35. Fatir · Ajeti 5 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 35:1–35:14
Allahu që krijoi qiej e tokë pa ndonjë model të mëparshëm, që i krijoi engjëjt dhe i bëri ndërmjetësues mes Tij dhe pejgamberëve, që ka fuqi t'i krijojë krijesat ashtu si të dojë, i takon çdo falënderim e lavdërim.
Sipas këtij ajeti të Kur'anit dhe sipas shumë haditheve të sakta, melaiket janë me krahë, me lloj-lloj palë krahësh, edhe pse ne e dimë se ata nuk janë trupa fizikë.
Allahu që shpiku çdo send, e mban edhe sundimin ndaj çdo sendi, të mirën që ta jep Ai, nuk mund ta pengojë kush dhe atë që Ai nuk ta jep, nuk mund ta japë kush tjetër, andaj të mirave të Tij duhet falënderuar, por jo vetëm me gojë.
Muhammedit a.s. i jepet të kuptojë se edhe të dërguarit para tij u quajtën rrenacakë, andaj nuk duhet të brengoset.
Kumtesa e Zotit se do të ringjalleni, se ka xhennet dhe xhehenem, është e saktë, andaj nuk duhet shkuar pas mësimeve të shejtanit dhe nuk duhet mashtruar pas kësaj jete e të humbim jetën tjetër, pse duhet ditur se shejtani është armik i njeriut dhe mësimet e tij çojnë në xhehenem. Gjithashtu Muhammedit i thuhet që të mos e dëmtojë veten nga dëshpërimi pse disa nuk po besojnë. Ajo është punë e Zotit. Ai e di kush do të mbetet në errësirë e kush do ta gjejë dritën, andaj të keqit i duket e mirë puna e keqe, e nuk largohet prej saj.
I Kush dëshiron të jetë i ndershëm, krenar, i autoritetshëm, atë le ta kërkojë prej Allahut me I besim e me vepra të mira, e Ai do t'i dhurojë atë në të dy jetët, e dredhia është e asgjësuar.
Ai Zot që njeriun e parë e krijoi nga dheu, e origjinën e tij e vazhdoi përmes një pike uji, i di të gjitha, e di çka ka në barkun e nënës, kur do të lindë, sa do të jetojë etj.
Deti i ëmbël dhe i njelmëti, janë shembull i besimtarit dhe i jobesimtarit.
Pozicioni i tokës ndaj diellit dhe forma e rrumbullakët e saj, bëjnë që nata e dita të zgjaten ose të shkurtohen, e të gjitha këto janë fakte që dokumentojnë për fuqinë dhe mjeshtërinë e Allahut.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 35:3–35:6
- “O njerëz! Kujtoni me mirënjohje të mirat e Allahut për ju! A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon ju nga qielli e nga toka? Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Tij. ” - Allahu i Lartë - suar i porosit robërit dhe adhuruesit e Tij për mënyrën se si të argumentojnë për të treguar se Ai është i vetmi që meriton të adhurohet nga krijesat, me dashurinë e plotë dhe madhërimin e nënshtrimin ndaj Tij. Domethënë, ashtu sikurse Ai është i Vetmi që ka në dorë krijimin e gjithçkaje, furnizi - min, përkujdesin për çdo gjë, po kështu Ai duhet të adhurohet si një i vetëm, pa i shoqëruar asnjë idhull. - “Atëherë, si po largoheni nga e vërteta?” - Si është e mundur që mohoni mesazhin e vërtetë dhe këtë besim të drejtë, pas këtij shtjellimi kaq të hollësishëm dhe lehtësisht të kuptueshëm?! Mendoni pak me kujdes! Si është e mundur që ju ta pranoni se Ai është i vetëm në krijimin, sundimin, furnizimin e krijesave dhe përkujdesin për to dhe, pas kësaj, të adhuroni idhujt, putat dhe çdo gjë tjetër veç Tij? - Ky është shpjegimi i ajetit dhe Allahu është më i ditur. - “Dhe nëse ata të mohojnë ty, dije se edhe të dërguarit para teje janë mo - huar.” - Pra, nëse ata të mohojnë ty, o Muhamed, duke kundërshtuar fenë e Zotit dhe duke refuzuar urdhri n e prerë për ta adhuruar Zotin si një të vetëm, atëherë dije se kështu ka ndodhur me të gjithë profetët përpara teje. Edhe