← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

36. Ja Sin · Ajeti 8 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 36:1–36:12

Edhe këto shkronja të ndara në këtë sure, "Ja" dhe "Sinë", janë mrekulli e Kur'anit, e sipas ibni Abasit do të thotë: O njeri. Eshtë thënë se mos është emër i Pejgamberit, pasi që po vjen ajeti: Ti je nga të dërguarit.

Allahu betohet në Kur'anin se është i paprekur prej të metave, se është i shpallur prej Tij, se vërteton që Muhammedi a.s. është Pejgamber që ka për detyrë të thërrasë në rrugë të drejtë një popull që në të kaluarën e afërt nuk pati të dërguar, andaj janë naivë.

Zoti e di se disa prej tyre nuk do të besojnë, ata janë si të ishin të frenuar me koka të ngrira lart, andaj nuk u bën dobi këshilla.

Këshilla i bën dobi vetëm atij që ndjek mësimet e Kur'anit dhe i ruhet të keqes dhe kur nuk e shohin njerëzit, andaj i tilli ka shpërblim të madh.

Allahu është Ai që i ngjall të vdekurit dhe që ua paraqet çdo vepër që kanë bërë, ua shënon edhe hapat që i bënë për në namaz e punë të mira, ua shënon të mirat që i përhapën e sipas tyre punojnë edhe të tjerët e edhe të këqijat që u lanë traditë të tjerëve.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 36:8–36:12

- “Ne u kemi vënë pranga në qafë që u arrijnë deri në nofulla, kështu që ata mbeten me kokën lart. ” - Allahu i Lartë - suar na tregon gjendjen e mjerueshme të atyre, për të cilët, Zoti e përcaktoi me diturinë e Tij që të ishin prej fatzinjve, të humburve dhe mohuesve të besimit. Ata përshkruhen si dikush që është i lidhur në pranga dhe të dyja duart e tij janë shtrënguar e mbërthyer poshtë nofullës tek qafa e vet, dhe kështu ai është i detyruar që kokën ta mbajë të ngritur lart. I Lartësuari thotë në ajetin tjetër: “Mos e shtrëngo dorën tënde e as mos e lësho atë pa fre dhe të mbetesh i qortuar dhe duarthatë!” [Isra 29]. Domethënë, të mos i mbajnë duart të shtrënguara në qafën e tyre, duke mos e shtrirë dorën e bujarisë për të dhënë sadaka prej mirësive të Zotit. - “Ne u kemi vënë pengesë edhe para edhe prapa tyre ...” - Allahu i Madhëruar u ka vendosur perde, në mënyrë të tillë që ata nuk munden të kenë lidhje me të vërtetën. - “... dhe ua kemi mbuluar shikimin, prandaj ata nuk mund të shohin. ” - Ua kemi mbuluar shikimin nga e vërteta, në mënyrë të tillë që të mos përfitojnë nga e mira që u paraqitet, pasi ata nuk mund ta shohin atë. Kështu, ata nuk mund ta gjejnë udhën drejt Islamit, kësaj feje madhështore e të vërtetë të shpallur nga Zoti. Ikrima rrëfen se Ebu Xhehli tha një ditë: “Nëse e shoh Muhamedin të kalojë para meje, kam për të bërë kështu e ashtu.” Atëherë, zbriti ky ajet: “Ne u kemi vënë pranga në qafë, që u arrijnë deri në nofulla, kështu që ata mbeten me kokën lart. Ne u kemi vënë pengesë edhe para, edhe prapa tyre dhe ua kemi mbuluar shikimin, prandaj ata nuk mund të shohin.” Atëherë njerëzit i thoshin Ebu Xhehlit: “Ja ku është Muhamedi!”

Ndërsa ai pyeste: “Ku është?” Pra, nuk arrinte as ta shihte atë.” Kështu e sjell Ibn Xheriri. - “Nuk ka dyshim se për ata është njëlloj - i paralajmëron apo nuk i paralajmëron, ata nuk besojnë. ” - Çështja e tyre është vulosur. Ata do të jenë të humbur dhe nuk u bën dobi asnjë lloj qortimi dhe paralajmë - rimi. Zemrat e tyre nuk ndikohen aspak nga qortimet, paralajmërimet dhe këshillat. I Lartësuari thotë: “Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd (për ndëshkim), ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” [Junus 96, 97]. Një ajet i ngjashëm është shtjelluar në suren Bekare. - “Ti mund të paralajmërosh veçse atë që e ndjek Mesazhin dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit në fshehtësi. ” - Ata të cilët përfitojnë nga paralajmërimet, këshi - llat, qortimet, mësimet dhe kumtet madhë - shtore që ti sjell nga Zoti, janë besimtarët, të cilët e pasojnë këtë Kuran madhështor dhe nënshtrohen për të jetuar dhe për të adhuruar Zotin sipas tij. Përveç kësaj, ata i frikësohen Zotit dhe shikimit të Tij edhe kur nuk i sheh askush prej krijesave. Ata i frikësohen vetëm shikimit të Allahut të Lartësuar, për të cilin janë të bindur se nuk u ndahet asnjë çast. Kjo ndjenjë madhë - shtore, pra, pikërisht ndjenja e mbikëqyrjes së vazhdueshme të Zotit, është bashkëudhë - tare e tyre. Këta robër dhe adhurues të mirë e dinë me siguri se Allahu i Madhëruar është duke i parë në çdo moment të jetës së tyre. Për këta, i Lartësuari thotë: - “Pra, përgëzoje atë për falje dhe shpërblim bujar.” - Përgëzoji me falje dhe mbulim të gjynaheve të tyre. Gjithashtu, gëzoji me lajmin për një shpërblim të madh dhe bujar nga Allahu i Madhëruar, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Pa dyshim, për ata që i frikësohen Zotit të vet pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh. I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çfarë fshihni në zemrat tuaja. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur Ai di në imtësi çdo sekret.” [Mulk 12 - 14]. - “Ne do t'i ngjallim të vdekurit ...” - Kjo do të ndodhë Ditën e Kijametit. - “... d he Ne i shkruajmë veprat e tyre dhe gjurmët që lënë pas. ” - Domethënë, Ne i shkruajmë veprat që ata kryejnë në jetën e kësaj bote. Në lidhje me fjalën e Allahut: “dhe gjurmët që lanë pas”, kanë ardhur dy shpjegime nga dijetarët. Shpje - gimi i parë është: “Ne shkruajmë punët e tyre dhe frytet që sjellin ato punë të mira.” Kjo i ngjan fjalës së Profetit ﷺ : 2224. “Kush sjell një traditë të mirë në Islam, do të shpërblehet për të dhe për çdonjë që punon me atë traditë pas tij, pa ua pakësuar shpërblimin e tyre. Po ashtu, kush e sjell një traditë të keqe në Islam, do të ketë gjynahun e veprimit të kësaj vepre dhe peshën e gjynaheve të atyre që e pasojnë rrugën e tij, pa ua pakësuar atyre gjynahet aspak.” Kështu sillet nga Xherir Ibn Abdilah el Bexheui, i cili ia atribuon Profetit ﷺ . Edhe Ibn Ebu Hatimi sjell nga Xheriri (r.a) një version të ngjashëm, që ia atribuon Profetit ﷺ. Imam Muslimi sjell nga Ebu Hurejra hadithin se Profeti ﷺ ka thënë: “Kur biri i Ademit vdes, atij i ndërpriten të gjitha punët e mira, përveç tri gjërave: një fëmijë i mirë i cili lutet për të, dituria e dobishme, nga e cila përfitojnë njerëzit dhe sadakaja rrjedhëse.” Mendimi i dytë është se, “gjurmët që lanë pas” ka kuptimin se do të shkruhen edhe gjurmët, hapat e tyre për të kryer punë të mira ose gjynahe ndaj Allahut. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), që rrëfen: “Hapësira përreth xhamisë ishte bosh, prandaj fisi Benu Seleme deshën që të shpërnguleshin në afërsi të xhamisë. Kur dëgjoi këtë, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Kam dëgjuar se doni të shpërnguleni në afërsi të xhamisë.” - “Po, o i Dërguari i Allahut. Ashtu deshëm të bëjmë,” - thanë ata. Profeti ﷺ u tha: 2225. “O Benu Seleme, qëndroni në vendbanimet tuaja, që t’ju shkruhen gjurmët tuaja! Qëndroni në vendbanimet tuaja, që t’ju

