36. Ja Sin · ajete 55–63

سورة يس
55

إِنَّ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ ٱلۡيَوۡمَ فِي شُغُلٖ فَٰكِهُونَ

‘Inne ‘eshabel-xhennetil-jewme fi shugulin fakihune

Ata të xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.

56

هُمۡ وَأَزۡوَٰجُهُمۡ فِي ظِلَٰلٍ عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ مُتَّكِـُٔونَ

Hum we ‘ezwaxhuhum fi dhilalin ‘alel-’era’iki mutteki’une

Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.

57

لَهُمۡ فِيهَا فَٰكِهَةٞ وَلَهُم مَّا يَدَّعُونَ

Lehum fiha fakihetun we lehum ma jedda’une

Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.

58

سَلَٰمٞ قَوۡلٗا مِّن رَّبّٖ رَّحِيمٖ

Selamun kawlæn min rabbin Rehimin

Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!

59

وَٱمۡتَٰزُواْ ٱلۡيَوۡمَ أَيُّهَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ

We emtazul-jewme ‘ejjuhal-muxhrimune

E tash, o ju kriminelë, ndahuni!

60

۞ أَلَمۡ أَعۡهَدۡ إِلَيۡكُمۡ يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ أَن لَّا تَعۡبُدُواْ ٱلشَّيۡطَٰنَۖ إِنَّهُۥ لَكُمۡ عَدُوّٞ مُّبِينٞ

‘Elem ‘a’hed ‘ilejkum ja beni ‘ademe ‘en la ta’budu esh-shejtane ‘innehu lekum ‘aduwun mubinun

O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?

61

وَأَنِ ٱعۡبُدُونِيۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ

We ‘eni a’buduni hadha siratun mustekimun

(Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!

62

وَلَقَدۡ أَضَلَّ مِنكُمۡ جِبِلّٗا كَثِيرًاۖ أَفَلَمۡ تَكُونُواْ تَعۡقِلُونَ

We lekad ‘edelle minkum xhibillæn kethiræn ‘efelem tekunu ta’kilune

Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?

63

هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ

Hedhihi xhehennemu elleti kuntum tu’adune

Ky është xhehennemi që juve u premtohej.