← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

35. Fatir · Ajeti 19 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 35:15–35:28

Çdo krijesë, a gjallesë, e në mesin e tyre edhe njeriu, kanë nevojë për të mirat e Zotit në çdo çast dhe në çdo gjendje, ndërsa Allahu nuk ka nevojë për krijesa, vetvetiu është i lavdëruar. Nëse Ai dëshiron, i zhduk njerëzit e një kohe dhe sjell të tjerë, sepse është i pavarur.

Në ditën e kijametit secili do të përgjigjet për veprat e veta, askush, e edhe më i afërmi, nuk do të pranojë të bartë përgjegjësinë për mëkatet e tjetrit. Ky është ligj i Allahut.

Krahasimi që bëhet në mes të verbërit dhe syshëndoshit, errësirës e dritës, freskisë e vapës, të gjallëve e të vdekurve, aludon në besimtarin dhe jobesimtarin. Veni re! Errësira vjen në trajtën e shumësit, errësirat-zulumatë, ngase rrugët e gabuara janë të llojllojta, ndërsa drita, e vërteta është një, andaj edhe vjen në numrin njëjës: nurë.

Nuk pati popull që Allahu nuk i dërgoi pejgamber, por shumë popuj nuk u besuan, edhe Muhammedi nuk do të duhej të brengosej aq shumë pse edhe atij nuk i besuan.

Fuqia e Krijuesit dhe mjeshtëria e Tij e përsosur, duket në çdo dukuri në gjithësi, siç është uji që i jep jetë çdo bime e gjallese, e ato mandej janë të ngjyrave e shijeve të ndryshme. Andej, ai ndryshim vërehet edhe në shtresat e tokës - e bardhë, e kuqe, e zezë. Vërehet edhe në gjallesa, në njerëz, në shtëpiake, e këtë fuqi dhe këtë mjeshtëri të Krijuesit e kuptojnë dhe u përulën vetëm njerëzit e dijshëm, të cilët në përpjekjet e tyre për zbulimin e fshehtësive në natyrë, arrijnë ta njohin dhe ta kuptojnë Krijuesin e plotfuqishëm.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 35:19–35:26