shkruhen gjurmët tuaja!” Kështu e ka përcjellë Xhabiri.208 Natyrisht që mes këtyre dy shpjegimeve nuk ka kundërthënie, madje në mendimin e dytë kemi një argument indirekt që tregon se, duke qenë se sevapet e hapave të tyre shkruhen, atëherë që të shkruhen sevapet e atyre punëve të mira, të cilat kanë shërbyer si shembull për të tjerët, që edhe ata të kryejnë punë të mira të ngjashme me to, është më parësore. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur! - “Ne e kemi regjistruar çdo gjë në Librin e Ruajtur.” - Të gjitha qeniet që ka krijuar Zoti janë të shkruara dhe të renditura në një libër, në Leuhi Mahfudh. Me fjalën “ Imam el mubin ” është për qëllim pikërisht “Libri Mëmë”, ku është shënuar gjithçka. Kështu kanë shpjeguar Muxhahidi, Katade dhe Abdurahman Ibn Zejd Ibn Eslemi. Po me këtë kuptim vjen edhe në fjalën e Allahut: “(Kujto) ditën kur Ne do t'i thërrasim të gjithë njerëzit, bashkë me prijësin e tyre. ...” [Isra 71]. Pra, bashkë me librin e robërve, ku janë shkruar veprat e të përgjegjshmëve ligjërisht, të mira apo të këqija qofshin. Është pikërisht ky libër i cili është pasur për qëllim edhe në fjalën tjetër të Allahut të Lartësuar: “Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj dhe libri (mbi veprat) do të hapet. Do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët. Mes tyre do të gjykohet me të vërtetën dhe atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi.” [Zumer 69]. Ose: “Kur libri (i veprave) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël - pa e shënuar?!” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 36:1–36:12

- Ja, Sin! Betohem në Kuranin plot urtësi. - Allahu i Lartësuar betohet në këtë Kur'an duke përmendur edhe një cilësi të Tij: urtësinë. Përkufizimi i urtësisë është: vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Kështu janë urdhëresat dhe ndalesat e këtij Kur'ani: të drejta dhe me vend. Edhe shpërblimi me të mira dhe ndëshkimi me të këqija vendoset atje ku duhet dhe në lidhje me ata që e meritojnë. Të gjitha dispozitat ligjore dhe ato të shpërblimit dhe ndëshkimit që janë sjellë në këtë Kur'an janë në kulmin e urtësisë. Prej urtësisë madhështore të këtij Kur'ani është edhe fakti se ai jo vetëm që përmend gjykimin për diçka, por na tregon edhe urtësinë dhe qëllimet madhështore të këtyre gjykimeve. Allahu i Lartësuar na nxit, gjithashtu, që të përdorim mendjen për të medituar rreth shkaqeve, mësimeve apo mesazheve të dhënies së një gjykimi të caktuar. Po përse betohet Allahu i Lartësuar në Kur'anin të mbushur plot urtësi? Përgjigjja vjen më poshtë: - se ti (o Muhammed) je prej të dërguarve. - Ai betohet në këtë Libër plot urtësi për të treguar se Muhamedi (a.s) është prej të dërguarve të Tij. Ti, o Muhamed, je Profet i Allahut, si shumë profetë që janë dërguar para teje. Ti nuk je i pari i dërguar ndër njerëz. Edhe mesazhet që përcjell nga Zoti janë si të gjitha mesazhet e sjella nga profetët e parë, sepse përçojnë të njëjtat parime të besimit të pastër dhe të drejtë. Çdokush që mediton në përshkrimet dhe cilësitë e Profetit do të arrijë të dallojë veçoritë dhe dallimin e tij nga të tjerët. Kush mediton në cilësitë e përshkrimet e tua, o Profet, do të bindet se ti je ndër më të mirët e të dërguarve nga Zoti, sepse ty të janë dhënë cilësitë dhe virtytet më të larta dhe të plota. Vërej me kujdes lidhjen e ngushtë mes Kur'anit, në të cilin Zoti betohet, dhe arsyen për çfarë Ai betohet, pra, profetësinë e Muhamedit. Ajeti duket sikur thotë: Sikur të mos kishte asnjë argument tjetër që të vërtetonte profetësinë e Muhamedit, përveç Kur'anit, kaq do të ishte mëse e mjaftueshme si argument dhe dëshmi. Madje, Kur'ani madhështor është absolutisht argumenti më i fortë dhe i vazhdueshëm që tregon vërtetësinë e Muhamedit si profet i dërguar nga Zoti i gjithësisë. Çdo argument i sjellë në këtë Kur'an është argument edhe për vërtetësinë e Muhamedit si profet i vërtetë i Zotit të botëve. Pastaj ajeti na njofton për cilësinë e mrekullueshme të Profetit (a.s), që tregon më së miri se ai ishte vërtet profet i dërguar nga Allahu. Ai thotë: - Ti je në një rrugë të drejtë. - Je në rrugë të drejtë, që të çon tek Zoti dhe në vendin e nderimit dhe shpërblimit. Kjo rrugë e drejtë është e ndërtuar mbi vepra të mira të cilat përmirësojnë zemrën dhe trupin, rregullojnë jetën dhe të bëjnë të fitosh lumturinë këtu dhe në ahiret. Ato vepra përmirësojnë moralin dhe pastrojnë shpirtin. Ato të mundësojnë të fitosh shpërblime të shumfisha. Qenia në rrugën e drejtë është jo vetëm cilësi e Profetit të Zotit, por edhe atribut i fesë dhe Shpalljes që ai solli nga Zoti. Feja dhe Kur'ani që ai solli nga Zoti është tregues i rrugës së drejtë dhe i çdo pune mbi të cilën ajo rrugë ndërtohet. Vërej me kujdes madhështinë e këtij Kur'ani në kumtet që na përcjell! Ai sjell një betim në gjënë më madhështore, - që është Kur'ani plot urtësi, Fjala e vetë Zotit, dhe këtë betim e sjell për të na treguar se Muhamedi është Profeti i Tij. Sigurisht që ky betim i Allahut mjafton për t'u bindur për faktin që Muhamedi është profet i Tij. Por Allahu i Lavdëruar e ka mbështetur këtë edhe me argumente të tjera, mes të cilave është rruga e drejtë në të cilën ishte Profeti i Tij. Në këtë mënyrë, ai sikur na nxit që të meditojmë në fenë dhe rrugën në të cilën

Muhamedi e ftoi botën. Mjafton të meditoni në rrugën e drejtë në të cilën ai ftoi, për të kuptuar shumë më thjesht se ai ishte i dërguar i Zotit, prandaj është detyrë që ta ndiqni udhëzimin e sjellë prej tij. - (Kur’ani është) Shpallje e të Plotfuqishmit, Mëshirëplotit - Kjo është rruga që Allahu i Lartësuar e shpalli në Librin e Tij. Ajo është e vetmja rrugë për robërit, që të arrijnë tek Ai. Kjo rrugë është e ruajtur nga ndryshimi dhe devijimi, sepse është Ngadhënjimtari, Krenari, i Plotfuqishmi Ai që e zbriti udhëzuesin për këtë rrugë. Ajo rrugë është mëshirë e dhuruar për adhuruesit, sepse u mundëson që të arrijnë në vendin e mëshirës së Zotit. Për këtë arsye, ajeti mbyllet me këta dy emra, që sjellin siguri për vërtetësinë e rrugës dhe shpresë për shpërblimin dhe mëshirën e Zotit. Ai tha se Kur'ani është Shpallje e të Plotfuqishmit e Mëshirëplotit. - Që të mund të paralajmërosh një popull, të parët e të cilëve nuk qenë paralajmëruar dhe ata mbetën të pavëmendshëm ( ndaj Argumentave të Allahut). - Pasi u betua për vërtetësinë e Shpalljes dhe profetësinë e Muhamedit dhe solli argumente treguese të saj, Allahu i Madhëruar na tregon se dërgimi i Profetit dhe sjellja e Shpalljes ishte nga nevojat më të mëdha për njerëzimin: "Për të paralajmëruar një popull, të parët e të cilëve nuk qenë paralajmëruar..." Këta ishin fillimisht arabët, që ishin popull i paditur dhe i paqytetëruar, tek të cilët nuk ishte sjellë ndonjë shpallje qiellore apo profet. Ata i kishte mbuluar padituria dhe ishin tërësisht të zhytur në humbje. Për këtë shkak, popujt e tjerë talleshin dhe i nënçmonin arabët. Atëherë, Allahu i Lartësuar dërgoi një profet nga gjiri i tyre, që t'i pastronte, t'u mësonte Librin dhe urtësinë, kur më parë ishin në humbje të thellë. Ai e dërgoi Profetin që fillimisht t'i këshillonte e paralajmëronte ata, e pastaj të gjithë popujt e tjerë. Ai e dërgoi këtë Profet madhështor që t'i këshillonte e t'u kujtonte atë Shpallje që kishin në duart e tyre dhe që ata të pasonin të vërtetën e Zotit. Me dërgimin e Profetit, Allahu u bëri një mirësi të madhe arabëve në mënyrë të veçantë dhe gjithë botës në përgjithësi. Megjithatë, edhe pas dërgimit të Profetit, njerëzit u ndanë në dy grupe. Njëri grup e refuzoi atë Shpallje që Muhamedi solli nga Zoti dhe e shpërfillën paralajmërimin e tij. Këta janë ata për të cilët Allahu thotë: - Tashmë ka marrë fund vendimi kundër shumicës së tyre, prandaj dhe ata nuk besojnë. - Allahu nuk dëshiroi t'i udhëzonte dhe t'i bënte zemrat e tyre që të nënshtroheshin e të besonin. Ndodhi kështu, sepse Ai ua ofroi udhëzimin dhe rrugën e drejtë dhe ata e refuzuan. Kjo bëri që të dënohen me të drejtë dhe t'u vulosen zemrat e tyre, që në to të mos hyjë drita e besimit. Më pas përmendet shkaku përse drita e imanit nuk mund të gjejë rrugë për në zemrat e tyre: - Ne u kemi vënë pranga në qafë që u arrijnë deri në nofulla, kështu që ata mbeten me kokën lart. - El aglal janë ato pranga hekuri që i vendosen skllavit në qafë, që ai të mos lëvizë. Ato janë aq të mëdha, saqë e bllokojnë gjithë qafën e tij dhe arrijnë deri tek nofullat. Kështu, të lidhurit i mbetet koka ngritur lart dhe nuk mund ta ulë poshtë. Kështu janë ata në lidhje me pranimin e imanit. - Ne u kemi vënë pengesë edhe para edhe prapa tyre dhe ua kemi mbuluar shikimin, prandaj ata nuk mund të shohin. - Ka vendosur pengesë, që e bën të pamundur që imani të hyjë në zemrat e tyre. Për këtë arsye, ata nuk shohin. Ata i ka zaptuar errësira e paditurisë dhe dëshpërimi nga të gjitha anët. Atyre nuk u sjell dobi asnjë lloj këshille e paralajmërimi. - Nuk ka dyshim se për ata (që mohojnë Besimin), është njëlloj - i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. - E si mund ta gjejë udhëzimin ai që ka zemër të vulosur dhe të vërtetën e sheh si kotësi, ndërsa kotësinë e sheh si të drejtë, të logjikshme dhe të mirë?! Ky ishte grupi i parë. Ndërsa grupi i dytë janë ata që