ata u kundërshtuan dhe u mohuan prej popujve të tyre, të cilët nuk pranonin të vërtetën prej Zotit, aq të qartë dhe të mirështjelluar. - “Por vetëm tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet. ” - Allahu ka për të shpa - guar dhe shpërblyer gjithësecilin ashtu si e meriton. - “O njerëz! Nuk ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë.” - Dita e premtuar, dita e gjykimit dhe llogarisë me drejtësi përpara Zotit do të ndodhë, dhe për këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim. - “Prandaj mos lejoni që t'ju mashtrojë jeta e kësaj bote ...” - Mos u shpërqendroni dhe të mashtroheni nga stolitë e kësaj dynjaje, që shumë shpejt do të zhduken, dhe të shpërfillni jetën e përjetshme, të bukur dhe të lumtur, që nuk ka fund. - “... dhe mos lejoni që Kryemashtruesi t'ju largojë nga Allahu .” - Të mos ju
gënjejë shejtani i mallkuar me mashtrimet dhe intrigat e tij, të mos ju devijojë nga qëllimi përse Zoti ju krijoi, të mos ju mashtrojë që të hiqni dorë nga pasimi i rrugës së profetëve të Zotit dhe nga besimi në shpalljet dhe urdhëresat e Tij. Kryema - shtruesi është shejtani i mallkuar, siç e ka përmendur i Lartësuari me të njëjtin emërtim në ajetin tjetër: “Premtimi i Allahut është i vërtetë, prandaj mos lejoni që t'ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe mos lejoni që Kryemashtruesi (shejtani) t'ju largojë nga Allahu (me mashtrimet e tij).” [Lukman 32]. Po kështu edhe në ajetin: “Atë ditë, muna - fikët dhe munafiket do t'u thonë besimta - rëve: “Na prisni pak, që edhe ne të ndriço - hemi prej dritës suaj!” Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas (në dynja) dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi. Ata (munafikët) u thërrasin (besimtarëve): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!?” - “Po, por ju e shkatërruat veten, sepse ju prisnit kob të zi për besimtarët, dyshonit në çështjet e fesë dhe ju mashtroi jeta e dynjasë, derisa ju erdhi kaderi i Zotit. Kryemashtruesi ju gënjeu rreth Allahut.” [Hadid 13, 14]. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon armiqësinë e ashpër të Iblisit kundër bijve të Ademit. Ai thotë: - “Shejtani është armiku juaj, prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! ” - Pra, edhe ju shprehjani atij armiqësinë , konsiderojeni si armikun më të ashpër dhe më të urryer. Po si të tillë duhet ta trajtoni edhe ftesën e tij. Mos besoni asgjë që ai iu thotë e as mos u gënjeni nga joshjet dhe intrigat e tij, të cilat kanë veç një qëllim: t’ju largojnë nga e vërteta. Mos harroni asnjë çast se: - “Ai i fton ithtarët e vet për t’i bërë banorë të Zjarrit. ” - Pra, qëllimi i tij i vetëm është që t’ju humbasë, t’ju devijojë nga e vërteta, t’ju largojë prej saj dhe, së bashku me të, të vuani përjetësisht në Xhe - henem. E lusim Allahun e Lartësuar që të na forcojë e mbushë me urrejtje për armiqtë tanë të përbetuar, shejtanët e mallkuar dhe të na udhëzojë e të na japë forcë që të pasojmë Librin e Tij dhe Sunetin e profetit të Tij të dashur, Muhamedit ﷺ .Ai i dëgjon lutjet dhe i përgjigjet atyre me bujarinë e Tij. Ky ajet i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “Kur u thamë melekëve: “Bëni sexhde për Ademin!", ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai qe një nga xhindët dhe nuk e respektoi urdhrin e Zotit të vet.”. "Vallë, a në vend Tim, do ta konsideroni si mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar dhe i padrejtë është ky!” [Kehf 50].
