35. Fatir · ajete 18–25

سورة فاطر
18

وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰۚ وَإِن تَدۡعُ مُثۡقَلَةٌ إِلَىٰ حِمۡلِهَا لَا يُحۡمَلۡ مِنۡهُ شَيۡءٞ وَلَوۡ كَانَ ذَا قُرۡبَىٰٓۗ إِنَّمَا تُنذِرُ ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُم بِٱلۡغَيۡبِ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَۚ وَمَن تَزَكَّىٰ فَإِنَّمَا يَتَزَكَّىٰ لِنَفۡسِهِۦۚ وَإِلَى ٱللَّهِ ٱلۡمَصِيرُ

We la teziru waziretun wizre ‘uhra we ‘in ted’u muthkaletun ‘ila himliha la juhmel minhu shej’un we lew kane dha kurba ‘innema tundhirul-ledhine jehshewne rebbehum bil-gajbi we ‘ekamu es-selæte we men tezekka fe’innema jetezekka linefsihi we ‘ila Ellahil-mesiru

Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t'ia bartur atë, ajo nuk do t'i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t'ua tërheqësh vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-llahu është e ardhmja.

19

وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡبَصِيرُ

We ma jestewil-’a’ma wel-besiru

Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh.

20

وَلَا ٱلظُّلُمَٰتُ وَلَا ٱلنُّورُ

We la edh-dhulumatu we la en-nur

Dhe as errësirat e drita.

21

وَلَا ٱلظِّلُّ وَلَا ٱلۡحَرُورُ

We la edh-dhillu we lal-heruru

E as hija me vapën.

22

وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡأَحۡيَآءُ وَلَا ٱلۡأَمۡوَٰتُۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُسۡمِعُ مَن يَشَآءُۖ وَمَآ أَنتَ بِمُسۡمِعٖ مَّن فِي ٱلۡقُبُورِ

We ma jestewil-’ehja’u we lal-’emwatu ‘innall-llahe jusmi’u men jesha’u we ma ‘ente bimusmi’in men fil-kuburi

E nuk janë të njëjtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.

23

إِنۡ أَنتَ إِلَّا نَذِيرٌ

‘In ‘ente ‘illa nedhirun

Ti nuk je tjetër vetëm i dërguar që tërheq vërejtjen.

24

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ بَشِيرٗا وَنَذِيرٗاۚ وَإِن مِّنۡ أُمَّةٍ إِلَّا خَلَا فِيهَا نَذِيرٞ

‘Inna ‘erselnake bil-hekki beshiræn we nedhiræn we ‘in min ‘ummetin ‘illa hala fiha nedhirun

Ne të dërguam ty me atë që është e vërtetë, lajmgëzues e qortues, e nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.

25

وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدۡ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَبِٱلزُّبُرِ وَبِٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُنِيرِ

We ‘in jukedhdhibuke fekad kedhdhebel-ledhine min kablihim xha’et/hum rusuluhum bil-bejjinati we biz-zuburi we bil-kitabil-muniri

Edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, që atyre u patën ardhur të dërguar me argumente të qarta, me broshura dhe me Libër të ndritshëm.