وَلَوۡ يُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِمَا كَسَبُواْ مَا تَرَكَ عَلَىٰ ظَهۡرِهَا مِن دَآبَّةٖ وَلَٰكِن يُؤَخِّرُهُمۡ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗىۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِعِبَادِهِۦ بَصِيرَۢا
E sikur All-llahu t'i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s'ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që e lexojnë Kuranin, e falin namazin dhe japin një pjesë të pasurisë për në rrugën e Zotit, atyre përveç shpërblimit të merituar Zoti iu dhuron edhe më shumë nga mëshira e vet, pse Ai është që, edhe i fal gabimet, edhe është Mirënjohës. Kuranin që ta shpallëm ty Muhamed është një e vërtetë nga Zoti yt, e jo shpikje jotja, e popullit më të zgjedhur, ymetit të Muhamedit ia lamë në trashëgim, që të veprojë sipas tij deri në Ditën e Kijametit; mirëpo prej tyre do të ketë, që e lexojnë, por nuk veprojnë në tërësi sipas tij, e të tillët dëmtojnë veten - dhalimun linefsihi. Disa të tjerë bëjnë punë të mira, i kryejnë obligimet e tij, largohen nga ndalesat, por lënë mangu gjërat vullnetare, të tillët janë të mesëm - muktesidun. E prej tyre do të ketë që bëjnë gara në punë të mira, e ata janë prijësit në të mira - Sabikun fil hajratë. Pasi të vendosen të mirët në xhenete, të