- “I verbëri dhe ai që sheh nuk janë njëlloj; as errësirat me dritën; as hija e freskët me nxehtësinë. Nuk janë njëlloj të gjallët me të vdekurit. ” - Allahu i Lartë - suar na tregon se, ashtu sikurse nuk mund të jenë njëlloj dy gjëra të kundërta, si i verbëri me atë që shikon, errësirat me dritën, hija e freskët dhe dielli i nxehtë, po kështu, nuk mund të jenë njëlloj të gjallët me të vdekurit. Ky është një shembull, që Allahu i Lartësuar e jep për të treguar dallimin mes besimtarëve, të cilët i përshkruan si të gjallë, që jetojnë vërtet, dhe mohuesve, të cilët i përshkruan si të vdekur, siç thotë edhe në ajetin tjetër: “Vallë, a është njëlloj ai që ishte i vdekur, por që Ne e ngjallëm e i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve , me atë që ka mbetur në thellësitë e errësirave nga të cilat nuk mund të dalë asnjëherë? Kështu, mohuesve u duken të këndshme veprimet e tyre.” [En’am 122]. Ose: “Këta dy grupe (njerëzish) mund të krahasohen me të verbrin dhe shurdhin, përkundër atyre që shohin e dëgjojnë. A janë njëlloj këta? A nuk po kujtoheni?!” [Hud 24]. Ata nuk mund të jenë kurrsesi njëlloj. Besimtari shikon qartë dhe ecën me dritën e Zotit në rrugën e drejtë, në të dyja jetët, derisa t’i shkelin këmbët në Xhenetin e përjetshëm, me hije të bukura dhe burime të pashtershme. Ndërsa mohuesi është i verbër dhe i shurdhër, që ecën nëpër errë - sira, nga të cilat kurrë nuk ka për të dalë, është i çoroditur e në humbje të plotë, i turbullt dhe i frikësuar në të dyja jetët, derisa në përfundim të mbërrijë në afshin përvëlues të zjarrit dhe në ujë të valë, me hije tymi, as të freskët e as të këndshme , sikurse ka thënë i lartësuari : “Po njerëzit e të majtës? E kush janë ata të majtit se?! Ata janë në afshin përvëlues të Zjarrit dhe në ujë të valë, nën një hije tymi, as të freskët e as të këndshme. Më përpara, ata ishin të dhënë pas kënaqësive dhe bënin vazhdimisht gjynahe të mëdha.” [Uakia 43 - 46]. - “Allahu bën të dëgjojë atë që Ai do …” - është Allahu i Madhëruar, i Vetmi, Ai që ka pushtetin për të udhëzuar robin e për ta bërë që të dëgjojë argumentin, ta pranojë atë dhe si rrjedhim të nënshtrohet, të përkushtohet për ta zbatuar dhe për të jetuar sipas saj. - “... kurse ti nuk mund ta bësh të dëgjojë atë që është në varr. ” - Të vdekurit, që refuzojnë besimin e vërtetë në jetën e dynjasë, nuk mund të përfitojnë pas vdekjes së tyre dhe nuk kanë asnjë përfitim prej ftesës që mund t’u drejtosh atyre, sepse ata tashmë ata nuk mund të pranojnë udhëzi - min. Po kështu edhe idhujtarët, për të cilët është shkruar se do të jenë të dëshpëruar dhe të humbur, ti nuk ke asnjë lloj mundësie për të futur udhëzimin në zemrat e tyre, nuk mundesh që të bëhesh sebep që të marrin udhëzimin e plotë, të cilin e jep vetëm Zoti i Madhëruar.203 - “Ti je veçse një qortues. ” - Detyra jote është kumtimi i qartë, paralajmërimi i shtjelluar me argumente të kuptueshme dhe, nga ana tjetër, është Allahu, i vetmi, që ka në dorë që të lërë në humbje dhe errësirë kë të dojë dhe të udhëzojë kë të dojë. - “Ne të dërguam ty me të vërtetën, si përgëzues e qortues. ” - Të dërguam si

përgëzues për besimtarët dhe paralajmërues për mohuesit e besimit e të fesë së vërtetë. - “Për çdo popull, Ne kemi dërguar qortues.” - Në çdo popull prej bijve të Ademit, Allahu i Madhëruar ka dërguar paralajmërues, për të rrëzuar çdo lloj justifikimi dhe arsyetimi të tyre, nëse nuk besojnë, sikurse thotë Ai: “Ata që nuk besojnë thonë: “Përse nuk i zbret atij ndonjë shenjë nga Zoti i tij?” Por ti je veçse një qortues dhe çdo popull ka pasur udhërrë - fyes.” [Rad 7]. Ose: “Ne çuam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun e largojuni shejtanëve (adhurimit të tyre) !” Por pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që merituan të mbete n në humbje. Pra, udhë - toni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve!” [Nahl 36]. Ajete të ngja - shme janë të shumta. - “Nëse këta të mohojnë ty, dije se kështu mohuan (të vërtetën) edhe paraardhësit e këtyre, edhe pse të dërguarit e tyre u patën ardhur me argumente të qarta, ...” - Këto janë mrekullitë ose ndodhitë e jashtëzakonshme, me të cilat Zoti i pajisi profetët, për t’i vërtetuar ata si dërguar të Tij dhe për vërtetësinë e shpalljeve që ata sollën prej Tij. - “... me mesazhe ...” - Domethënë, librat, shpalljet, që Ai u dha atyre. - “... dhe libër të ndritshëm. ” - Libër të qartë dhe qartësues të gjithçkaje për të cilën njerëzit kanë nevojë.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 35:19–35:24

