dhe do të pranohet! ” 193 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Kur të largohet frika nga zemrat e tyre (melekëve), ata do të thonë: “Çfarë tha (e urdhëroi) Zoti juaj?”. Ata (melekët e lartë) do të thonë: “Të vërtetën!” Edhe këtu kemi të bëjmë me një përshkrim madhë - shtor të pushtetit gjithëpërfshirës të Allahut të Madhëruar. Në të tregohet se kur Allahu i Madhëruar dëshiron të flasë dhe të shpallë diçka, banorët e qiejve dëgjojnë fjalën e Tij, dridhen nga frika e madhe dhe gati në gjendje të fikëti. Ibn Abasi dhe të tjerë e shpjegojnë kështu këtë ajet: “Kur zemrat e tyre çlirohen nga kjo frikë e madhe, që i kishte pushtuar, ata pyesin njëri tjetrin dhe thonë: “Çfarë tha Zoti juaj?”. Kështu, mbajtësit e Arshit ua përcjellin fjalët atyre që janë poshtë tyre, pastaj atyre më poshtë e me radhë, derisa mbërrin lajmi te banorët (melekët) e qiellit të dynjasë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata (melekët e lartë) do të thonë: “Të vërtetën!.” Pra, ata përcjellin atë që ka thënë Zoti, pa asnjë shtesë dhe pa asnjë pakësim. - “Ai është më i Larti, më i Madhi. ” - Në Sahih-un e Buhariut vjen një hadith nga Ebu Hurejra, se Profeti a.s. ka thënë: 2198. “Kur Allahu i Lartësuar vendos diçka në qiell, melekët rrahin flatrat e tyre, në shenjë përunjësie për vendimin e Zotit. Ajo (fjalë) dëgjohet si një zhurmë zinxhirësh të hekurt, që godasin mbi një shkëmb të lëmuar.” Kështu e ka përcjellë Aliu. Ndërsa të tjerët, pas fjalës “në një shkëmb të lëmuar...”, kanë shtuar: “... kështu e bën (Allahu), që të dëgjohet (ajo fjalë) ndër ta.” Pastaj, - vazhdon hadithi, - pasi zemrat e tyre çlirohen (nga frika), ata pyesin: “Çfarë tha Zoti juaj?” Ata (Xhibrili dhe melekët më të afërt) thonë: “Tha të vërtetën Ai, që është i Lartësuari dhe i Madhëruari!” Kështu dëgjojnë (diçka) ata që tentojnë të dëgjojnë lajme nga qielli. Ata që duan të dëgjojnë

vjedhurazi lajme nga qielli janë kështu, njëri mbi tjetrin”, - dhe Sufjani bëri shenjë me dorë, duke hapur gishtat e dorës së djathë dhe duke i vendosur duart njëra mbi tjetrën. “Ndodh që shkëndija e zjarrtë ta godasë atë që rrëmben diçka prej lajmeve të qiellit dhe ta përvëlojë, përpara se ai ta hedhë atë lajm tek tjetri. Por mund të ndodhë edhe që të mos e godasë, derisa ai t’ia përcjellë lajmin një tjetri poshtë tij, e ky tjetrit poshtë tij, derisa ta zbresin në tokë.” Ndoshta Sufjani tha: “... derisa të zbresë në tokë e t’i jepet magjistarit apo fallxhorit, i cili e përzien me njëqind gënjeshtra dhe njerëzit e besojnë, duke thënë: “A nuk na njoftoi se në këtë ditë e në këtë vend do të ndodhë kështu e ashtu, dhe vërtet ashtu ndodhi?” Dhe është pikërisht ajo e vërtetë që u dëgjua nga lajmet e qiellit.” Këtë hadith e ka sjellë vetëm imam Buhariu dhe jo Muslimi në këtë version. Këtë hadith e kanë sjellë me tekst të përafërt edhe Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe prej Sufjan Ibn Ujejnes. Allahu është më i ditur!

