We kalel-ledhine keferu len nu’umine bihedhal-kur’ani we la biel-ledhi bejne jedejhi we lew tera ‘idhi edh-dhalimune mewkufune ‘inde rabbihim jerxhi’u ba’duhum ‘ila ba’dinl-kawle jekulul-ledhine estud’ifu lilledhine estekberu lewla ‘entum lekunna mu’uminine
Dhe ata që nuk besuan thanë: "Ne nuk i besojmë këtij Kur'ani, e as atij që ishte para tij, (librave të tjerë)?!" E sikur t'i shihje zullumqarët kur para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: "Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!"
E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: "A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!"
We kalel-ledhine estud’ifu lilledhine estekberu bel mekrul-lejli we en-nehari ‘idh te’murunena ‘en nekfure billahi we nexh’ale lehu ‘endadæn we ‘eserru en-nedamete lemma re’ewl-’adhabe we xhe’alnal-’eglale fi ‘a’nakil-ledhine keferu hel juxhzewne ‘illa ma kanu ja’melune
E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t'i bëjmë Atij shokë. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e atyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sebe’ë quhej një popull sipas emrit të të parit të tyre, e që kishin vendbanimet e tyre në Jemen. Ai popull kishte një vendbanim shumë të begatshëm, që shtrihej në një luginë dhe në të dy anët e saj kishte kopshte me lloj-Iloj frutash. Ata duhej të falënderonin Zotin për ato begati, por nuk i dëgjuan pejgamberët dhe nuk falënderuan, prandaj i vërshoi uji i pendës, dhe ua shkatërroi çdo të mirë. Madje Zoti ua kishte mundësuar, që prej Jemenit të shkojnë në Sham, duke pushuar fshat më fshat, pse ato ishin të afërta dhe ashtu të tregtojnë sa më lehtë. Mirëpo duke parë se edhe më të varfërit kishin mundësi të udhëtonin, meqë nuk nevojitej ndonjë përgatitje e fortë kjo gjë nuk iu shkoi për shtati pasanikëve, prandaj e përbuzën atë të mirë të Zotit, dhe Ai i shpartalloi. Djalli ishte betuar, se do t’i mashtrojë njerëzit sa të mundet, e në disa raste ia arriti qëllimit, edhe pse nuk ka pushtet mbi ta, por duke i mashtruar me sende të kota. Zoti gjithnjë i ka ditur dhe i di të prishurit, por mashtrimi i shejtanit e qet në shesh atë që e ka ditur Ai. Adhuruan zota që s’kanë asgjë në dorë, pse edhe pejgamberët nuk do të mund të bënin shefatë, vetëm pas lejes së Zotit, e zotat e tyre kurrë. Pejgamberi ynë nuk ishte i dërguar vetëm për arabët, por për mbarë botën, e megjithatë disa talleshin, duke thënë se kur do të vijë Kijameti? Ai vjen në çastin e caktuar dhe zullumqarët do të fyejnë njëri-tjetrin dhe do të përpiqen t’ia hudhin fajin njëri-tjetrit.