34. Sebe · ajete 36–39

سورة سبإ
36

قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Kul ‘inne rabbi jebsutu er-rizka limen jesha’u we jekdiru we lekinne ‘ekthere en-nasi la ja’lemune

Thuaj: "All-llahu ia shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica e njerëzve nuk e dinë".

37

وَمَآ أَمۡوَٰلُكُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُكُم بِٱلَّتِي تُقَرِّبُكُمۡ عِندَنَا زُلۡفَىٰٓ إِلَّا مَنۡ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ جَزَآءُ ٱلضِّعۡفِ بِمَا عَمِلُواْ وَهُمۡ فِي ٱلۡغُرُفَٰتِ ءَامِنُونَ

We ma ‘emwalukum we la ‘ewladukum bi-eti tukarribukum ‘indena zulfa ‘illa men ‘amene we ‘amile salihæn fe’ula’ike lehum xheza’u ed-di’fi bima ‘amilu we hum fil-gurufati ‘aminune

Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.

38

وَٱلَّذِينَ يَسۡعَوۡنَ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مُعَٰجِزِينَ أُوْلَٰٓئِكَ فِي ٱلۡعَذَابِ مُحۡضَرُونَ

Wel-ledhine jes’awne fi ‘ajatina mu’axhizine ‘ula’ike fil-’adhabi muhderune

Ndërsa ata që përpiqen t'i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë të dënuar.

39

قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ وَيَقۡدِرُ لَهُۥۚ وَمَآ أَنفَقۡتُم مِّن شَيۡءٖ فَهُوَ يُخۡلِفُهُۥۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّٰزِقِينَ

Kul ‘inne rabbi jebsutu er-rizka limen jesha’u min ‘ibadihi we jekdiru lehu we ma ‘enfektum min shej’in fehuwe juhlifuhu we huwe hajru er-razikine

Thuaj: "S'ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh".