36. Ja Sin · ajete 71–76

سورة يس
71

أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا خَلَقۡنَا لَهُم مِّمَّا عَمِلَتۡ أَيۡدِينَآ أَنۡعَٰمٗا فَهُمۡ لَهَا مَٰلِكُونَ

‘Ewelem jerew ‘enna halekna lehum mimma ‘amilet ‘ejdina ‘en’amæn fehum leha malikune

A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që ata i kanë.

72

وَذَلَّلۡنَٰهَا لَهُمۡ فَمِنۡهَا رَكُوبُهُمۡ وَمِنۡهَا يَأۡكُلُونَ

We dhellelnaha lehum feminha rekubuhum we minha je’kulune

Dhe ua bëmë ato që t'u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen.

73

وَلَهُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ وَمَشَارِبُۚ أَفَلَا يَشۡكُرُونَ

We lehum fiha menafi’u we mesharibu ‘efela jeshkurune

Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë?

74

وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةٗ لَّعَلَّهُمۡ يُنصَرُونَ

We ettehadhu min duni Ellahi ‘aliheten le’allehum junserune

Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë, me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.

75

لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَهُمۡ وَهُمۡ لَهُمۡ جُندٞ مُّحۡضَرُونَ

La jesteti’une nesrehum we hum lehum xhundun muhderune

Ata nuk mund t'u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.

76

فَلَا يَحۡزُنكَ قَوۡلُهُمۡۘ إِنَّا نَعۡلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعۡلِنُونَ

Fela jehzunke kawluhum ‘inna na’lemu ma jusirrune we ma ju’linune

E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.