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 34:22–34:23

Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t'u drejtohet me këtë mesazh ndërgjegjësues idhujtarëve, që adhuronin edhe krijesat, që nuk kanë asnjë fuqi e mundësi për të sjellë asnjë dobi apo dëm: Le të mendojnë këta të mjerë në këtë mesazh, që, nëse e kuptojnë, atëherë do të kuptojnë edhe kotësinë e adhurimeve që ata i përkushtojnë këtyre idhujve të pafuqishëm: - Thuaj (o Muhamed) : “Thërrisni ata, të cilët i menduat për zota veç Allahut!” - Provoni t'u luteni atyre idhujve që pretendoni se janë shokë e partnerë me Allahun në pushtetin e Tij. Shikoni, a do t'ju sjellin ndonjë dobi?! Ata janë krijesa të dobëta e të pafuqishme dhe kurrë nuk mund t'i përgjigjen lutjeve tuaja. Ata nuk kanë asnjë grimcë pushtet as në qiell dhe as në Tokë. Allahu thotë: - Ata nuk kanë pushtet as sa një grimë as në qiej e as në tokë dhe as kanë pjesë në to. - Ata nuk kanë asnjë pushtet në duart e tyre apo të jenë pjesëtarë e partnerë në pushtetin e dikujt tjetër. Këta idhuj që adhuroni nuk kanë pushtet në duart e tyre dhe nuk janë pjesëmarrës si ortakë në ndonjë pushtet në qiej dhe në Tokë. Por pas kësaj, dikush mund të mendojë se ata janë ndihmës të mbretit ose aleatë e mbështetës të tij, dhe kështu ka mundësi që lutja e tyre drejtuar mbretit mund të jetë e dobishme dhe të ndihmojë lutësit, për vetë nevojën që mbreti ka për ta. Në këtë mënyrë, këta edhe mund të kryejnë e të përmbushin ndonjë kërkesë të atyre që u luten dhe lidhen me ta. Por Allahu i Lartësuar e mohon edhe këtë pretendim, që mund të zërë vend në zemrën e dikujt dhe thotë: - Dhe Ai nuk ka nevojë për ndonjë ndihmëtar prej tyre. - Allahu i Plotfuqishëm dhe i Vetëm nuk ka nevojë

për asnjë nga krijesat e Tij dhe nuk ka nevojë për ndihmëtarë, mbështetës dhe aleatë nga këta idhuj, të cilët njerëzit i mendojnë se mund t'u sjellin ndonjë dobi. Ai nuk ka ndihmëtar që ta ndihmojnë në mbretërimin, veprat dhe përkujdesin e Tij për krijesat. Në fund mbetet edhe mundësia e ndërmjetësimit, që shumë njerëz i pretendojnë për idhujt e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e mohon edhe këtë mundësi, duke thënë: - Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi te Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar). - Këto janë arsyet kryesore për të cilat lidhen idhujtarët me idhujt e tyre prej putave, njerëzve, pemëve, gurëve etj. Por Allahu i Lartësuar i hodhi poshtë të gjitha ato dhe na tregoi kotësinë e tyre. Ai na sqaron hollësisht bazat e kota mbi të cilat ndërtohet shirku dhe i rrënon ato që nga themeli. Idhujtarët adhurojnë idhujt për diçka që e shpresojnë prej tyre. Shpresa për të përfituar diçka i bën ata që të bëjnë vepra idhujtarie. Kësaj kategorie Allahu u tregon se idhujt që ata i lusin nuk kanë ndonjë pronësi e pushtet mbi botën e nuk zotërojnë asnjë grimcë dobie ose dëmi. Ata nuk janë partnerë, ndihmëtarë e aleatë me Atë që i ka në dorë ato dhe as nuk mund të ndërmjetësojnë tek Ai. Duke qenë se idhujt nuk zotërojnë gjë prej dobisë e dëmit, as nuk janë partnerë e aleatë të Zotit dhe as nuk munden të ndërmjetësojnë pa lejen e Tij, atëherë adhurimi, lutjet drejtuar atyre dhe lidhja e zemrës me ta janë të kota. Çdo lloj adhurimi përkushtuar atyre është jo vetëm i ndaluar nga ligji i Zotit, por është edhe kundër logjikës së drejtë dhe natyrës së pastër njerëzore. Ky lloj adhurimi jo vetëm që është i kotë dhe nuk u sjell asnjë dobi, por çështja do të kthehet tërësisht kundër tyre dhe zbatuesit e idhujtarisë do të dënohen. Ditën e Gjykimit ata do të mohojnë dhe do të distancohen nga njëri tjetri. Ata do të mallkojnë njëri tjetrin dhe vendi i tyre do të jetë Zjarri, siç thotë i Lartësuari: "Kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (në Ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u përkushtuan." [Ahkaf 6]. Subhanllah, sa çuditshme! Idhujtari tregohet kryeneç e mendjemadh duke u arsyetuar se profetët janë veçse njerëz, prandaj nuk i pason, kurse nga ana tjetër e ul veten të adhurojë gurë e drurë, që janë diçka pa jetë e pa asnjë forcë. Ai i largohet dhe refuzon adhurimin me sinqeritet të Mbretit të Gjithmëshirshëm, që do t’i marrë në llogari të gjithë me drejtësinë e Tij dhe, nga ana tjetër, kënaqet duke adhuruar diçka që dëmin e ka shumë më afër se dobinë. Këta të mjerë çuditërisht pranojnë t'i binden dhe nënshtrohen më të ashprit dhe të pamëshirshmit armik, shejtanit të mallkuar. Mendo pak në fjalën e Allahut, kur thotë: - Dhe, kur të largohet frika nga zemrat e tyre (melekëve), ata do të thonë: “Çfarë tha (e urdhëroi) Zoti juaj?”. Ata (melekët e lartë) do të thonë: “Të vërtetën (dhe të drejtën).” Ai është më i Larti, më i Madhi." - Ka mundësi që këtu të bëhet fjalë për idhujtarët, sepse ata janë përmendur në kontekst dhe sipas rregullit të gjuhës arabe, përemrat vetorë i referohen atij që është përmendur më afër në kontekst. Kuptimi në këtë rast është: Ditën e Kijametit, kur zemrat e idhujtarëve të boshatisen nga frika dhe të fillojnë që të mendojnë, ata do të pyeten për gjendjen e tyre në dynja dhe për faktin që e mohojnë të vërtetën. Pikërisht atë ditë do të dalë në shesh ajo që e fshihnin më parë dhe do të mësojnë se e gjithë e vërteta i takon Allahut. Ata do të pranojnë gjynahet e tyre. Atë ditë, ata do të pyesin: “Çfarë tha Zoti juaj!”. Dhe do të thonë: “Të vërtetën.” Ai është më i Larti, më i Madhi. Ai është i Lartësuar në Qenien e Tij, sipër të gjitha krijesave, duke sunduar dhe nënshtruar gjithçka. Ai është i Lartësuar për të gjitha cilësitë e Tij madhështore, të përkryera dhe absolute. Ai është El-Kebir – pra, Madhi, i Madhëruari në veten Qenien e vet dhe në emrat dhe cilësitë e Tij. Tregues i lartësisë së Tij është edhe fakti që janë pikërisht ligji

