Huwel-ledhi xhe’alekum hala’ife fil-’erdi femen kefere fe’alejhi kufruhu we la jezidul-kafirine kufruhum ‘inde rabbihim ‘illa mektæn we la jezidul-kafirine kufruhum ‘illa hasaræn
Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi, të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetëm se dëshpërim.
Thuaj: "Më tregoni për zotat tuaj që i adhuroni pos All-llahut, më bëni të shohë se ç'krijuan ata në tokë; a mos kanë pjesë ata në qiej, a mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër, e ata kanë argument në të?" Jo, por mizorët nuk i premtojnë njëri-tjetrit diçka tjetër vetëm se mashtrim".
We ‘eksemu billahi xhehde ‘ejmanihim le’in xha’ehum nedhirun lejekununne ‘ehda min ‘ihdal-’umemi felemma xha’ehum nedhirun ma zadehum ‘illa nufuræn
Ata me betimin më të fortë të tyre janë betuar në All-llahun se, nëse u vjen atyre ndonjë pejgamber, do të jenë më të udhëzuarit (më besimtarët) nga njeri i atyre popujve (jahudi ose i krishterë), e kur u erdhi atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër vetëm se largim.
Estikbaræn fil-’erdi we mekre es-sejji’i we la jehikul-mekru es-sejji’u ‘illa bi’ehlihi fehel jendhurune ‘illa sunnetel-’ewweline felen texhide lisunneti Ellahi tebdilæn we len texhide lisunneti Ellahi tehwilæn
(Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.