وَمَن نُّعَمِّرۡهُ نُنَكِّسۡهُ فِي ٱلۡخَلۡقِۚ أَفَلَا يَعۡقِلُونَ
E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Idhujtarët përveç se nuk besonin bënin tallje e thoshin kur do të vijë Kijameti. Zoti iu tha, se do t’ju vijë papritmas dhe shpejt, sa nuk do të kenë kohë, as t’i lënë dikujt ndonjë amanet, e as ta shohin familjen e tyre. Pastaj do t’i fryhet Surit, e ju shpejt do të paraqiteni tek Unë, por do ta mjeroni veten pse nuk mbetët në varreza. E ky është ai premtimi që talleshit. Xhenetlinjtë janë në vendet e tyre të këndshme, kënaqen me të mirat e tij, por kënaqësinë më të madhe do ta përjetojnë kur Zoti Mëshirues iu prezantohet dhe iu jep selam. Pejgamberi ka thënë: “Duke qenë xhenetlinjtë të preokupuar më kënaqësitë e xhenetit iu paraqitet një dritë, ngrejnë kokat, kur ja, Zoti i Madhërishëm iu thotë: Es Selamu alejkum, o xhenetlinj, Ai i shikon ata dhe ata e shikojnë Atë, nuk iu shkojnë sytë tjetërkah derisa të largohet prej tyre, por mbetet drita e Tij, gëzimi ndaj Tij në vendin e tyre. Atë ditë mëkatarëve iu thuhet veçohuni prej besimtarëve, pse ju e dëgjuat shejtanin, edhe pse u pata porositur dhe treguar, se ai është armiku juaj, se ka humbur shumë të tjerë më parë, u thashë se e vetmja rrugë e shpëtimit është njohja dhe adhurimi ndaj Meje, tashti pra, shijoni dënimin. Gjymtyrët tuaja nuk janë tashti nën sundimin tuaj, Ne komandojmë me to, na flasin duart, na dëshmojnë këmbët, e ju vetëm do të heshtni. Ne iu dhamë të gjitha gjymtyrët e shëndosha, por ju i keqpërdorët. Ne kemi pasur mundësi t’ju bëjmë të gjymtë, të verbër, t’ju japim të jetoni shumë, por ju kthejmë në atë krijimin e parë, ju bëjmë sërish fëmijë. Kjo është fuqia Jonë të cilën është dashur ta kuptoni! ajo atij, ai (Kurani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kuran i qartë,