34. Sebe · ajete 48–51

سورة سبإ
48

قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَقۡذِفُ بِٱلۡحَقِّ عَلَّٰمُ ٱلۡغُيُوبِ

Kul ‘inne rabbi jekdhifu bil-hekki ‘allamul-gujubi

Thuaj: "Zoti im, Njohës i të fshehtave, sjell të vërtetën".

49

قُلۡ جَآءَ ٱلۡحَقُّ وَمَا يُبۡدِئُ ٱلۡبَٰطِلُ وَمَا يُعِيدُ

Kul xha’el-hekku we ma jubdi’ul-batilu we ma ju’idu

Thuaj: "Erdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!"

50

قُلۡ إِن ضَلَلۡتُ فَإِنَّمَآ أَضِلُّ عَلَىٰ نَفۡسِيۖ وَإِنِ ٱهۡتَدَيۡتُ فَبِمَا يُوحِيٓ إِلَيَّ رَبِّيٓۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٞ قَرِيبٞ

Kul ‘in deleltu fe’innema ‘edillu ‘ala nefsi we ‘ini ehtedejtu febima juhi ‘ilejje rabbi ‘innehu semi’un karibun

Thuaj: "Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është dëgjues, i afërt!"

51

وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ فَزِعُواْ فَلَا فَوۡتَ وَأُخِذُواْ مِن مَّكَانٖ قَرِيبٖ

We lew tera ‘idh fezi’u fela fewte we ‘uhidhu min mekanin karibin

E sikur t'i shohësh ata kur i kap frika e nuk kanë shpëtim edhe të kapen prej një vendi afër (do të shihje tmerr të madh).