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 35:5–35:7
- O njerëz! Nuk ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë. - Premtimi i Allahut se do t'ju ringjallë për t'ju shpërblyer ose ndëshkuar për veprat tuaja është i vërtetë dhe të mos kini asnjë dyshim për këtë! Kurrë të mos dyshoni për këtë të vërtetë, për të cilën kanë ardhur të qarta të gjitha argumentet logjike dhe tekstuale nga Zoti, në të gjitha Shpalljet që ka zbritur në tokë. Atëherë, duke qenë se kjo është diçka e vërtetë dhe premtimi i Zotit i sigurt, ju duhet të përgatiteni seriozisht për atë ditë. Koha është gjëja më e vyer, të cilën duhet ta mbushim me vepra të mira dhe nuk duhet të lejoni që për këtë t'ju pengojë askush: - Prandaj mos lejoni që t'ju mashrojë jeta e kësaj bote... - Mos u mashtroni nga jeta e dynjasë, me kënaqësitë, stolitë dhe bukuritë e saj, dhe kjo t'ju shmangë nga qëllimi përse Zoti ju krijoi. - ...dhe mos lejoni që Kryemashtruesi (shejtani) t'ju largojë nga Allahu (me mashtrimet e tij) . - Mos ndiqni hapat e shejtanit të mallkuar dhe mos bini pre e kurtheve të tij! Shejtani është mashtrues i madh dhe armiku juaj real. Për këtë arsye, si të tillë konsiderojeni atë! - Shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! - Asnjëherë mos e harroni armiqësinë që Ai fsheh në vete kundër jush dhe asnjëherë mos e shpërfillni luftën me të, në çdo çast të jetës suaj. Ai ju sheh ju dhe ju nuk e shihni. Ai gjithmonë është në gatishmëri, që t'ju dëmtojë dhe largojë nga Zoti juaj. - Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit. - Ky është qëllimi i tij për ata që e pasojnë. Ai synon t'i poshtërojë ata me dënimin më të ulët, nënçmues dhe të rëndë. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se njerëzit ndahen në dy grupe, në varësi të bindjes ndaj shejtanit dhe pasimit të rrugës së tij, dhe na tregon, gjithashtu, edhe shpërblimin e tyre. Ai thotë: - Ata që mohuan (Allahun) do të kenë një dënim të ashpër... - Këta e refuzojnë me forcë besimin e pastër, në të cilin ftuan profetët dhe e qartësuan plotësisht përmes Shpalljes. Për këta të mjerë, Allahu thotë që: "...do të kenë një dënim të ashpër." Ai është një dënim shumë i rëndë, të cilin ata do ta përjetojnë në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë. Ndryshe është gjendja e besimtarëve: - ... kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje (të gjynaheve) dhe shpërblim të madh. - Këta besojnë me zemrat e tyre gjithçka që Zoti urdhëron që
të besohet. Përveç që besojnë me zemër, ata bëjnë vepra të mira, vepra në të cilat i fton imani i tyre, dhe jetojnë sipas këtij imani. Ata bënë vepra 'të mira' dhe përmirësuese të gjendjeve të tyre. Për këta fatlumë, Allahu thotë që: "... do të kenë falje (të gjynaheve) dhe shpërblim të madh.". A do t'u mbulohen dhe fshihen gjynahet e tyre, gjë kjo e cila do të thotë se janë të sigurt dhe të shpëtuar nga gjurmët e këqija të gjynaheve dhe dënimit që ato sjellin. Ata do të kenë edhe një shpërblim të madh dhe do të realizojnë gjithçka që synojnë.