dhe vullneti i Tij ata që zbatohen në botë dhe shpirtrat nënshtrohen për t'i përmbushur ata. Të gjithë i janë nënshtruar ligjit dhe rregullit të Tij, madje edhe shpirtrat e kryeneçëve dhe idhujtarëve. Ky kuptim është më i dukshmi dhe për të tregon edhe konteksti. Por ka mundësi që të bëhet fjalë për melekët, të cilët, kur Allahu i Madhëruar flet për Shpalljen hyjnore, ata e dëgjojnë dhe bien përmbys e pa ndjenja para Allahut. Në këtë gjendje, i pari që e ngre kokën është Xhibrili (a.s) dhe Allahu i flet atij për t'i dhënë pjesën e Shpalljes që do të japë. Pasi melekët qetësohen, ata fillojnë të pyesin njëri tjetrin për atë fjalë që i bëri të rrëzohen pa ndjenja dhe thonë: “Çfarë tha Zoti juaj!” Pastaj i përgjigjen njëri tjetrit duke thënë "Ka thënë të vërtetën", sepse e dinë që Ai thotë veçse të vërtetën. Ose thonë: "Tha kështu e ashtu...”, duke përmendur fjalët që dëgjuan dhe, sigurisht, që ato fjalë janë të vërteta. Sipas këtij kuptimi, ajeti vijon me një mesazh për idhujtarët: Ju që adhuroni këta idhuj, që nuk mund t'ju sjellin asnjë dobi, si mundet të devijoni nga rruga e Zotit dhe ta shpërfillni atë, si është e mundur që të mos tregoheni të sinqertë për Allahun dhe t'ia dedikoni vetëm Atij të gjitha adhurimet tuaja? Si nuk i frikësoheni Zotit të Madhëruar dhe të Lartësuar, që, nga madhështia e Tij, edhe melekët më të afërt e më të nderuar, kur dëgjojnë fjalën e Tij, rrëzohen përmbys, nga përulësia dhe frika për Zotin? Ata e pranojnë dhe e besojnë fjalën e Tij dhe Ai thotë gjithmonë të vërtetën. Si është e mundur që këta idhujtarë tregohen kryeneçë e mendjemëdhenj dhe nuk nënshtrohen për të adhuruar këtë Zot të Madhëruar, që është absolut në pushtetin dhe sundimin e Tij? U lartësoftë dhe u madhëroftë Allahu i Lavdëruar! I Lartësuar qoftë Ai nga ajo që i shoqërojnë idhujtarët!

← Sebe 34:22