Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, që vërteton edhe për ata që ishin para tij. Vërtet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, i sheh të gjitha.
Thumme ‘ewrethnal-kitabel-ledhine estefejna min ‘ibadina feminhum dhalimun linefsihi we minhum muktesidun we minhum sabikun bil-hajrati bi’idhni Ellahi dhalike huwel-fedlul-kebiru
Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe.