Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, që vërteton edhe për ata që ishin para tij. Vërtet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, i sheh të gjitha.
Thumme ‘ewrethnal-kitabel-ledhine estefejna min ‘ibadina feminhum dhalimun linefsihi we minhum muktesidun we minhum sabikun bil-hajrati bi’idhni Ellahi dhalike huwel-fedlul-kebiru
Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe.
Wel-ledhine keferu lehum naru xhehenneme la jukda ‘alejhim fejemutu we la juhaffefu ‘anhum min ‘adhabiha kedhalike nexhzi kulle kefurin
Po për ata që nuk besuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohe ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim.
We hum jesterihune fiha rebbena ‘ehrixhna na’mel salihæn gajrel-ledhi kunna na’melu ‘ewelem nu’ammirkum ma jetedhekkeru fihi men tedhekkere we xha’ekumu en-nedhiru fedhuku fema lildhdhalimine min nesir
Dhe ata do të klithin aty: "O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
Huwel-ledhi xhe’alekum hala’ife fil-’erdi femen kefere fe’alejhi kufruhu we la jezidul-kafirine kufruhum ‘inde rabbihim ‘illa mektæn we la jezidul-kafirine kufruhum ‘illa hasaræn
Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi, të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetëm se dëshpërim.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.