36. Ja Sin · ajete 32–43

سورة يس
32

وَإِن كُلّٞ لَّمَّا جَمِيعٞ لَّدَيۡنَا مُحۡضَرُونَ

We ‘in kullun lemma xhemi’un ledejna muhderune

Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani nuk e përmend, se cili fshat ishte dhe kush ishin ata të dërguar tek ai popull, sepse shembulli ka si qëllim të parashtrojë çështjen ashtu që t’iu shërbejë si përvojë njerëzve, e nuk ka rëndësi për detaje të mëtejme. Megjithatë disa mufesirinë thonë se fshati ishte Entakije, të dërguarit ishin Sadku, Maduku dhe Shemuni, ndërsa ai njeri i mirë që erdhi prej skajit të qytetit ishte njëfarë Habib Nexhari. Në këtë ngjarje, në të cilën dy të dërguar shkojnë në një vendbanim dhe e thërrasin atë popull në rrugë të drejtë, duket kokëfortësia e atij populli se si nuk i dëgjon, madje përpiqen që të gjitha fatkeqësitë t’ia veshin ardhjes së tyre, se si u kërcënohen se do t’i vrasin me gurë etj. Të dërguarit gjithnjë kanë pasur ndonjë përkrahje të denjë, siç ishte ai që erdhi prej skajit të qytetit dhe e dha jetën për hir të së vërtetës, por e fitoi xhenetin dhe si besimtar i mirë e i sinqertë, e ankoi qëndrimin e popullit të vet, i dhimbsej pse nuk e kuptuan të mirën, që ua dhuroi Zoti, por mbetën jashtë rrugës. Për shkak se ai popull e vrau njeriun e mirë Zoti e urdhëroi Xhebrailin, që me një britmë të fuqishme t’i bëjë të gjithë të vdekur, e këtë do të duhej ta kuptonin edhe idhujtarët mekas, të cilët nuk e dëgjonin Pejgamberin a.s., se edhe atyre mund t’iu ngjajë ashtu, e në fund kanë për t’u përgjigjur para Zotit.
33

وَءَايَةٞ لَّهُمُ ٱلۡأَرۡضُ ٱلۡمَيۡتَةُ أَحۡيَيۡنَٰهَا وَأَخۡرَجۡنَا مِنۡهَا حَبّٗا فَمِنۡهُ يَأۡكُلُونَ

We ‘ajetun lehumul-’erdul-mejtetu ‘ehjejnaha we ‘ehrexhna minha hebbæn feminhu je’kulune

Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.

34

وَجَعَلۡنَا فِيهَا جَنَّٰتٖ مِّن نَّخِيلٖ وَأَعۡنَٰبٖ وَفَجَّرۡنَا فِيهَا مِنَ ٱلۡعُيُونِ

We xhe’alna fiha xhennatin min nehilin we ‘a’nabin we fexhxherna fiha minel-’ujuni

Dhe në të Ne u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).

35

لِيَأۡكُلُواْ مِن ثَمَرِهِۦ وَمَا عَمِلَتۡهُ أَيۡدِيهِمۡۚ أَفَلَا يَشۡكُرُونَ

Lije’kulu min themerihi we ma ‘amilet/hu ‘ejdihim ‘efela jeshkurune

Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë?

36

سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡأَزۡوَٰجَ كُلَّهَا مِمَّا تُنۢبِتُ ٱلۡأَرۡضُ وَمِنۡ أَنفُسِهِمۡ وَمِمَّا لَا يَعۡلَمُونَ

Subhanel-ledhi halekal-’ezwaxhe kulleha mimma tunbitul-’erdu we min ‘enfusihim we mimma la ja’lemune

I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.

37

وَءَايَةٞ لَّهُمُ ٱلَّيۡلُ نَسۡلَخُ مِنۡهُ ٱلنَّهَارَ فَإِذَا هُم مُّظۡلِمُونَ

We ‘ajetun lehumul-lejlu neslehu minhu en-nehare fe’idha hum mudhlimune

Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.

38

وَٱلشَّمۡسُ تَجۡرِي لِمُسۡتَقَرّٖ لَّهَاۚ ذَٰلِكَ تَقۡدِيرُ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ

We esh-shemsu texhri limustekarrin leha dhalike tekdirul-’azizil-’alimi

Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit.

39

وَٱلۡقَمَرَ قَدَّرۡنَٰهُ مَنَازِلَ حَتَّىٰ عَادَ كَٱلۡعُرۡجُونِ ٱلۡقَدِيمِ

Wel-kamere kaddernahu menazile hetta ‘ade kal’urxhunil-kadimi

Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë).

40

لَا ٱلشَّمۡسُ يَنۢبَغِي لَهَآ أَن تُدۡرِكَ ٱلۡقَمَرَ وَلَا ٱلَّيۡلُ سَابِقُ ٱلنَّهَارِۚ وَكُلّٞ فِي فَلَكٖ يَسۡبَحُونَ

La esh-shemsu jenbegi leha ‘en tudrikel-kamere we lal-lejlu sabiku en-nehari we kullun fi felekin jesbehune

As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën po secili noton në një galaktikë.

41

وَءَايَةٞ لَّهُمۡ أَنَّا حَمَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُمۡ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ

We ‘ajetun lehum ‘enna hemelna dhurrijetehum fil-fulkil-meshhuni

Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot.

42

وَخَلَقۡنَا لَهُم مِّن مِّثۡلِهِۦ مَا يَرۡكَبُونَ

We halekna lehum min mithlihi ma jerkebune

Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t'i hipin.

43

وَإِن نَّشَأۡ نُغۡرِقۡهُمۡ فَلَا صَرِيخَ لَهُمۡ وَلَا هُمۡ يُنقَذُونَ

We ‘in neshe’ nugrikhum fela seriha lehum we la hum junkadhune

E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.