36. Ja Sin · Ajeti 47

سورة يس
Përkthimi Sherif Ahmeti
47

وَإِذَا قِيلَ لَهُمۡ أَنفِقُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَنُطۡعِمُ مَن لَّوۡ يَشَآءُ ٱللَّهُ أَطۡعَمَهُۥٓ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ

Dhe kur u thuhej: "Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan besimtarëve u thanë: "A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete Allahu atyre që nuk besonin iu rreshton disa fakte, që dokumentojnë për fuqinë e Zotit Krijues, kuptohet për njerëzit që kanë logjikë. Përmend se si i jep jetë tokës me anën e shiut, si mbijnë bimët, krijohen kopshte, që njerëzit ushqehen prej tyre, se si largon dritën e sjell terrin, se si dielli iu mundëson njerëzve të dinë kur është ditë e kur natë, ndërsa hëna me ato ndryshimet e saj iu mundëson të numërojnë muajt, dhe se si as nata e as dita nuk janë njëra para tjetrës, por kur ka natë ka edhe ditë dhe kur ka ditë ka edhe natë, sepse njëra pjesë e tokës së rrumbullakët është natë e tjetra ditë. Kështu ka qenë prej fillimit dhe kështu do të jetë. Çdo trup qiellor kalon nëpër ato rrugët e veta të caktuara prej Zotit. Njerëzit do të duhej të marrin mësim e përvojë prej belave, që i goditën ata që ishin më herët dhe duhet të kenë frikë prej atyre që mund t’iu vijnë më vonë, e posaçërisht Ditës së Gjykimit. Por njerëzit, le që nuk përfillën argumentet e Zotit, por u tallën me këshillat e Tij, kur besimtarëve iu thoshin: Pse ta ushqejnë atë që Zoti nuk e ushqen?!...