i pranojnë këshillat dhe paralajmërimin. Për këta Allahu thotë: - Ti mund të paralajmërosh veçse atë që e ndjek Mesazhin (Kur’anin) dhe i frikësohet të Githëmëshirshmit në fshehtësi. - Këtyre u bën dobi këshilla dhe paralajmërimet, sepse ata synojnë të vërtetën, prandaj dëgjojnë me kujdes dhe meditojnë në këshillat që u bëhen. Kjo është cilësia e parë, pra, dëshira për të vërtetën e nënshtrimi për të kuptuar dhe pasuar atë. Së dyti: "...i frikësohet të Gjithëmëshirshmit në fshehtësi" Domethënë, ai njeri që i ka këto shenja e cilësi ka për ta parë të vërtetën dhe drita do të hyjë në zemrën e tij: Së pari, qëllimi i mirë dhe dëshira për ta gjetur të vërtetën dhe, së dyti, frika nga Zoti, frikë kjo që vjen nga dituria rreth Tij, për emrat dhe cilësitë e Tij. Të tillët përfitojnë nga Shpallja e Zotit. Përmes kësaj Shpalljeje, ata do t'i pastrojnë e lartësojnë shpirtrat dhe zemrat e tyre, pastaj do të mund të marrin diturinë e dobishme rreth Librit të Zotit dhe urtësive të Profetit të Tij. Ata që i kanë këto dy mirësi dhe sakrifikojnë për t’u pajisur me to, meritojnë një përgëzim nga Zoti: - Pra, përgëzoje atë për falje dhe shpërblim bujar. - Përgëzim për dy gjëra: për falje dhe fshirje e plotë të gjynaheve dhe, së dyti, shpërblim të mrekullueshëm për veprat e mira dhe qëllimet e tyre të pastra. - Ne do t'i ngjallim të vdekurit - Ne kemi për t’i ringjallur robërit pas vdekjes dhe kemi për t'i shpërblyer për veprat e paraqitura në dynja. - Ne i shkruajmë veprat e tyre dhe gjurmët që lanë pas. - Allahu ka shkruar dhe ruajtur çdo vepër e fjalë të mirë apo të keqe që kanë bërë gjatë jetës së tyre në dynja. Madje, jo vetëm fjalët e veprat që kanë bërë vetë, por edhe pasojat që ato kanë lënë e shkaktuar, si gjatë jetës në dynja, ashtu edhe pas vdekjes. Çdo vepër e mirë apo e keqe që shkaktohet nga fjalët dhe veprat e dikujt do të shkruhen në regjistrin e veprave të tij. Kështu për shembull, nëse ai ka përhapur dituri të dobishme dhe u ka mësuar njerëzve mirësinë, duke i urdhëruar për mirësi e drejtësi dhe duke i ndaluar nga ligësitë dhe padrejtësitë, çdokush që punon sipas kësaj diturie jo vetëm që do të shpërblehet, por të njëjtin shpërblim do të marrë edhe ai që e mësoi dhe u bë sebep për këto vepra të mira. Po kështu veprohet edhe me atë që u mëson njerëzve mirësinë dhe dije të dobishme, ose lë pas një libër të dobishëm, që u mëson njerëzve mirësinë. Ai do të marrë shpërblimin për çdo njeri tjetër që përfiton nga kjo njohuri gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij, deri në Kijamet. Nëse dikush adhuron Allahun duke falur namaz, duke dhënë zekat e sadaka, duke bërë bamirësi të shumta e sillet me moral të lartë dhe të tjerët e marrin si shembull dhe ndjekin rrugën e tij, ai merr shpërblimet e të gjithë atyre që punojnë sipas tij, pa iu pakësuar atyre asnjë shpërblim. Të gjitha këto shpërblime shkruhen në librin e veprave të tij. Gjithashtu, nëse dikush ndërton një xhami ose një shkollë, ose lë një pasuri vakëf, që njerëzit të përfitojnë prej saj, ose mbjell një pemë nga e cila hanë

njerëzit dhe kafshët, ai merr sevape dhe veprat e shpërblimet i shënohen në librin e veprave të mira. Po kështu veprohet edhe me veprat e këqija, për të cilat njeriu është bërë shkak që t'i bëjnë të tjerët. Për këtë arsye, Profeti (a.s) ka thënë: "Kush bën në islam një punë të mirë dhe (bëhet shkak që) sipas saj punojnë edhe të tjerët, ai do të shpërblehet për atë punë (të mirë) dhe do të marë edhe shpërblimet e të gjithë atyre që punojnë me atë punë pas tij, pa iu pakësuar gjë nga shpërblimi i tyre. Dhe Kush bën në islam një punë të keqe dhe (bëhet shkak që) sipas saj punojnë edhe të tjerët, ai do të ngarkohet me peshën e gjynahut të tij për atë punë (të keqe) dhe do të marë edhe gjynahet e të gjithë atyre që punojnë me atë punë pas tij, pa iu pakësuar gjë nga pesha e gjynaheve të tyre." 38Nga këto tekste kuptohet qartë se sa i dobishëm dhe i rëndësishëm është misioni i davetit në rrugën e Allahut dhe përhapjes së diturisë dhe udhëzimit të Allahut ndër njerëz, me çdo rrugë e mënyrë të lejueshme e të mundshme. Gjithashtu, ai tregon se sa e frikshme është të qenurit ftues në rrugën e keqe dhe udhëheqës në ligësi. Këta janë njerëzit më të këqinj dhe keqbërësit më të mëdhenj, që do të mbartin gjynahet dhe peshën më të rëndë mbi shpinën e tyre. - Dhe çdo gjë Ne e kemi regjistruar në Librin e ruajtur (Leuhi Mahfudh). - Allahu i Madhëruar ka regjistruar dhe ruajtur çdo gjë në ato shënime, qoftë veprat e fjalët, qoftë qëllimet dhe ato që fshihen në zemër në Leuhi Mahfudh, që është Libri Mëmë, ku janë shënuar edhe shkrimet që janë në duart e melekëve për veprat e njeriut.

← Ja Sin 36:8