35. Fatir · ajete 2–6

سورة فاطر
2

مَّا يَفۡتَحِ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ مِن رَّحۡمَةٖ فَلَا مُمۡسِكَ لَهَاۖ وَمَا يُمۡسِكۡ فَلَا مُرۡسِلَ لَهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Ma jeftehi Ellahu lilnnasi min rehmetin fela mumsike leha we ma jumsik fela mursile lehu min ba’dihi we huwel-’azizul-hekimu

Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është ngadhënjyesi, i gjithëdijshmi.

3

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡۚ هَلۡ مِنۡ خَٰلِقٍ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ

Ja ‘ejjuha en-nasu edhkuru ni’metel-lahi ‘alejkum hel min halikin gajru Ellahi jerzukukum mine es-sema’i wel-’erdi la ‘ilahe ‘illa huwe fe’enna tu’ufekune

O ju njerëz, ruani me mirënjohje të mirat që All-llahu u dhuroi! A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon juve nga qielli e toka? Nuk ka zot tjetër përveç Tij, e si pra, e ktheni shpinën?

4

وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدۡ كُذِّبَتۡ رُسُلٞ مِّن قَبۡلِكَۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ

We ‘in jukedhdhibuke fekad kudhdhibet rusulun min kablike we ‘ila Ellahi turxha’ul-’umuru

Po, nëse ty të konsiderojnë rrenacak, edhe të dërguarit para teje kanë qenë të përgënjeshtruar, po vetëm te All-llahu kthehen çështjet.

5

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۖ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِٱللَّهِ ٱلۡغَرُورُ

Ja ‘ejjuha en-nasu ‘inne wa’del-lahi hekkun fela tegurrennekumul-heja etu ed-dunja we la jegurrennekum billahil-garuru

O ju njerëz, s'ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).

6

إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ لَكُمۡ عَدُوّٞ فَٱتَّخِذُوهُ عَدُوًّاۚ إِنَّمَا يَدۡعُواْ حِزۡبَهُۥ لِيَكُونُواْ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلسَّعِيرِ

‘Inne esh-shejtane lekum ‘aduwun fe ettehidhuhu ‘aduwæn ‘innema jed’u hizbehu lijekunu min ‘eshabi es-sa’iri

Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit.