36. Ja Sin · ajete 48–58

سورة يس
48

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

We jekulune meta hadhal-wa’du ‘in kuntum sadikine

Dhe thoshin: "Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?"

49

مَا يَنظُرُونَ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ تَأۡخُذُهُمۡ وَهُمۡ يَخِصِّمُونَ

Ma jendhurune ‘illa sejheten wahideten te’hudhuhum we hum jehissimune

(All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.

50

فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ تَوۡصِيَةٗ وَلَآ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمۡ يَرۡجِعُونَ

Fela jesteti’une tewsijeten we la ‘ila ‘ehlihim jerxhi’une

E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.

51

وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَإِذَا هُم مِّنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ يَنسِلُونَ

We nufiha fi es-suri fe’idha hum minel-’exhdathi ‘ila rabbihim jensilune

Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.

52

قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا مَنۢ بَعَثَنَا مِن مَّرۡقَدِنَاۜۗ هَٰذَا مَا وَعَدَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَصَدَقَ ٱلۡمُرۡسَلُونَ

Kalu ja wejlena men be’athena min merkadina hadha ma we’ade er-Rehmanu we sedekal-murselune

E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të dërguarit.

53

إِن كَانَتۡ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ فَإِذَا هُمۡ جَمِيعٞ لَّدَيۡنَا مُحۡضَرُونَ

‘In kanet ‘illa sejheten wahideten fe’idha hum xhemi’un ledejna muhderune

Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.

54

فَٱلۡيَوۡمَ لَا تُظۡلَمُ نَفۡسٞ شَيۡـٔٗا وَلَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Faljewme la tudhlemu nefsun shej’æn we la tuxhzewne ‘illa ma kuntum ta’melune

Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.

55

إِنَّ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ ٱلۡيَوۡمَ فِي شُغُلٖ فَٰكِهُونَ

‘Inne ‘eshabel-xhennetil-jewme fi shugulin fakihune

Ata të xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.

56

هُمۡ وَأَزۡوَٰجُهُمۡ فِي ظِلَٰلٍ عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ مُتَّكِـُٔونَ

Hum we ‘ezwaxhuhum fi dhilalin ‘alel-’era’iki mutteki’une

Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.

57

لَهُمۡ فِيهَا فَٰكِهَةٞ وَلَهُم مَّا يَدَّعُونَ

Lehum fiha fakihetun we lehum ma jedda’une

Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.

58

سَلَٰمٞ قَوۡلٗا مِّن رَّبّٖ رَّحِيمٖ

Selamun kawlæn min rabbin Rehimin

Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!