35. Fatir · ajete 22–28

سورة فاطر
22

وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡأَحۡيَآءُ وَلَا ٱلۡأَمۡوَٰتُۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُسۡمِعُ مَن يَشَآءُۖ وَمَآ أَنتَ بِمُسۡمِعٖ مَّن فِي ٱلۡقُبُورِ

We ma jestewil-’ehja’u we lal-’emwatu ‘innall-llahe jusmi’u men jesha’u we ma ‘ente bimusmi’in men fil-kuburi

E nuk janë të njëjtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.

23

إِنۡ أَنتَ إِلَّا نَذِيرٌ

‘In ‘ente ‘illa nedhirun

Ti nuk je tjetër vetëm i dërguar që tërheq vërejtjen.

24

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ بَشِيرٗا وَنَذِيرٗاۚ وَإِن مِّنۡ أُمَّةٍ إِلَّا خَلَا فِيهَا نَذِيرٞ

‘Inna ‘erselnake bil-hekki beshiræn we nedhiræn we ‘in min ‘ummetin ‘illa hala fiha nedhirun

Ne të dërguam ty me atë që është e vërtetë, lajmgëzues e qortues, e nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.

25

وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدۡ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَبِٱلزُّبُرِ وَبِٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُنِيرِ

We ‘in jukedhdhibuke fekad kedhdhebel-ledhine min kablihim xha’et/hum rusuluhum bil-bejjinati we biz-zuburi we bil-kitabil-muniri

Edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, që atyre u patën ardhur të dërguar me argumente të qarta, me broshura dhe me Libër të ndritshëm.

26

ثُمَّ أَخَذۡتُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۖ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ

Thumme ‘ehadhtul-ledhine keferu fekejfe kane nekiri

Pastaj (pasi refuzuan) i shkatërrova ata që nuk besuan, e sa i tmerrshëm ishte ndëshkimi Im!

27

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦ ثَمَرَٰتٖ مُّخۡتَلِفًا أَلۡوَٰنُهَاۚ وَمِنَ ٱلۡجِبَالِ جُدَدُۢ بِيضٞ وَحُمۡرٞ مُّخۡتَلِفٌ أَلۡوَٰنُهَا وَغَرَابِيبُ سُودٞ

‘Elem tera ‘ennel-lahe ‘enzele mine es-sema’i ma’en fe’ehrexhna bihi themeratin muhtelifæn ‘elwanuha we minel-xhibali xhudedun bidun we humrun muhtelifun ‘elwanuha we garabibu sudun

A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilëve është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza.

28

وَمِنَ ٱلنَّاسِ وَٱلدَّوَآبِّ وَٱلۡأَنۡعَٰمِ مُخۡتَلِفٌ أَلۡوَٰنُهُۥ كَذَٰلِكَۗ إِنَّمَا يَخۡشَى ٱللَّهَ مِنۡ عِبَادِهِ ٱلۡعُلَمَٰٓؤُاْۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ

We mine en-nasi we ed-dewabbi wel-’en’am muhtelifun ‘elwanuhu kedhalike ‘innema jehsha Ellahe min ‘ibadihil-’ulema’u ‘innall-llahe ‘azizun gafurun

Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Çdo krijesë, a gjallesë, e në mesin e tyre edhe njeriu kanë nevojë për të mirat e Zotit në çdo çast dhe në çdo gjendje, ndërsa Allahu nuk ka nevojë për krijesat, vetvetiu është i lavdëruar. Nëse Ai dëshiron i zhduk njerëzit e një kohe dhe sjell të tjerë, sepse është i pavarur. Në Ditën e Kijametit secili do të përgjigjet për veprat e veta, askush, e edhe më i afërmi, nuk do të pranojë të bartë përgjegjësinë për mëkatet e tjetrit. Ky është ligj i Allahut. Krahasimi që bëhet në mes të verbrit dhe syshëndoshit, errësirës e dritës, freskisë e vapës, të gjallëve e të vdekurve, aludon për besimtarin dhe jobesimtarin. Vini re! Errësira