وَقَالَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُواْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ بَلۡ مَكۡرُ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ إِذۡ تَأۡمُرُونَنَآ أَن نَّكۡفُرَ بِٱللَّهِ وَنَجۡعَلَ لَهُۥٓ أَندَادٗاۚ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَۚ وَجَعَلۡنَا ٱلۡأَغۡلَٰلَ فِيٓ أَعۡنَاقِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۖ هَلۡ يُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t'i bëjmë Atij shokë. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e atyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sebe’ë quhej një popull sipas emrit të të parit të tyre, e që kishin vendbanimet e tyre në Jemen. Ai popull kishte një vendbanim shumë të begatshëm, që shtrihej në një luginë dhe në të dy anët e saj kishte kopshte me lloj-Iloj frutash. Ata duhej të falënderonin Zotin për ato begati, por nuk i dëgjuan pejgamberët dhe nuk falënderuan, prandaj i vërshoi uji i pendës, dhe ua shkatërroi çdo të mirë. Madje Zoti ua kishte mundësuar, që prej Jemenit të shkojnë në Sham, duke pushuar fshat më fshat, pse ato ishin të afërta dhe ashtu të tregtojnë sa më lehtë. Mirëpo duke parë se edhe më të varfërit kishin mundësi të udhëtonin, meqë nuk nevojitej ndonjë përgatitje e fortë kjo gjë nuk iu shkoi për shtati pasanikëve, prandaj e përbuzën atë të mirë të Zotit, dhe Ai i shpartalloi. Djalli ishte betuar, se do t’i mashtrojë njerëzit sa të mundet, e në disa raste ia arriti qëllimit, edhe pse nuk ka pushtet mbi ta, por duke i mashtruar me sende të kota. Zoti gjithnjë i ka ditur dhe i di të prishurit, por mashtrimi i shejtanit e qet në shesh atë që e ka ditur Ai. Adhuruan zota që s’kanë asgjë në dorë, pse edhe pejgamberët nuk do të mund të bënin shefatë, vetëm pas lejes së Zotit, e zotat e tyre kurrë. Pejgamberi ynë nuk ishte i dërguar vetëm për arabët, por për mbarë botën, e megjithatë disa talleshin, duke thënë se kur do të vijë Kijameti? Ai vjen në çastin e caktuar dhe zullumqarët do të fyejnë njëri-tjetrin dhe do të përpiqen t’ia hudhin fajin njëri-tjetrit.