‘Efemen zujjine lehu su’u ‘amelihi fere’ahu hesenæn fe’innall-llahe judillu men jesha’u we jehdi men jesha’u fela tedh/heb nefsuke ‘alejhim heseratin ‘innall-llahe ‘alimun bima jesna’une
A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata.
All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.
Men kane juridul-’izzete felillahil-’izzetu xhemi’æn ‘ilejhi jes’adul-kelimut-tejjibu wel-’amelu es-salihu jerfa’uhu wel-ledhine jemkurune es-sejji’ati lehum ‘adhabun shedidun we mekru ‘ula’ike huwe jeburu
Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.