35. Fatir · Ajeti 28

سورة فاطر
Përkthimi Sherif Ahmeti
28

وَمِنَ ٱلنَّاسِ وَٱلدَّوَآبِّ وَٱلۡأَنۡعَٰمِ مُخۡتَلِفٌ أَلۡوَٰنُهُۥ كَذَٰلِكَۗ إِنَّمَا يَخۡشَى ٱللَّهَ مِنۡ عِبَادِهِ ٱلۡعُلَمَٰٓؤُاْۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ

Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Çdo krijesë, a gjallesë, e në mesin e tyre edhe njeriu kanë nevojë për të mirat e Zotit në çdo çast dhe në çdo gjendje, ndërsa Allahu nuk ka nevojë për krijesat, vetvetiu është i lavdëruar. Nëse Ai dëshiron i zhduk njerëzit e një kohe dhe sjell të tjerë, sepse është i pavarur. Në Ditën e Kijametit secili do të përgjigjet për veprat e veta, askush, e edhe më i afërmi, nuk do të pranojë të bartë përgjegjësinë për mëkatet e tjetrit. Ky është ligj i Allahut. Krahasimi që bëhet në mes të verbrit dhe syshëndoshit, errësirës e dritës, freskisë e vapës, të gjallëve e të vdekurve, aludon për besimtarin dhe jobesimtarin. Vini re! Errësira