- I verbri dhe ai që sheh nuk janë njëlloj. - Allahu i Madhëruar na njofton se gjërat e kundërta nuk mund të kenë kurrë të njëjtin gjykim tek Ai dhe në urtësinë e Tij. Madje, ato nuk mund të jenë njëlloj edhe në opinionin e natyrës së pastër dhe të papërlyer të robve. Nuk është njëlloj ai që është i verbër me atë që sheh qartë. Po kështu: - Dhe as errësirat dhe drita . Dhe as hija (e freskët) dhe nxehtësia . Dhe nuk janë njëlloj të gjallët dhe të vdekurit. - Të gjithë ju jeni të sigurt dhe të bindur se këto gjëra nuk mund të jenë njëlloj. Atëherë, po kështu duhet të jeni të bindur se edhe konceptet e kundërta nuk mund të jenë njëlloj dhe të kenë të njëjtin gjykim. Nuk janë njëlloj besimtari dhe mohuesi, as i udhëzuari në rrugën e drejtë dhe i humburi, as i dituri dhe i padituri, as banorët e Xhenetit dhe banorët e Zjarrit, as ata që i kanë zemrat e gjalla dhe ata që i kanë zemrat e vdekura. Mes këtyre gjërave të kundërta ka dallime aq të mëdha, saqë vetëm Zoti i di. Njeriu duhet t'i njohë mirë këto dallime, në mënyrë që të gjykojë drejt se cilës duhet t'i japë përparësi e të garojë për ta arritur, dhe prej cilës duhet të largohet dhe të ruhet. Le të meditojë i mençuri se cilat janë synimet e larta, për të cilat ia vlen të sakrifikosh jetën. - Allahu bën të dëgjojë atë që Ai do, - Allahu i dhuron atij që Ai dëshiron aftësinë e të dëgjuarit të dobishëm, pra, të dëgjuarit që të mundëson të kuptosh dhe të pranosh me zemër të vërtetën. Allahu është i vetmi që e jep këtë lloj udhëzimi dhe e krijon atë brenda shpirtit të robit. - kurse ti nuk mund ta bësh të dëgjojë atë që është në varr. - Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë ata që i kanë zemrat e vdekura. Ashtu sikurse fjalët e tua nuk u sjellin asnjë dobi të vdekurve në varre, po ashtu ato nuk i sjellin ndonjë dobi atij që e refuzon të vërtetën me kryeneçësi. Por detyra jote është që thjesht t'i paralajmërosh ata dhe t'ua kumtosh të qartë Shpalljen e Zotit, pavarësisht e pranojnë ose jo atë. - Ti je veçse një qortues. - Kjo është detyra që Zoti të ngarkoi për njerëzit. - Ne të dërguam ty me të vërtetën, si përgëzues e qortues. - Allahu të dërgoi me të vërtetën ndër njerëz pikërisht në një kohë kur në botë kishte shekuj që nuk ishin dërguar profetë dhe rruga e të vërtetës ishte mbuluar nga ligësia dhe drita e diturisë ishte zbehur. Njerëzit kishin nevojë të domosdoshme për Shpalljen. Dërgimi yt me të vërtetën në të tilla kushte ishte shprehje e mëshirës së madhe të Allahu për njerëzit dhe banorët e Tokës dhe për të gjithë botët. Feja e pastër dhe rruga e drejtë që të dërguam ta përhapësh ndër botë është e vërteta e sigurt dhe e vetme. Ajo është e vërtetë dhe jo kotësi. Kur'ani që Ne të shpallëm së bashku me Urtësinë, përbën gjithë të vërtetën dhe nuk ka asnjë vend për mëdyshje në të. Ne të dërguam në këtë botë si përgëzues për të gjithë ata që të binden e pasojnë rrugën tënde, se do të kenë shpërblime e mirësi të shumta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të dërguam edhe si qortues e paralajmërues për të gjithë ata që nuk të binden, se i pret dënimi i Allahut në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Ti nuk je i pari profet që Zoti dërgoi ndër njerëz.

- Dhe në çdo popull Ne kemi dërguar qortues. - Edhe në popujt e mëparshëm Allahu dërgoi paralajmërues, që të sillnin argumentet e Tij: "...me qëllim që jobesimtarët të mund ta dinin se kanë mohuar pasi e vërteta iu bë e qartë, ndërsa besimtarët të mund të vazhdonin të besonin pasi e vërteta u bë e qartë." [Enfal 42].

← Fatir 35:19